KJO ËSHTË SHAMPANJA E FITORES!!!

Sot ishte radha ime, për të patur Gjykatën në krahun tim – sot Gjykata dha vendim në favor të padisë sime kundër Vendimit të Këshillit Bashkiak për të prishur Pallatin 146!!!

Kjo shampanjë nuk është vetëm për Fitoren.

KJO SHAMPANJË ËSHTË SË PARI FALENDERIM PËR GRUAN TIME!!! Që jo vetëm nuk pati asnjë mëdyshje të shkonim apo jo në gjykatë, por edhe qëndroi në krah meje, në krah të të gjithë përpjekjeve të mia qoftë për shtëpinë time, qoftë për pallatin, qoftë për të gjithë Kombinatasit e tjerë që u gjënden në të njëjtën situatë si unë!!! Ka qënë mbështetja e gruas sime, që më ka ndihmuar të kapërcej orët dhe netët pa gjumë nga meraku, dilemat, pyetjet pa përgjigje, dhe çmenduria e veprimeve të njerzve!!!!

KJO SHAMPANJË ËSHTË SË DYTI, NË FALENDERIM PËR AVOKATËT DORIAN MATLIJA DHE IRENA DULE. Që u bënë njësh me hallin tonë. Që nuk ngurruan asnjëherë të ishin të disponueshëm madje edhe ditëve të shtuan apo të djela. Që asnjëherë nuk vunë kurrë në dyshim të besuarit tek fitorja!!!

KJO SHAMPANJË ËSHTË SË TRETI PËR TË GJITHË ATA QË VENDOSËN TË QËNDRONIN DHE LUFTONIN ME MUA! Është për Flamurin, për Landin në Itali, për Luçin, për Nardin, për Edin, për Gjylen, për Markun, dhe për të gjithë njerëz që ju përgjigjën sfidës të së keqes që Rama-Veliaj na detyruan të përballeshim; është për të gjithë ata njërëz që besuan tek plani dhe rruga jonë për tu përballuar me të keqen, kontribuan financiarisht që përpjekjet tona të merrnin rrugën e duhur!!!

KJO SHAMPANJË ËSHTË SË KATËRTI EDHE PËR TË GJITHË ATA KOMBINATAS QË PO LUFTOJNË SI NE. Është për Lulin, Genin, Florën, apo Durimin!!! Që kanë ndarë me në pothuajse ditë për ditë të njëjtat halle dhe shqetësime. Që ndoqën shëmbullin tonë. Që janë duke luftuar në Gjykata. Që shpresojnë që edhe ata të dalin me fitore nga përballja me të keqen në Gjykatë!!!

KJO SHAMPANJË, MË NË FUND, ËSHTË EDHE PËR TË GJITHË ATA KOMBINATAS, SI BLERIMI. Që deri më sot kanë qënë pa shpresë; që deri më sot e kanë parë fatin si të vulosur, si të paracaktuar. Është pra, për të gjithë ata Kombinatas që kanë nevojë për të shpresuar se kjo e keqe që Rama-Veliaj iu kanë sjellë mbi krye dhe duan tua faturojnë afrofe mund të luftohet!!! Mund edhe të fitohet!!! Ndosha jo gjithmonë, por sidoqoftë, qoftë edhe nganjëherë!!!

Kjo shampanjë është pra simboli i asaj çka mund të prodhojë rruga e gjykatës!!!

Nëse beteja Pallat 146-Rama/Veliaj do të ishte një ndeshje futbolli, rezultati deri më sot është ky: Pallati 146 ka shënuar 2 gola kundër ekipit Rama-Veliaj. Golin e parë e ka shënuara Flamur Damjani. Golin e dytë e ka shënuar Edmond Çata. Ndeshja nuk ka mbaruar, ajo vazhdon! Ka ende minuta për të shënuar një gol të tretë!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *