GMK e ka pare mbrojtjen e te drejtave dhe interesit te banoreve te Kombinatit jo vetem ne kenveshtrimine maredhenieve qytetar-qeveri, por edhe ne harmoni te plote dhe te lidhur ngushte edhe me mbrojtjen dhe zhvillimin e trashegimise kulturore dhe historike.
Duke e konsideruar Kombinatin nje zone urbane me histori dhe tradite te vecante, te konsakruar ne organizimin urbanistik, ne strukturen, pamjen, dhe tiparet e ndertesave, dhe ne identitetin arkitekturor, GMK e ka konsideruar te dobishme mbrojtjen e historise dhe identitetit te Kombinatit edhe ne planin e trashegimise historike, kulturore, dhe urbanistike. Kombinati, me shume se cdo zone tjeter e Tiranes, reflekton gershetimin e traditive te ndryshme urbanistike dhe kulturore qe shkojne prapa ne vitet 1950, kur sovjetiket ndihmuan ne shendrrimin e Kombinatit nga nje mocalishte ne nje qyteze qe kombinonte kompleksin industrial te ish-Kombinatit Tekstil Stalin me zonen urbane te perbere nga institucione, qendra rekreative, kopshte, cerdhe, shkolla, njesi tregtare, shtepi banimi ne forme pallatesh apo vilash.
Ndaj GMK, aktivizmin e vet ne TRASENE E TRASHEGIMISE KULTURORE, e ka zhvilluar ne dy forma:
- Nenvizimin e TRASHEGIMISE KULTURORE. Ne kete drejtim, GMK eshte perpjekur te sjelle ne vemendje te banoreve te sotem te Kombinatit pasurine historiko-kulturore-urbanistike te Kombinatit, te shprehur dhe vulosur ne fytyren e disa prej institucioneve, objekteve industrial, dhe ndertesave te banimit. Qellimi ka qene rritja e ndjeshmerise se Kombinatasve jo vetem ndaj trashegimise se te shkuares, por edhe perballe ideve dhe planeve te qeverise Rama-Veliaj per ta zhdukur dhe shkaterruar kete trashegimi.
- Nenvizimin e SFIDAVE TE TRASHEGIMISE KULTURORE. Ne kete drejtim, GMK eshte perpjekur te sjelle ne vemendje te banoreve te Kombinatit, dhe ti beje ata me te ndjeshem, ndaj disa rreziqeve qe i kanosen Kombinatit si Trashegimi Kulturore. GMK eshte perpjekur te ndergjegjesoje banoret e Kombinatit ndaj 2 rreziqeve. Se pari, ndaj rrezikut qe perfaqesojne planet e qeverise Rama-Veliaj per te zhdukur dhe shkaterruar historine dhe identitetin urbanistiko-kulturor te Kombinatit. Se dyti, ndaj rrezikut qe perfaqesojne apatia civike e banoreve te Kombinatit, mungesa e respektit nga ana e tyre per trashegimine historike-kulturore-urbanistike te Kombinatit.