Eri Syziu eshte nje nder Kombinatasit e vjeter te Pallatit 162
Kur Bashkia e Tiranes filloi te ndermerrte veprimet e para per te shembur Pallatin 162, Eri ishte nder te paret mes banoreve qe pa ne veprimet e Bashkise se Tiranes paligjshmeri dhe hile. Jurist per nga profesioni, Eri nuk hezitoi aspak te perballej me planet dhe praktikat e Bashkise se Tiranes.
I angazhuar 100% ne ekspozimin e genjeshtrave dhe padrejtesive nga Bashkia e Tiranes, Eri ju drejtua jo vetem institucioneve qe ishin hartues dhe zbatues te planit per prishjen e pallatit, por ju drejtuar edhe Gjykates se Tiranes pas konstatimit dhe zbulimit te nje numri parregullsish qofte proceduriale, qofte faktuale.
Fale luftes se Erit, sot Pallati 162 vazhdon te qendroje ne kembe. Te grupuar rreth Erit, banoret e pallatit 162 jo vetem ju corren masken genjeshtrave, por edhe detyruan Bashkine e Tiranes te terhiqej nga veprimet e ndermarra per prishjen e pallatit.
Eri eshte nje nder antaret aktive te GMK. Eksperienca e tij si jurist dhe investimi i tij per ta vene ate ne dobi te interesit dhe te drejtave te banoreve dhe GMK, ka qene me mjaft dobi dhe perfitim per vete GMK.