GMK DHE ZGJEDHJET E 2023 PER BASHKINË E TIRANËS

Pavarësisht se nuk janë shpallur zyrtarisht, atmosfera, kërthiza, dhe busulla e veprimeve, deklaratave, “hallit” apo “të gjëndurit”, pranë njerzve dhe halleve të tyre janë zgjedhjet e 2023!!! Kjo vlen si për Ramën dhe Veliaj, ashtu edhe për frontin opozitar!!!!

Cili do jetë qëndrimi i GMK në këtë atmosferë???

Së pari, GMK as shitet as blihet!!!

Për të gjithë që më kanë parë të marr pjesë në aktivitetet e organizuara nga Partia e Lirisë, iu them se duhet të pregatiten të më shohin të marr pjesë, nëse do të më ftojnë, dhe flas, nëse do të më kërkohet, edhe në çdo aktivitet që mund të organizojë Partia Demokratike!!! Dhe kur them këtë, të gjithë atyreve që mendojnë se duke marrë pjesë në aktivitetet e Partisë së Lirisë apo Partisë Demokratikë jam “i shitur” ju them gjithashtu se GMK-ja AS NUK SHITET, AS NUK BLIHET!!!

  • sepse nuk blihet apo shitet dot kërcënimi për të të rrëmbyer pronën
  • sepse nuk blihet apo shitet dot rreziku për të të degdisur të banosh aty ku ju do qejfi Ramës dhe Veliaj,
  • sepse nuk blihet apo shitet dot trajtimi i fatit dhe jetës së Kombinatasit me arbitrarizëm, arrogancë, përçmim, tallje, dhe gënjeshtra!!!!
  • sepse nuk jemi as militantë, as antarë të ndonjë partie
  • sepse nuk jemi as të punësuar, as patronazhistë të Rama-Veliaj
  • sepse interesin dhe cila është e mira për veten tonë nuk na e përcaktojnë as Rama-Veliaj, as Berisha-Meta, por e kemi qartësuar vetë ne!!!

Së dyti, Zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi e mirë për realizuar NDRYSHIMIN:

  • ndryshimin e VENDIM-MARRËSVE, sidomos të atyre që kanë marrë vendime kundër interesit dhe të drejtave të tua si individ; Dhe kombinatasit kanë plot arsye të kërkojnë “zbritjen nga kali” të vendim-marrësve të sojit të Veliaj!!!
  • ndryshimin e VENDIMEVE dhe POLITIKAVE, përmes shfuqizimit të tyre, sidomos kur ato jo vetëm shkojnë kundër interesit tënd si qytetar, por edhe të shkatërrojnë pronën, ekonominë, financat, jetën tënde si individ!! Dhe 3 vjet pas tërmetit, Kombinatasit kanë plot arsye të mos pajtohen dhe kërkojnë ndryshimin e vendimeve dhe politikave të Rama-Veliaj që çojnë në rrëmbimin e pronës, shkeljen e të drejtave bazike kushtetuese, talljen me fatkeqësinë e njerzve që iu dëmtoi tërmeti apartamentet!!!
  • ndryshimin e PËRFAQËSUESVE të njerzve në institucionet vendim-marrëse dhe postet publike me rëndësi shumë të madhe siç janë Këshillat Bashkiakë dhe Kryetari i Bashkisë. Dhe Kombinatasit kanë shumë arsye që të kërkojnë “ç’monizimin” e Këshillit Bashkiak aktual të Tiranës dhe një Kryetar të ri Bashkie. Që nuk nxjerrin vendime të bazuar mbi gënjeshtra dhe hajdutllëqe dhe që nuk vjedhin para inceneratorësh nga xhepat shqiptarit taksa-pagues siç kanë bërë deri më tani!!!

Së treti, Busulla udhëheqëse e GMK është vetëm interesi dhe fati i çdo Kombinatasi!!!

Pozicioni i GMK në TRASENE POLITIKE, në betejën elektorale për Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak, është i prerë dhe i qartë:

  • GMK do të bëhet aleat me këdo forcë politike që premton të RINDËRTOJË PALLATET NË TË NJËJTIN VEND!!!! Rama-Veliaj e kanë bërë të qartë se NUK kanë ndërmënd të rindërtojnë në të njëjtin vend por duan ti shpërngulin kombinatasit aty ku ju do qejfi atyre!!!
  • GMK do të bëhet aleat me këdo forcë politike qe premton tu JAPË TË GJITHË BANOREVE ME PALLATE TË SHËMBURA, pa dallim “feje, krahine, apo ideje” TË NJËJTËN SIPËRFAQE BANIMI QË KANË PATUR!!! Rama-Veliaj e kanë bërë të qartë që rindërtimi është program social, dhe nga ky program social përjashtohen dhe nuk përfitojnë as apartamente apo ambjente, bizneset, ata që kanë nga dy prona, ata që ju vdesin prindërit, dhe ata që janë emigrantë!!!
  • GMK do të bëhet aleat me këto forcë politike që premton TI TRAJTOJË TË GJITHË KOMBINATASIT NË MËNYRË TË BARABARTË!!! Jo siç bëjnë Rama-Veliaj, ku ca kombinatas, ata militantë, ata patronazhistë, i trajtojnë si të “nënës” dhe ca kombinatas, ata lsi-sta, apo ata ngjyrë-blu, I trajtojnë si të njerkës!!!!
  • GMK do të bëhet aleat me këdo forcë politike që jo vetëm do të dëgjojë dhe respektojë kërkesat e kombinatasve, por edhe që do ti hapë rrugë perfaqësuesve të tyre dhe mundësojë përfshirjes së zërit të tyre në institucionet e ardhshme vendim-marrëse dhe administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *