EDMOND ÇATA

Edmond Çata eshte banor i Kombinatit qe ne vitet 1970-te.

Ai eshte nje nder banoret e Pallatit 146 ne rrugen Sokrat Mosko. Edmondi ishte nder banoret e pare qe jo vetem kundershtoi planet dhe praktikat e Qeverise Rama dhe Bashkise se Tiranes se Erjon Veliaj, por edhe tentoi te ndergjegjesonte banoret e tjere te Kombinatit si dhe te koordinonte dhe jepte jete reagimit te banoreve.

Duke pare ne mendesine, planet, dhe praktikat e Qeverise Rama-Veliaj cenimin e te drejtave bazike kushtetuese te prones, vend-banimit, dhe pjese-marrjes dhe degjimit te zerit te qytetarit ne procesin e hartimit dhe zbatimit te politikave publike, Edmond Çata ju drejtua Gjykates Adminsitrative te Tiranes dhe ngriti padi kunder Bashkise se Tiranes, Institutit te Ndertimit, Studios Inxhinjerike qe beri vleresimin e Pallatit 146, dhe IKMT-se.

Shpallja nga Gjykata Administrative e Tiranes e vendimit ne favor te Edmond Cata, dhe ne favor te te gjitha pretendimeve te ngritura ne padi, konfirmoi rendesine qe pati vendimi dhe kembengulja per te mbrojtur te drejten dhe interesin e shkelur nga pushtetit duke trokitur ne dyert e gjykates. Sot pallati 146 vazhdon te jete ne kembe, ndryshe nga fati i 25 pallateve te tjere qe u rrafshuan perdhe.

Pergjate dy viteve te fundit Edmondi eshte perpjekur te ndergjegjesoje dhe aktivizoje banoret e Kombinatit brenda frymes dhe mendesise se Grupimit per Mbrojtjen e Kombinatit. Perpjekjet e tij ne mbrojtje te interesit dhe te drejtave te Kombinatit jane shperblyer me ndjekjen e shembullit te tij edhe nga banore te tjere. Deri me sot, Gjykata Administrative ka vendosur ne favor te banoreve te 7 pallateve. Jane rreth 15 padi qe vazhdojne te shqyrtohen ne Gjykate. Mbi 10 pallate arriten ti shpetojne rrafshimit dhe GMK arriti te bllokoje planet e Bashkise se Tiranes per te rrafshuar 67 pallate.