Ne mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te banoreve te Kombinatit perballe qendrimeve dhe veprimeve arrogante dhe abuzuese te qeverise qendrore dhe vendore, GMK i ka dhene rendesi te vecante frymes dhe mendesise civike te banoreve.
E ndergjegjshme per vazhdimin e nje ndikimi ende te fuqishem dhe negativ te periudhes 50-vjecare te rregjimit komunist mbi sjelljen dhe veprimet e individit, GMK eshte perpjekur qe ti beje banoret e Kombinatit ta shohin marredhenien e tyre me qeverine dhe pushtetin nga pozita e nje qytetari aktiv. Te nje qytetari qe eshte i gatshem ti kerkoje llogari qeverise per premtimet, gjerat e bera apo te pabera. Te nje qytetari qe eshte i gatshem te protestoje kunder veprime te demshme, arbitrare, ne kundershtim me interesin e qytetarit te ndermarra nga qeveria e radhes ne nivel te ushtetit qendror apo pushtetit vendor.
Prandaj aktivizmi i GMK ne TRASENE CIVIKE eshte zhvilluar ne pese forma kryesore:
- LETRA & PETICIONE. Permes letrave drejtuar institucioneve specifike, apo peticioneve ku banoret e Kombinatit jane shprehur per nje ceshtje me interest e vecante per ta, GMK ka synuar tju mundesoje banoreve te Kombinatit shprehjen e mendimit dhe vullnetit te tyre.
- THIRRJE PER PJESEMARRJE NE AKTIVITETE. GMK e ka konsideruar nxitjen dhe inkurajimin e banoreve te Kombinatit per te marre pjese, apo per tju bashkangjitur aktiviteteve te organizuara nga forca te tjera nga shoqeria civile, apo edhe partite politike, si nje menyre per te fuqizuar edhe me tej jo vetem kauzen, por edhe zerin e tyre. Duke ju bashkuar aktiviteteve te tjera kritike ndaj planeve dhe veprimeve te pushtetit, GMK ka besuar se banoret e Kombinatit do mund te shprehnin edhe me lirisht frymen e tyre kritike ndaj qeverisjes Rama-Veliaj.
- TUBIME DHE PROTESTA. GMK i ka konsideruar tubimet dhe protestat e banoreve te Kombinatit kunder planeve dhe praktikave te qeverise Rama dhe bashkise se Tiranes se Erjon Veliaj si menyra me e direkte dhe publike e shprehjes se pakenaqesise dhe e kerkeses se llogarise se qytetareve ndaj pushtetit.
- BASHKEPUNIME ME GRUPE TE SHOQERISE CIVILE. GMK e ka konsideruar kauzen e banoreve te Kombinatit dhe qendrimin e tyre kritik ndaj qeverise jo si nje rast specific, i vecante por pasoje e mendesise dhe veprimeve arbitrare te qeverisjes Rama-Veliaj, Per kete arsye, GMK e ka gjetur gjithmone te natyrshme, atashimin apo bashkimin e kauzes se banoreve te Kombinatit kauzave te tjera te artikuluara nga grupe te ndryshme te shoqerise civile. Angazhimi dhe bashkepunimi i GMK ne mbrojtjen e kauzave te tjera eshte konsideruar po aq e rendesishme sa mbrojtja e vete kauzes se banoreve te Kombinatit.
- JEHONE CIVIKE TEK BANORET. GMK ka shpresuar, dhe kerkuar, te gjeje, apo nxise, gjurmet e mendesise dhe sjelljes civike te banoreve te Kombinatit ne cdo fakt apo realitet te jetes se perditshme. Berja jehone, dhe transmetimi tek cdo banor i Kombinatiti, i realiteteve civike ne Shqiperi, aq sa ato kane mundur te shpalosen, eshte konsideruar nje menyre me shume per te nxitur banoret te mendojne dhe sillen ne menyre civike, sin je qytetar aktiv civik.