ARDIAN KAJA & ADA KAJA

Ardian Kaja dhe Ada Kaja jane bashkeshorte dhe banore te Kombinatit.

Ata kane qene banore te Pallatit 140, mu ne zemer te Kombinatit. Pallati i tyre u rrafshua “per nje tulle” dhe pa vendim prishje nga Keshilli Bashkiak i Tiranes, vetem me fjalen e Edi Rames pas vizites dhe takimit qe ai beri tek Pallati 140 me disa nga banoret e ketij pallati. Vetem pasi pallati perfundoi ne rrenoja, Keshilli Bashkiak i Tiranes u kujtua te nxjerre VKB per prishjen e tij.

Qe nga prishja e pallatit, Ardiani dhe Ada ka vuajtur mbi kurriz pasojat e veprimit dhe menaxhimit te pasojave te termetit te 26 Nentorit 2019 nga pushteti Rama-Veliaj si dhe pasojat e te paturit komshij njerez qe besuan cdo genjeshter qe Rama-Veliaj u derdhi mbi koka pa hesap.

Pavaresisht se Ardiani dhe Ada vazhdojne te jene ende jashte, ne pritje qe Rama-Veliaj te realizojne premtimet dhe mbajne fjalen, ata kane qene dhe mbeten zera shume kritik ndaj pushtetit Rama-Veliaj dhe apatise se nje numri banoresh te Kombinatit. Ata jane frekuentues te rregullt te GMK dhe percjelles tek banoret e tjere te frymes dhe mendesise qe udheheq GMK ne mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te banoreve te Kombinatit.