Postimi i djeshem qe tentonte tju terhiqte vemendjen Kombinatasve per Asamblene e Pronareve (AP) ka patur shume me pak reagime se shume postime te tjera. Kur ne fakt, do duhej te ishte ndryshe!!
Shkalla e reagimit, sidoqofte, nuk do te thote se ideja dhe shpresat e lidhura me AP jane gjera te kota!! Mungesa e reagimit eshte nje fakt me shume te ilustrues i problemeve qe jo vetem Kombinatasit, por individi i sotem i shoqerise shqiptare ka me sensin e KOMUNITARIZMIT, dhe te ORGANIZIMIT e te VEPRUARIT ne menyre te PAVARUR nga cfaredolloj autoriteti, sidomos nga autoriteti i “SHTET-it” apo “PUSHTET-it”!!!
Prandaj nuk qe quaj kohe te humbur shkruarjen e disa rreshtave per AP.
1-KUSH JANE ANTARE TE AP??
Antare te AP jane te gjithe personat qe jane te listuar si “Pronare” ne Certifikaten e Pronesise. Qe do te thote se ne nje pallat, brenda nje familjeje mund te jene “pronare” me shume se nje person.
Ne AP te nje pallati bejne pjese edhe personat qe jane pronare te nje ambjenti biznesi kur kati i pare i pallatit perbehet nga dyqane apo ambjente biznesi.
Ne kete kuptim, antaresia e Asamblese se Pronareve te nje Pallati perbehet nga pronaret e apartamenteve dhe te bizneseve.
Por me situaten e re te krijuar pas termetit, ka edhe nje risi sa i takon AP.
Ju e dini qe, Bashkia e Tiranes, kur ju premtoi Kombinatasve “apartamente te reja”, ju kerkoi atyre te hiqnin dore nga pronesia e tyre mbi apartamentin qe kishin ne pallatin e demtuar nga termeti. Duke shkuar tek Noteri i caktuar nga Bashkia dhe firmosur deklaraten e heqjes dore nga pronesia mbi apartamentin e vjeter komercial ne pallatin e demtuar nga termeti ne kembim te perfitimit te nje apartamenti te ri social ne pallatet e reja te ndertuar nga Bashkia e Tiranes.
Dhe sic e dime tani, pati mjaft Kombinatas qe te lumturuar me idene e apartamentit “fringo te ri” hoqen dore nga pronesia e tyre mbi apartamentin e vjeter. Kjo gje ndodhi si ne pallatet qe Bashkia arriti ti shembe, por ndodhi edhe ne pallatet qe Bashkia nuk arriti ti shembe dot per shkak te vendimeve pro banoreve te Gjykates Administrative.
Keshtuqe sot, ne pallatet e pashembura dot nga Bashkia, dhe qe jane ne kembe, ka nje situate te re: Ne kushtet kur banori i pallatit ka hequr dore nga pronesia mbi apartamentin, ky i fundit, persa kohe qe vazhdon te egzistoje, ka per “pronar” Bashkine e Tiranes. E cila, ne rastin kur pallati nuk shembet, mund ta trajtoje apartamentin si “apartament social”, ose ta nxjerre per shitje ne ankand!!
E “reja” qe kjo situate ka sjelle eshte qe, pervec banoreve te apartamenteve dhe bizneseve, Asambleja e Pronareve perfshin “brenda” edhe perfaqesuesin e Bashkise!!!
2-CFARE BEN AP??
Mund te beje shume gjera. Si ato qe i perkasin koherave te “PAQES”, dmth jetes normale, pa ngjarje te jashtezkonshme, si ato qe i perkasin koherave te “LUFTES”, dmth situatave qe gjeneroi termeti i 2019 dhe veprimet e pushtetit Rama-Veliaj.
Thene thjeshte, Asambleja e Pronareve te nje Pallati ne Kombinat, ne kushtet e krijuara pas termetit, dhe perballe veprimeve te Rames dhe Veliaj, mund te kish qene faktor per nje mumer gjerash:
-mirembajtjen dhe riparimin e ambjenteve te brendeshme dhe fasades se jashtme te pallatit;
-rindertimin e pallatit ne te njejtin vend;
-riparimin e pallatit
-negocimin me Bashkine e Tiranes apo nje Ndertues Pallatesh;
-Shkuarjen ne Gjykate dhe kontestimin e Vendimeve te Keshillit te Ministrave apo te Keshillit Bashkisk te Tiranes me tagrin e perfaqesuesit te pronareve.
Sigurisht!!!
Sot e dime qe AP ne Kombinat jo vetem nuk bene asnje nga gjerat me siper por edhe nuk ishin egzistente!!! Se nuk mund te ndodhe ndryshe kur egzistencen tende nuk e nderton mbi dhe udheheq nga DIJA dhe INFORMIMI I EDUKUAR por nga INTUITA, THASHETHEMI, MIOPIA dhe ANALFABETIZMI SOCIO-CIVIKO-POLITIK!!!!
Sot e dime, qe ne Kombinat, “hovi revolucionaro-shkaterrimtar” i Rames dhe Veliaj u ndalen nga rezistenca dhe vullneti i individeve te vecante, te cilet, refuzuan ti nenshtroheshin mendesise komuniste te te vepruarit sipas turmes dhe u ngriten te mbronin te drejten e tyre pavaresisht cmendurise kolektive dhe mosbesimit masoviko-komunist se “kunder qeverise nuk fitohet ndaj, mos u ha me te”!!
Por edhe pse deri me sot, vala hajduto-shkaterrimtare e Rames dhe Veliaj u ndalua nga lufta dhe kembengulja e nje numri banoresh, kjo nuk do te thote se Asamblete e Pronareve te nje Pallati nuk mund te bejne shume nga gjerat qe nje AP mund te beje por qe nuk i ka bere deri tani!!!
Gje qe sjell pyetjen: Po mire, si funksionon AP-ja???
3-SI VEPRON AP???
Se pari, permes VOTES. Cdo antar i AP ka nje vote. Qe nuk mund te tjetersohet!!!
Se dyti, permes PERFAQESUESVE. Antaret e AP zgjedhin nje (apo disa) perfaqesues qe te flase ne emer te tyre dhe per ceshtjet qe AP ka rene dakort!!
Se treti, permes MBLEDHJEVE. AP mblidhet periodikisht. Sidomos ne periudha, apo ceshtje, kritike per pronaret.
Se katerti, permes AXHENDES. Jane antaret e AP qe identifikojne, dhe kerkojne diskutim, per ceshtje apo veprime qe kane te bejne me mirembajten apo riparime te prones, menaxhimin e perditshem, financimin dhe perballimin e shpenzimeve, apo mbrojtjen e interesit te pronareve perballe paleve te treta, qofshin keta individe, persona juridike nga tregi, apo autoritete te pushtetit qendror apo lokal!!!
Se pesti, permes VENDIMEVE qe shprehin vullnetin e shumices se pronareve.
Padyshim qe ka edhe elemente te tjere te funksionimit te AP per te cilet mund te flitet. Por une mendoj se edhe aq elemente sa listova me siper jane te mjaftueshem per nje individ me logjike nornale per te krijuar nje ide per rolin dhe funksionimin e Asamblese se Pronareve.
Padyshim qe mbetem kureshtar edhe per reagimin ndaj ketij postimi. Por edhe nese reagimi do te ishte i vaket, kjo nuk zhvlereson as rendesine, as mundesine qe AP krijon per banoret ne luften e tyre per te mbrojtur dhe avancuar interesat e tyre perballe paturpesise, abuzivizmit, dhe arrogances se pushtetit Rama-Veliaj!!!