“ATA”: VETEM PRISHIN? APO EDHE TE “DJEGIN”???

Fotot me poshte jane tek Pallati 159. Nje nga pallatet qe shkoi ne Gjykate dhe ja ngeci ne fyt Bashkise se Tiranes planin per ta prishur!!!

Para ca ditesh, te gjithe degjuan lajmin qe nje “dyqan rrobash” po digje ne Kombinat. Te gjithe pane ne TV zjarrefikesit qe perpiqeshin te shuanin zjarrin e shperthyer!!

Pamjet ne foto tregojne imazhin e mbetur nga zjarri!!!

Te gjithe Kombinatasit qe njohin Lulin, e dine qe dyqani i djegur eshte i tiji. Ose me sakte prona ku gjendet dyqani eshte e tij!!

Por pak Kombinatas mund te dine per luften qe Luli ka bere, dhe po ben, ne Gjykaten Administrative te Tiranes, kunder Bashkise se Tiranes.

Ne Pallatin 159, Luli ishte i vetmi qe nuk u “cmend” te leshonte pronen e tij mbi 100 mije euroshe dhe te “enderronte” qiqrat ne hell te Rames dhe Veliaj.

Edhe pse “i vetem ne shtepi”, (“Home Alone” ala Made in Albania), me banore qe vetem tru dhe arsyetim racional nuk treguan se kishin, Luli shkoi ne Gjykate dhe provoi se Bashkia kish genjyer me te kater duart per shkallen e demtimit te pallatit. Ndaj Gjykata, pas ekspertizes qe i beri vete pallatit, ndaloi prishjen e tij. Dhe qe nga vendimi i Gjykates, Pallati 159 duket si i mbetur “jetim”:

-i braktisur nga banoret;

-me shkalle te “sharruara” apostafat;

-i braktisur nga Bashkia e Tiranes:

-me nje pamje haleje mu perpara Shkolles Betim Muco dhe Pazarit ku falen cdo dite dhjetra-qindra Kombinatas!!!

Por nese vete Pallati duket i “dorezuar”, ai qe nuk eshte dorezuar eshte Luli!!

Kombinatasit nuk e dine qe Luli, pas disa vendimeve te Gjykatave ne favor te tij, kunder Bashkise se Tiranes, vetem 3 jave me pare, lishte ngritur nje tjeter padi kunder Bashkise se Tiranes ne te cilen i kerkonte gjykates 2 gjera:

-demshperblim nga Bashkia e Tiranes per shkaterrim te prones dhe lenie te saj ne gjendje te mjerueshme per 4 vite;

-verifikimin dhe vleresimin nga Gjykata te gjendjes fizike te prones dhe vleres se saj ne para!!

CFARE NDODHI???

Ndodhi zjarri qe pame!!! Zjarr i cili, cuditerisht,

-ndodhi vetem pasi Luli kerkoi nga Gjykata te dergonte nje ekspert per ti bere vleresimin e gjendjes fizike dhe vleres monetare te prones-dyqan;

-ndodhi “naten”

-ra pikerisht tek dyqani i Lulit!!!

Sigurisht, per te inkriminuar Bashkine dhe lidhur ate me nje zjarr-venie te qellimshme me shume se hamendje si ato me siper duhen PROVA te forta!!!

Por as Luli, as ndonje njeri tjeter nuk do lodhet per te “gjetur” provat e forta!!! E dini pse??

Jo vetem sepse per kete gje duhet te hetoje “policia qe duam”!!

Por mbi te gjitha sepse nuk ja vlen barra qirane!! Sidomos nese kujtohemi qe shume pallate qe u shemben ne Kombinat, me para se te provonin koven e fadromes, u sulmuan dhe kthyen ne skelete nga “grupe” individesh qe ne pamje te pare dukeshin krejt “te paorganizuar”! Por qe ne ate zhveshje shkaterriese qe ju bene pallateve, si atyre qe e meritonin, si atyre qe nuk e meritonin, ishin ne “harmoni” te plote me planet Rama-Veliaj te rrafshimit te Kombinatit!!!

A eshte djegja e dyqanit te Lulit rasti me i fundit i nje praktike te tille shkaterrimi te prones???

Une personalisht besoj se po!!!

Dhe ndoshta edhe shume Kombinatas te tjere mund te vijnw ne te njejtin mendim pas kalimit ne mendje te historise dhe fakteve.

Por sakohe qe faktet e jetes se perditshme post-termetore me te cilet Kombinatasit, dhe jo vetem ata por edhe me gjere ne pjese te tjera te Tiranes, nuk arrijne te kene nje impakt cilesor ne mendjen e qytetarit, dhe nuk arrijne te shendrrohen ne arsye per te kerkuar llogari pushtetarit, cfare mendoj une pra, pak rendesi ka!!

Personalisht i uroj Lulit qe ne luften e tij kunder Bashkise dhe mendesise predatore te Rames dhe Veliaj ta fitoje edhe kete beteje ne Gjykate!!!

Sepse sot, Gjykata mbetet i vetmi institucion ku individi ka nje shanc te gjeje te drejten dhe mbroje veten dhe interesat e tij nga arroganca e qeverisjes Rama-Veliaj!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *