Sot, Gjykata Kushtetuese harxhoi diten e dyte per kampet e emigranteve ne Shengjin, qe Rama i ka premtuar Melonit. Para zyrave te saj, nje grup aktivistesh i kerkuan antareve te saj ta shpallnin marreveshjen te pavlefshme. Si pjesemarres ne aktivitetet ne Shengjin apo Tirane, sot thashe dy fjale, qe mund te shihen ne videon 3 minuteshe dhe qe po i permbledh edhe ketu.
Kush me shume e kush me pak, aktivistet sollen ne vemendje te Gjykates Kushtetuese nje numer argumentash juridike qe justifikojne shpalljen e marreveshjes si te pavlefshme.
Patjeter!!!
Argumentat juridike jane te rendesishem per logjiken dhe justifikimin e nje vendimi! Por une besoj se ne rastin e Marreveshjes Rama-Meloni, me rendesi nuk kane argumentat juridike pro apo kunder marrreveshjes. Me rendesi ka nje vetem nje pyetje. Qe cdo antar i Gjykates Kushtetuese duhet ti beje vetes; Qe duhet ta mbaje si busull udheheqese ne vleresimin e cdo argumenti juridik.
Pyetje-busull eshte e thjeshte:
ÇFARE FITON SHQIPERIA DHE SHQIPTARET NGA MARREVESHJA RAMA-MELONI?????
• A prodhon kjo marreveshje nje shkalle sigurie fizike dhe stabiliteti me te larte per shqiptaret?
• A prodhon kjo marreveshje nje mireqenie ekonomiko-financiare me te mire per shqiptaret?
• A prodhon kjo marreveshje nje atmosfere me te shendetshme socio-kulturore per shqiptaret?
• Pra kjo marreveshje, ploteson dhe avancon akoma me tej interesat e shqiptareve te Shengjinit, Lezhes, Tiranes, Shqiperise? Apo prodhon per ne nje bela me shume dhe nga hici?
Kjo pyetje, pergjigjet e saj, perfaqesojne thelbin e ceshtjes!
Kesisoj, vleresimi yne si aktiviste, shoqeri civile, qytetare, apo shqiptare, per antaret e Gjykates Kushtetuese, per gjykimin qe ata do ti bejne ceshtjes, per vendimin qe ata do te marrin, nuk mund te bazohet ne dimensionin juridik. Vleresimi yne per antaret e Gjykates Kushtetuese; tentativa jone per ti bere ata te marrin nje vendim ne favor te aktivisteve anti-marreveshje, ne favore te gjithe shqiptareve, ka nje dimension te vetem: Dimensionin MORAL!!
Pse keshtu? Ja perse:
Kur amerikanet “boshatisen” gjykatat shqiptare, perfshi Gjykaten Kushtetuese, e bene kete mbi 2 justifikime:
1. Antaret e Gjykates Kushtetuese ishin te KORRUPTUAR. Pra, vendimet e tyre cdo gje mund te reflektonin, vetem PROFESIONALIZEM nuk reflektonin!!
2. Antaret e Gjykates Kushtetuese, vendimet e tyre, ishin ne FAVOR TE PUSHTETARIT TE RADHES!! Pra vendimet e tyre nuk ishin ne favor te shqiptareve por ne favor te pushtetareve!!
Ne kete kuptim, me realizimin e VETINGUT, pritshmeria per Antaret e Gjykates Kushtetuese eshte qe ata:
1. Te jene PROFESIONALE. Pra, logjika e tyre juridike, vendimet e tyre, te udhehiqen vetem nga parimet e SE VERTETES dhe INTERESIT PUBLIK, dhe jo nga preferencat apo afilacionet korruptive politiko, ekonomiko, sociale, apo kulturore.
2. Te marrin VENDIME NE FAVOR TE SHQIPTAREVE. Pra logjika e tyre juridike, dhe produkti i tyre, vendimet, te udhehiqen dhe te reflektojne, vetem interesin publik, interesin e shqiptareve; te prodhojne nje drejtesi qe avancon dhe nuk demton interesat e shqiptareve; qe rregullon dhe garanton harmonine e marredhenieve juridike mes individit, grupit, komuniteteve, institucioneve politike, ekonomike, financiare, sociale, apo ekonomike ne menyre qe individi si njesia baze e shoqerise dhe vete shoqeria si nje shumatore individesh, te prosperojne dhe jetojne ne harmoni duke respektuar te drejtat dhe detyrimet qe sjell te jetuarit ne nje shoqeri te civilizuar!!!
Rasti i Marreveshjes Rama-Meloni, eshte nje nder rastet e shumta te koheve te fundit qe perfaqesojne nje “test” per antaret e Gjykates Kushtetuese:
• Antaret e Gjykates Kushtetuese do marrin vendim ne favor interesit publik te shqiptareve apo ne favor te pushtetarit te radhes qe ka emrin Edi Rama?
• Antaret e Gjykates Kushtetuese, do ti “vleresojne” argumentat pro dhe kunder marreveshjes, duke peshuar sa ato “cojne uje ne mullirin” e aktivisteve dhe shqiptareve anti-marreveshje apo do ti japin perparesi dhe peshe me te madhe cdo argumenti qe con uje ne mullirin e vendimit qe do ti pelqente Edi Rames, pra te legjitimimit te marreveshjes???
