AKTIVIZMI I GMK NE TRASENE JURIDIKE

Mbrojtja e te drejtave dhe interesave te banoreve te Kombinatit permes rruges dhe sistemit gjyqesor ka qene rruga e pare dhe kryesore e perballjes se GMK me planet dhe praktikat e ndjekura nga qeveria Rama-Veliaj ndaj banoreve te Kombinatit ne menaxhimin e pasojave te termetit te 26 Nentorit 2019.

GMK e ka konsideruar trasene juridike, trokitjen ne dyert e Gjykates per te mbrojtur interesat vet dhe per te kerkuar te drejten e dhunuar nga qeveria qendrore dhe lokale, si rrugen e vetme dhe me efektive per tu mbrojtur nga arroganca dhe arbitrarizimi i pushtetit Rama-Veliaj

Aktivizmi i GMK ne TRASENE JURIDIKE eshte zhvilluar ne KATER FORMA kryesore:

  1. NGRITJEN E PADIVE NE GJYKATEN ADMINISTRATIVE TE TIRANES. GMK ka ngritur padi kunder te gjithe institucioneve qe ishin pjese e procesit vendim-marres dhe kontribuan ne vendime ne dem te banoreve te Kombinatit. Padite jane ngritur kunder Bashkise se Tiranes, Keshillit Bashkiak, Institutit te Ndertimit, IKMT, dhe Studiove Inxhinjerike te punesuar nga Bashkia e Tiranes per te bere vleresimin e shkalles se demtimit te pallateve nga termeti.
  1. KONSULTIME JURIDIKE PER BANORET E KOMBINATIT. GMK eshte perpjekur dhe ju ka mundesuar banoreve te Kombinatit edhe realizimin e konsultimeve me avokate te Studios Ligjore “Respublica”, ne menyre qe at ate kene nje ide dhe tablo me te qarte te mundesive dhe menyrave ne dispozicion te trye per te mbrojtur te drejtat dhe interesin e tyre.
  1. INFORMIM PER ZHVILLIMET JURIDIKE. Ne kushtet kur shume njerez ne Kombinat e shihnin qeverine dhe vendimet e saj si tabu te paprekshme, te pakundershtueshme, qe nuk ke cfare ti besh dot, dhe po ashtu, ne kushtet kur shume njerez nuk kishin besim se planet dhe veprimet e qeverise Rama-Veliaj mund te ndaleshin permes Gjykates, GMK ka zhvilluar nje aktivitet intensive sa permes medias, sa permes takimeve me njerzit, per ti mbajtur banoret e Kombinatit ne korrent me zhvillimet ne rrafshin juridic.
  1. KATALOGIMIT TE AKTEVE DHE VENDIMEVE TE QEVERISE PER TERMETIN. Ne kushtet kur shume banore te Kombinatit as kishin qasje, as paten mundesine e te lexuarit te akteve dhe vendimeve te nxjerra nga qeveria si ne nivelin e qeverise qendore ashtu edhe ne nivelin eqeverise vendore, GMK e ka konsideruar te rendesishem mbledhjen dhe katalogimin e te gjitha vendimeve te marra nga Rama-Veliaj per menaxhimin e pasojave te termetit te 26 Nentorit 2019 si dhe trajtimit te banoreve te Kombinatit.