Zana Raxhimi eshte nje nga banoret me te vjeter te Kombinatit, nje nder banoret e pallatit 5-katesh 150.
I gjendur ne zemer te Kombinatit, Pallati i Zanes, ndonese nuk justifikonte prishjen e tij, ishte nje nder 16 pallatet qe Bashkia e Tiranes prishi ne bllokun midis rrugeve Sokrat Mosko, Haki Stermilli, Llambi Bonata dhe Llazi Miho. Qe nga prishja e pallatit e deri me sot, Zana eshte perballur me praktikat dhe propaganden e Bashkise se Tiranes dhe Erjon Veliaj qe jane shume larg realitetit.
Duke mos qene dakort me praktikat e pushtetit Rama-Veliaj, dhe duke ndjere mbi shpinen e vet pasojat e planeve dhe praktikave te ndjekura nga Bashkia e Tiranes, Zana ka qene nje nder banoret e Kombinatit qe nuk ka hezituar jo vetem te marre pjese ne tubime por edhe te ngreje zerin e saj kunder gjendjes aktuale dhe pasojave qe kane shoqeruar veprimet e Bashkise se Tiranes.