KOMBINATASIT DHE ASAMBLEJA E PRONAREVE

Nuk jam i sigurte nese po ti pyetesh per “Asamblene e Pronareve” te nje pallati, Kombinatasit do te te thone “Po! E dime se cfare eshte!”

Sepse fakti qe Kombinatasit e pallateve te demtuara nga termeti, nuk vepruan si grup, por secili sipas mendjes se vet;

Fakti qe ne pallate te vecanta disa banore te nje pallati u treguan me te “shkathet” se banoret e tjere te pallatit ne shkallmimin e apartamentit te tyre;

Fakti qe ne shume pallate, reagimi dhe rezistenca ndaj planit dhe veprimit te Bashkise se Tiranes, qofte juridikisht, qofte ne forma te tjera, ishte me se shumti individual sesa si grup banoresh te pallatit;

Fakti qe banoret, edhe Administratorin e Pallatit as nuk e kane caktuar vete por ua ka caktuar Bashkia, dhe as e shohin te rendesishem per pallatin;

Fakti qe vete pallatet jane ne nje gjendje te degraduar fizike si brenda apartamenteve, si ne ambjentet e perbashketa, ashtu edhe ne pamjen e pergjithshme te jashtme te pallatit (fasada);

Te gjithe keto fakte, te thone, se Kombinatasit jo vetem nuk e kane idene e Asamblese se Pronareve, por edhe “ndjehen rehat” ne te cuarit te nje jete individualiste, egzistencialiste, dhe pajtimi me standartet me te ulta civike dhe estetike te JETES dac individuale, dac komunitare si pallat apo lagje, dac ekonomike-sociale, dhe se fundi dac edhe jetes socio-politike!!!!

Dhe kjo injorance dhe indiferentizem ndaj ketij institucioni ndodh ne nje kohe, kur me shume se kurre, Kombinatasve do tju hynte ne pune Asambleja e Pronareve per marrjen dhe te zgjidhurit e problemeve nga me te ndryshmet: qofte ato individuale apo te pallatit, qofte ato qe kane te bejne me pushtetin qendror apo lokal!!!

GMK beson se ngjallja dhe venia ne levizje e institucionit te Asamblese se Pronareve te nje Pallati, te cdo pallati, do te mundesonte nje degjim me te mire te zerit dhe halleve te banoreve te Pallateve ne Kombinat!!

Pushtetaret NUK ZGJIDHEN, dhe AS JU JEPET AUTORITETI AFROFE!!!

Arsyeja e egzistences se PUSHTETIT LOKAL, nuk eshte venia e qytetarit ne dispozicion te nevojes se pushtetarit POR eshte venia e pushtetarit ne dispozicion te QYTETARIT!!

Asambleja e Pronareve te Pallatit eshte institucioni me i pershtatshem qe pushtetari jo vetem e ka per detyre ti pergjigjet, por edhe qe nuk mund ta injoroje!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *