VALBONA BASHO

Valbona Basho eshte nje nder banoret e Kombinatit dhe antare aktive e GMK,

Valbona ka kundershtuar planet dhe praktikat qe ka ndjekur Bashkia e Tiranes ne menaxhimin e pasojave te termetit te 26 Nentorit 2019, sidomos ne rastin e Pallatit 164.

Pallati 164 eshte nje nder pallatet per te cilet Bashkia e Tiranes nuk ka nje vendim prishjeje por qe me praktikat e saj, e ka cuar pallatin ne nje gjendje te tille qe banoret e kane braktisur. Sot pallati qendron ende ne kembe por i demtuar nga prishja e nje shtese qe ishte bere ne njerin krah te tij.

Valbona ka qene nje nder banoret qe ka ngritur zerin e vet kunder propagandes dhe veprimeve te demshme te Bashkise se Tiranes se Erjon Veliaj. Ne qendrimin dhe zerin e saj kritik Valbona eshte perpjekur te mbroje te drejtat dhe interesat jo vetem te banoreve te pallatit 164 por edhe ato te banoreve te Kombinatit me gjere.