Bukurie Sulko eshte nje nder antaret aktive te GMK mes banore te Kombinatit.
Duke qene banore e vjeter e Kombinatit, Bukuria ka kundershtuar planet dhe praktikat qe ndoqi Bashkia e Tiranes me Pallatin 160/2. Ky pallat gjendet ne zemren e Kombinatit prej 2.3 hektaresh aty ku Bashkia e Tiranes rrafshoi 16 pallate 3-kateshe, 4-kateshe, dhe 5-kateshe.
Bashkia e Tiranes prishi Pallatin 160/2 pa vendim. E prishi kete pallat pavaresisht se ne te ashtequajturat degjesa publike ky pallat nuk rezulton me demtime te tilla qe justifikonin prishjen.
Kunder vendimeve dhe veprimeve arbitrare te Bashkise se Tiranes, sot pallati 160/2 ka ngritur padi ne Gjykaten Administrative te Tiranes dhe eshte ne gjyq me Bashkine e Tiranes. Nje proces qe eshte shume afer fundit por qe ende nuk ka perfunduar. Nen driten e fakteve te depozituar ne gjykate Bukuria pret qe drejtesia te thote fjalen e vet ne favor te Pallatit 160/2, ashtu sikunder ka vendosur per shume pallate te tjere.