Ky “test” para te cilit gjendet Gjykata Kushtetuese ne rastin e marreveshjes Rama-Meloni, por edhe shume ceshtje te tjera te “nxehta” per te cilat Gjykata Kushtetuese eshte thirrur te shprehet kane nje rendesi te jashtezakonshme! Pra, vendimi qe antaret e Gjykates Kushtetuese do te marrin ka nje rendesi pertej thjesht faktit nese Marreveshja Rama-Meloni do “legjitimohet” apo do shpallet e pavlefshme.
Pse keshtu??
Ne kushtet aktuale ku gjendet shoqeria shqiptare:
• ku individi “qytetar civik” qe reagon kunder padrejtesive dhe politikave te gabuara qeverisese eshte inegzistent – sot ne Shqiperi, te vetmet “reagime” qe mund te shihen jane ato per hallin e vet qe ze nje individ; nuk sheh kurrkundi ndonje reagim per ceshtje qe i perkasin grupit, komuniteteve, shoqerise, institucioneve, qeverisjes dhe qe vete individin mund ta prekin indirekt apo permes nje zinxhiri shume te gjate shkak-pasoje!
• ku shoqeria civile eshte inegzistente – sot ne Shqiperi, shoqeria civile eshte shendrruar ne nje “aktiviste mercenare”, e ndare ne pro-qeveritare apo pro-opozitare, dhe selektive ne kauzat qe avancon apo axhendave qe ju jep rendesi; eshte shendrruar ne nje aktor qe vete interesin public e ka instrumentalizuar per te avancuar interesat e veta dhe adresuar prolemet e vete egzistencialiste;
• ku nuk egzistojne me qendra pushteti qe te balancojne pushtetin e Egzekutivit – sot ne Shqiperi, Edi Rama ka vene nen kontroll te gjitha qendrat e tjera te pushtetit qe nga institucionet publike e deri tek ato politike si Parlamenti; sot Edi Rama pra ka arritur ne piken ku politikat, interesat, dhe qeverisja e tij, nuk balancohen, kontrollohen, dhe pengohen dot nga asnje qender tjeter pushteti;
• ku roli, pesha, fuqia, dhe efektiviteti i opozites politike eshte inegzistent – sot ne Shqiperi, partite opozitare, ato qe do duhej ti qendronin perballe Edi Rames, kane mbetur pa “arme”, mbi te gjitha, kane humbur reputacionin dhe besueshmerine e shqiptareve;
• ku media eshte kthyer ne mercenare e pushtetit dhe avancuese e interesave teresisht vetjake – sot ne Shqiperi, lufta e medias nuk behet ne emer te interesit publik, te shoqerise, te shtetit, te kombit shqiptar por behet per interesa pasterisht te veta egzistencialiste, per interesa te pushtetarit te radhes.
Pra ne keto kushte, Gjykata Kushtetuese mbetet “GARDIANI”, apo PENGESA E FUNDIT, qe mund ti thote “ndal”, qe ka per detyre ti thote “ndal”, ushtrimit te pakufizuar te pushtetit nga Kryeministri I radhes, nga EDI RAMA!!!
Ne 1215, detyrimi i Mbretit John, nga fisnikeria, per te nenshkruar “Magna Carta” i dha fund sundimit absolutist dhe i hapi rrugen qeverisjes demokratike! Ne realizimin e ketij ndryshimi cilesor, ajo qe pati me shume rendesi, nuk ishte as ideja e perfaqesimit ne qeverisje, (“no taxation without representation”; nuk ishte as vete nenshkrimi i Magna Carta-s por ishte MBROJTJA QE FISNIKET ANGLEZE I BENE IDESE perballe rezistences refuzuese dhe hakmarrese te Mbretit John. Ne historine e zhvillimit politik Britanik dhe demokratizimin e shoqerise dhe qeverisjes britanike, kjo rezistence dhe mbrojtje e idese se pushtetit te kufizuar, simbolizohet me Keshtjellen e Rocesterit (Rochester Castle).
Shqyrtimi i Marreveshjes Rama-Meloni, dhe te gjithe rastet e tjere qe jane vene per shqyrtim perpara trupes se antareve te Gjykates Kushtetuese eshte ne fakt nje “test” qe do te provoje dy gjera::
• nese keta Antare te sotem te Gjykates Kushtetuese, te “vene ne fron” nga vetingu ngjasojne me dhe bartin brenda vetes frymen dhe mendesine demokratike te baroneve angleze te 1215 qe guxuan, dhe u ngriten, kunder absolutizmit te Mbreti John, APO ata, jane dhe do te mbeten bartes te pandryshueshem te kultures feudale dhe mendesise se klientelizmit politik;
• nese Selia e Gjykates Kushtetuese, do ta tregoje veten se eshte Rochester Castle i shqiptareve ne 2024, APO do vazhdoje te tregoje se ndertesa e dikurshme e Komitetit Qendror te Partise se Punes edhe sot e kesaj dite do vazhdoje te mbetet streha e mendesise punisto-komuniste qe I jep perparesi interesavet te Partise-Shtet ne vend qe ti jape perparesi dhe vihet ne sherbim te interesave te shqiptareve!!!
Pra???
Do presim!
Do te shohim cfare do te bejne antaret e Gjykates Kushtetuese!!
Nese ylli i tyre polar jane Edi Rama dhe interesat e tij apo interesat e shqiptareve dhe drejtesia e pavarur dhe e vertete!!!