Dje, GMK i njoftoi banoret e Kombinatit per mundesimin e nje takimi me Avokatet Irena Dule dhe Dorian Matlija per ceshtjen e pronesise mbi apartamentin dhe truallin e pallatit.
Meqe njerez te ndryshem kane bere pyetje te ndryshme, sot, po bej disa sqarime:
1-PSE ESHTE MIRE TE QARTESONI PUNEN E PRONESISE TUAJ MBI APARTAMENTIN DHE TRUALLIN E PALLATIT??
Se pari, per te qene te qarte keni apo nuk keni pronesi mbi truallin. Pronesia mbi apartamentin eshte pak a shume e qarte per shkak te certifikates se pronesise. Por persa im perket pronesise mbi truallin ka shume paqartesi. Per 2 arsye:
- per shkak te bashkepronesise mbi truallin e pallatit;
- per shkak te procedurave qe involvon specifikimi i kesaj pronesie;
Se dyti, kur them te jeni te qarte, me kete kam paraysh qartesi te bazuar mbi ligje dhe dokumenta. Nuk kam parasysh qartesine e tipit “une-e-di-keshtu” ose te tipit “ai-me-ka-thene-keshtu-dhe-une-po-te-them-se-keshtu-eshte”! Pra nje takim me avokatet nuk do ti linte gjerat ne doren e thashethemit por te “letrave”.
Se treti, kur them qe eshte e nevojshme te qartesoni pronesine mbi truallin, ky qartesim behet akoma edhe me i nevojshem ne kushtet kur Rama-Veliaj kane bere si ju ka dashur qejfi. Ne Kombinat po e po! Por me projektligjin per tu “marre” me pallatet mbi 50 vjet, Rama-Veliaj po e “legalizojne” ate qe bene ne Kombinat dhe duan tja bejne gjithe Tiranes tani!!!
Disa nga ju mund ta keni degjuar qe Rama e ka shpallur Kombinatin “zone te kuqe” – po te rremoni ne postimet ne faqe te GMK, do te gjeni edhe nje postim vetem per kete pune!!! Nje konsultim me avokatet nuk do ta linte ne dore te thashetheme zhvillimet ne Zonen Kadastrale 8230 (Kombinat) por do ndihmonte te kuptohej me mire gjitheshka qe ka lidhje me pronen tende.
2-CILET BANORE KANE NEVOJE TE QARTESOHEN PER KETE PUNEN E PRONES?
Se pari, banoret e Pallateve qe i rezistuan perpjekjes se Rama-Veliaj pet tua shembur pallatet.
Ne rastin e mundesise se rindertimit te pallatti ne te njejtin vend, pronesia e konfirmuar mbi truallin i vendos banoret e pallateve ne nje pozicion me te vertete negociues me cdo firme potenciale ndertimi. Pra, banoret, nese ndodh skenari qe ju duhet te ulen ne tavolinen e marreveshjes me nje firme ndertimi, nuk kane pse tia lene karrigen dhe vendin e negociatorit Bashkise dhe Veliajt por ulen dhe negociojne vete me ndertuesin.
Se dyti, banoret e Pallateve te Shembura, qe thone se nuk kane hequr dore nga pronesia mbi apartamentin dhe truallin!
Keta banore e kane edhe me te nevojshme qartesimin per pronesine mbi truallin sepse kjo eshte e rendesishme ne skenarin ku pallatet e shembura behet qe te rindertohen ne te njejtin vend.
Gojet “e liga” thone se andej nga Maji, Rama do shpalle fillimin e punimeve per ndertimin e pallateve mu ne zemren e Kombinatit, aty ku ka shembur 16 pallate – pallatet 161, 160, 160/2, 158, 155, 153, 150, 149, 140, 138, 131, 130.
Sigurisht, Rama, po filloi te ndertoje aty, cfaredolloj gjeje qe te ndertoje, nuk do ti beje ato per banoret qe kane banuar dikur aty ne pallatet e shembura. Me keta banore, Rama-Veliaj e kane ndare mendjen cfare do te bejne – “nisuni me vrap tek “mrekullia” TEC-Poligon”! Ky eshte plani qe ata kane!
Ne Kombinat, rindertimi i pallateve te shembura ne te njejtin vend, eshte nje skenar qe z. Belind Kellici e ka quajtur te realizueshem ne rast fitoreje te tij per Kryetarin e Bashkise se Tiranes.
Ne kete rast, banoret e pallateve te shembura, per te qene “aktore” ne tavolinen e rindertimit te pallateve ne te njejttin vend, do te duhet te prrovojne 3 gjera:
- pronesine mbi nje apartament,
- pronesine mbi truallin, dhe
- qenien per rindertimin e pallatit ne te njejtin vend;
Se treti, banoret qe presin te marrin apartamente tek TEC-Poligoni.
Shume nga keta banore as qe e vrasin mendjen fare per efektet e shpernguljes tek TEC-Poligoni. Mendojne qe do jene pronare apartameneti njesoj sic ishin pronar ne apartamentet e pallateve te shembura; Mendojne se do te jene pronare te truallit, njesoj sic mund te kene qene pronare te truallit ku qendronin pallatet e shembura. Ose, ose, as qe nuk mendojne fare, po fare ama, as per pronesine mbi apartamentin, as per pronesine mbi truallin. Sa mire per ta!!! Kur e jeton jeten duke menduar se “c’fluturon hahet dhe pihet”.
Per te mos folur pastaj per disa qe mendojne se sapo te “marrin celsat ne dore” do ta shesin dhe nxjerrin fitim!!! – mos u cudisni qe ka edhe nga ky lloj Kombinatas-rilindas me “mendje biznesore”; edhe ketu ne faqe te GMK ka patur persona qe kane hyre dhe deklaruar se pasi te marrin apartamentet e tyre tek TEC-Poligoni, kete gje do te bejne, do ti shesin me vlere tregu!!!
3-PSE SQARIM VETEM PERMES AVOKATEVE Dule-Matlija?
- Sepse vetem avokatet NUK DO TJU THONE perralla me mbret!
- Sepse vetem avokatet do tju tregojne te verteten!
- Sepse vetem avokatet do tju sugjerojne pa hile cfare duhet te beni!!
- Sepse vetem avokatet do tju pikturojne sot, tablone e vertete te se ardhmes se “ndritur” qe i pret Kombinatasit ne boten Rama-Veliaj!!!
Kete sqarim po e mbyll me shprehjen e urte:
“me mire vone, se kurre”!