AKTIVIZMI I GMK NE TRASENE E NDERGJEGJESIMIT KOMUNITAR

Per nje mbrojtje sa me efektive te te drejtave dhe te interesave te Kombinatasve, GMK i ka dhene rendesi te vecante ndergjegjesimit te banoreve te Kombinatit me ndjenjen dhe fryme e te menduarit dhe te vepruarit si komunitet.

GMK e ka konsideruar shkallen e ndergjegjesimit komunitar si nje parakusht te rendesishem per dy realitete:

  1. Per mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te qytetarit ne menyre te organizuar, dhe,
  2. Per nje marredhenie te shendoshe qytetar-pushtet ne kuadrin e llogari-dhenies

Aktivizmi i GMK ne TRASENE e NDERGJEGJESIMIT KOMUNITAR eshte zhvilluar ne gjashte forma kryesore:

  1. Ndergjegjesimit permes FAKTEVE NGA REALITETI. Faktet konkrete nga jeta dhe ngjarjet ne Kombinat eshte menduar si nje nder menyrat per te nxitur dhe zhvilluar tek banoret e Kombinatit frymen dhe veprimin komunitar.
  1. Ndergjegjesimit permes PYETJEVE DREJTUAR KOMBINATASVE. Pyetjet drejtuar banoreve te Kombinatit kane synuar te nxisin sensin e komunitarizmit tek ata duke nxitur angazhimin e tyre dhe te shprehurit lirshem te mendimit
  1. Ndergjegjesimit permes NGACMIMIT TE NDERGJEGJES SE KOMBINATASIT SI INDIVID. Ngacimi i ndergjegjes eshte bere per fakte, ceshtje, praktika, dhe zhvillime qe kane te bejne me situaten e krijuar pas termetit te 26 Nentorit 2019 si dhe planet dhe veprimet e ndermarra nga pushteti qendror dhe lokal.
  1. Ndergjegjesimit permes ANALIZAVE. Analizat jane perpjekur te kontribuojne ne zhvillimin e frymes komunitare duke egzaminuar rrethana dhe grupe te ndryshme sociale nga zona e Kombinatit.
  1. Ndergjegjesimit permes ARTIKUJVE. Artikujt jane perpjekur te kontribuojne ne zhvillimin e frymes komunitare tek banoret duke prekur aspekte te ndryshme te marredhenieve qytetar-pushtet.
  1. Ndergjegjesimit permes JEHONES MEDIATIKE. Nxitja dhe zhvillimi i ndergjegjes komunitare tek banoret e Kombinatit eshte synuar te realizohet edhe duke i ekspozuar banoret e Kombinatit me jehonen mediatike te ngjarjeve dhe zhvillimeve qe lidhen me te drejtat, interesat, dhe marredheniet e tyre me pushtetin qendror dhe lokal.