“KOMUNITETI IM”!!!

Me thote gruaja: E ke pare cfare ka bere vajza??? Jo, i thashe!! Pa eja ta shohesh, me “urdheroi”!

U afrova me nje ndjesi kureshtie minimale. Thashe me vete, “ka bere ndonje gje, nga ato fantazite e saj. Sepse ime bije duket se ka nje afinitet te brendeshem me skicat, pikturimin e gjerave te ndryshme, ngjyrosjen apo dizajnimin e formave apo gjerave jo vetem ne nje flete vizatimore, por edhe si sende me dimensione fizike reale.

E kisha pare qe ishte kerrusur mbi nje flete te madhe katrore, dhe ashtu duke u munduar, dic rrekej te skiconte. Por pertej terheqjes se vemendjes qe i bera, duke i thene “mos e mbaj koken aq ulur mbi flete”, interes tjeter nuk tregova!!!

Nuk di te them nese “vepra” e sime bije ishte nje “detyre shkolle” apo thjesht nje fantazi e saj, e stimuluar ndoshta nga fakti qe “babi merret me pallatet”!

Por kur u afrova dhe hodha veshtrimin mbi leter u suprizova shume fort.

Ne koken e letres lexova titullin “KOMUNITETI IM”. Ndersa neper flete, ime bije kish “shperndare”, ashtu si ja kish marre mendja, “copezat” qe perbenin dhe i jepnin jete ketij komuniteti. Bashke me emertimet e tyre!

Ajo qe me “goditi” me shume ishte perdorimi nga ime bije i fjales “Komunitet”!!!

Me goditi sepse kete term, e kam perdorur sa e sa here ne postimet e mija ne faqen e GMK. Te shoqeruar me nje ofshame keqardhjeje te forte per shkak te mungeses tek banoret e Kombinatit te ndjesise se komunitetit dhe veprimit komunitar!

Ne postimet e mia, nisur nga sjellja dhe veprimet individualiste dhe egzistencialiate te Kombinatasve, e kam konsideruar te drejte kritiken time ndaj mungeses mes Kombinatasve te frymes, mendesise, dhe veprimit komunitar ne perballjen me problemet e jetes se tyre te perditshme. Vecanerisht ne perballjen me planet dhe praktikat e Bashkise se Tiranes per ceshtjen e termetit.

Por tentativa e sime bije per te elaboruar mbi termin “Komunitet”, titulli i skices, dhe vecanerisht perdorimi i peremrit “tim” krah fjales Komunitet, me beri te ndjehem sikur te isha “kapur ne faj”!!

Po vertet!!

Mbase Kombinatasit e sotem nuk e kane te zhvilluar ndjenjen e Komunitetit dhe frymen e te jetuarit ne Komunitet!!!

Por mbase kjo “e vertete” vlen vetem per ata qe nje pjese te mire te jetes e kaluan ne nje sistem socio-ekonomiko-politik qe nuk ishte i interesuar, dhe asnjehere nuk tentoi, te rriste qytetare me nje ndjenje xhenuine komunitarizmi!!

Mbase mungesa e mendesise, frymes, dhe veprimit komunitar qe verehet sot mes Kombinatasve, nuk do te vleje per brezin e ardhshem te sime bije!!

Sikur te ish keshtu!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *