REFORME ZGJEDHORE PER KE???

Lajmi i sotem i paradites ishte qe pjesa “Rithemelimi” e PD-se, ja kishte dale me sukses te sabotonte fillimin e punes se Komisionit PS-PD-zyrtare per Reformen Zgjedhore!!!

A duhet te konsiderohet “lajm i dites” suksesi i bllokimit te punimeve te Komisionit te Reformes Zgjedhore?

Bllokimi i punimit NUK mund te jete lajm i dites!!!

Une besoj se lajmi i dites duhet te jete fakti nese Reforma Zgjedhore:

1-behet per shqiptaret, jo partite politike

2-nuk lihet ne dore te partive politike por te vije nga jashte tyre

Perse them se reforma politike as nuk mund te pritet, as nuk duhet lene ne dore te partive politike??? Ja perse:

Se pari, sepse PARTITE POLITIKE JANE NE KONFLIKT INTERESI!!!

Ne gjithe keto vite, te gjithe reformat zgjedhore qe jane “bere” kane rezultuar te genjeshterta dhe ne interes te partive te vecanta. Reformat zgjedhore te bera, vetem ne interes te shqiptareve nuk kane qene!!!

Se dyti, sepse PARTITE POLITIKE NA KANE TREGUAR SE REFORMEN ZGJEDHORE E KANE PERDORUR PER TE CIMENTUAR QENIEN E TYRE NE PUSHTET!

Edi Rama, me kapjen qe arriti ti beje gjithshkaje, na tregoi se reformat zgjedhore sipas mendjes se tij, u bene vetem ne funksion te nje qellimi: qendrimit te Edi Rames ne pushtet; edhe me gjate sec qendroi vete Enver Hoxha!! Ndaj nje reforme tjeter zgjedhore, nen hyqmin, idete, dhe vulen e Edi Rames nuk ka shance te jete e vertete dhe ne dobi te restaurimit te demokracise vertet perfaqesuese ne shoqerine shqiptare dhe modelin e saj qeverises!!!

KUSH MUND, DHE DUHET, TE BEJE REFORMEN ZGJEDHORE???

Ne Shqiperi, por edhe jashte vendit, ne rradhet e emigracionit, ka plot NJEREZ ME INTEGRITET, DIJE, DHE MOTIVIM QYTETAR per te konceptuar dhe ofruar shqiptareve nje reforme zgjedhore qe do te ishte dhe garantonte qartesisht dhe pastertisht interesat e shqiptareve – timin, tendin, te gjitha atyre qe jane ngopur me tashme me lojrat e autokratit Rama, pelivanit Meta, sterlines Basha, pensionistit Berisha dhe te gjithe shpures anadollake te partickave te vogla politike!!!

PRA, GMK, kerkon nje reforme te institucionit dhe sistemit re zgjedhjes e cila:

-te realizohet nga jashte partive aktuale politike;

-te merret persiper nga FIGURA PUBLIKE, brenda dhe jashte Shqiperise, qe ne prononcimet e tyre publike nuk e kane deklaruar veten as te afilua mer, as simpatizues te ndonje partie politike specifike;

-te mbaje parasysh vetem interesin politik te shqiptareve dhe zerin e tyre – te zgjedhjes se lire, te perfaqesimit real, te qeverisjes demokratike!!!

Realizimi i nje reforme te tille do te ishte ekuivaleente me futjen brenda sistemit dhe qeverisjes politike ne Shqiperi te nje SPAK-u te DYTE!!!

“I Have a Dream” thosh Martin Luther King, ne Ameriken e viteve 60-te!!!

Edhe une sot, ashtu si MLK 60 vite me pare, kam po nje enderr:

-qe shqiptaret te perfaqesohen realisht!!!

-qe shqiptaret te zgjedhin realissht!!!

-qe shqiptaret te jetojne vertet ne demokraci!!!

A eshte e mundshme qe kjo enderr te behet realitet???

Me kasten e vjeter politike, me Edi Ramen ne krye, nuk ka gjasa!!

Por nese ne si qytetare levizim, gjasat mbase do e bejne endrren realitet!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *