DJE PARTIA E LIRISË ORGANIZOI NJË TAKIM ME ANTARËT E SAJ NË KOMBINAT NË AMBJENTET E HELIOSIT.
Por pavarësisht se takimi ishte takim tipik politik, partiak, organizatorët e takimit e kishin gjetur mëse me vënd, jo vetëm të ftonin në këtë takim të tyre edhe përfaqësues të GMK por edhe ti linin haptësirë dhe të dëgjonin fjalën, zërin, dhe qëndrimet e GMK-së!!! “Normaliteti” i kësaj ftese nuk vinte nga qielli! Vinte nga gjërat e përbashkëta të ndara përgjatë këtyre viteve.
Normaliteti i ftesës për GMK buronte së pari nga fakti që drejtuesit e ish LSI-së, që nga rënia e tërmetit në Nëntor 2019, kanë treguar vëmëndje ndaj Kombinatasve të prekur nga tërmeti si përmes takimeve fizike me ta, ashtu edhe përmes deklaratave në media.
Së dyti, normaliteti i ftuarjes së GMK në këtë takim buronte nga fakti që në këtë takim do të trajtohej edhe çështja e rindërtimit në Kombinat.
Së fundi, normaliteti i ftesës për GMK vjen nga marrja në konsideratë e rolit që ka luajtur GMK në përmballjen me planet dhe veprimet e Ramës dhe Veliaj në Kombinat. Vjen nga fakti që GMK ka qënë dhe mbetet zëri më i fuqishëm shprehës dhe mbrojtës i interesave dhe të drejtave të Kombinatasve të tërmetit, banorë apo biznese. Vjen nga fakti që GMK ka qënë edhe ideuesi dhe ndërmarrësi i të gjithë hapave dhe veprimeve të banorëve dhe bizneseve kundër planeve dhe veprimeve të Ramës dhe Veliaj.
KËSHTUQË, GMK NUK KISHTE ASNJË ARSYE PËR TË MOS PRANUAR FTESËN E PARTISË SË LIRISË PËR TË MARRË PJESË NË TAKIMIN E ORGANIZUAR PREJ SAJ!!!
Së pari, sepse në këtë takim, GMK dhe përfaqësuesit e saj nuk do të merrnin pjesë si “antarë të PL” por si përfaqësues dhe zë origjinal, jo-partiak, i Kombinatasve të Tërmetit!!!
Së dyti, sepse në këtë takim, GMK nuk pati asnjë kusht nga organizatorët për ti “kolauduar” apo formatuar fjalën e përfaqësuesit të GMK në përputhje me preferencat e lidershipit apo antarësisë së kësaj partie.
Së treti, GMK-ja e ka thënë dhe do ta përsërisë gjithmonë: Që për mbrojtjen dhe avancimin e interesit të Kombinatasve dhe të drejtave të tyre të pronës, vend-banimit, dhe procesit të drejtë, ajo është e hapur të bashkëpunojë më cilëndo forcë politike që merr përsipër tju bëjë jehonë, ti respektojë, ti mbrojë, dhe ti avancojë interesat dhe të drejtat e Kombinatasve!!! Dhe deri më sot, Partia e Lirisë, lidershipi i saj, kanë qënë ndër të paktët zëra që kanë mbështetur zërin dhe veprimet e GMK!!!
NË KËTË MËNYRË, PRITSHMËRITË E GMK-SE DHE PËRFAQËSUESVE TË SAJ, NË MARRJEN PJESË NË KËTË TAKIM PARTIAK ISHIN TRE:
Së pari, të dëgjonte në këtë takim, nga goja e lidershipit të partisë, të rregjistruar dhe dokumentuar me zë dhe figurë, publikisht dhe përpara përfaqësuesve të Kombinatasve të Tërmetit, PREMTIMIN DHE GARANTIMIN ” SE ME ARDHJEN NESËR NË PUSHTET DHE QEVERISJE, PARTIA E LIRISË DO TJU MUNDËSOJË APARTAMENTE DHE AMBJENTE TË REJA TË GJITHË KOMBINATASVE QË SOT I KANË TË SHËMBURA”
Pra, që Partia e Lirisë do ti trajtojë të gjithë Kombinatasit e dëmtuar nga tërmeti më dinjitet, PA DISKRIMIMIN që Rama-Veliaj kanë vendosur në fuqi dhe aplikojnë sot ndaj Kombinatasve-banorë duke ua lidhur banorëve përfitimin e apartamenteve të reja me faktin nëse është apartament i shembur apo për riparim, nëse përsoni është i gjalë apo i vdekur, nëse ke patur një pronë të vetmë apo ke patur edhe një të dytë; pRA, Që Biznesin do e trajtoje, pa diskriminimin që bizneset në pallatet e shëmbura nuk do të përfitojnë asnjë ambjent!!! DHE KY ISHTE NJË PREMTIM QË U BË DHE U DUARTROKIT ATY NË SALLË!!! Që u artikulua para 100 e ca pjesemarrësve në takim!!!
Së dyti, të dëgjonte në këtë takim, nga goja e lidershipit të partisë, të rregjistruar dhe dokumentuar me zë dhe figurë, publikisht dhe përpara përfaqësuesve të Kombinatasve të Tërmetit,PREMTIMIN DHE GARANTIMIN SE TË GJITHA PALLATET E SHËMBURA DO TË RINDËRTOHEN NË TË NJËJTIN VEND KU KANË QËNË!!
Pra, që banorët e vjetër të Kombinatit të mos degdisen aty ku ia ka qejfi dhe kane vendosur Rama-Veliaj por të marrin apartamente të reja në të njëjtin vend ku kanë jetuar për 50 e ca vite!!! Edhe ky ishte nje premtim që u bë dhe u duartrokit aty në sallë!! Që u artikulua para 100 e ca pjesëmarrësve në takim!!!!
Së treti, të dëgjonte në këtë takim, nga goja e lidershipit të partisë, të rregjistruar dhe dokumentuar me zë dhe figurë, publikisht dhe përpara përfaqësuesve të Kombinatasve të Tërmetit, PREMTIMIN DHE GARANTIMIN SE “ME ARDHJEN NESËR NË PUSHTET DHE QEVERISJE, PARTIA E LIRISË DO TI TRAJTOJË TË GJITHË NË MËNYRË TË BARABARTË”
Pra që të gjithë banorët dhe bizneset e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat do të marrin të njëjtën sipërfaqe banimi apo biznesi që kanë disponuar për 50 e ca vite të tëra!!! Edhe ky ishte nje premtim që u bë dhe u duartrokit aty në sallë!! Që u artikulua para 100 e ca pjesëmarrësve në takim!!!!
SHKURT, “KUSHTI” I VETËM ME TË CILËN GMK DHE PËRFAQËSUESIT E SAJ SHKUAN NË TAKIM ISHTE TË DËGJONIN PASTËR, QARTË, TULLË TË THATË, NGA GOJA E LIDERSHIPIT SE PARTIA E LIRISË:
- synon të mos lërë asnjë pas apartament apo biznes, NDRYSHE NGA PS qe jo vetëm që bizneset as io llogarit fare, por edhe vete banorëve që iu ka premtuar apartamente të reja i ka “seleksionuar” me kritere skualifikuese;
- synon të rindërtojë në të njëjtin vend ku kanë qënë pallatet me parë, NDRYSHE NGA PS, plani i të cilës është që tid egdisë Kombinatasit e vjetër në baltovinërat, llumrat, dhe ujrat e zeza tek TEC-i dhe ish-Poligoni!!
- synon ti trajtojë të gjithë banorët dhe bizneset e dëmtuara nga tërmeti, në mënyrë të barabartë, NDRYSHE NGA ps,, që jo vetëm ka shpikur strehimin ne mëtra katrorë sipas numrit të personave por edhe po përdor standarte të dyfishta: banorëve “uzurpues” tek Poligoni ju ka premtuar tu japë pikë-për-pikë aq metra katrorë që kanë patur, pavarësisht faktit se ndërtimi ka qënë pa leje, I palegalizuar, ndërsa atij banorit të vjetër që ka jetuar për 50 vite në Kombinat, i thotë “nuk të takon apartament se ken je prronë të dytë”!!!
Për ta mbyllur, Kombinatasve të tërmetit dua tju them sot këto fjalë:
Për të mbrojtur të drejtat e tua, të pronës, të vend-banimit, të procesit të drejtë, GMK do bëhet aleat me këdo “qelbësirë” që jo vetëm angazhohet të bëhet palë me ty, me të drejtën tënde, më interesin tënd, me jetën tënde, por edhe ngrihet dhe i kundërvihet nje modeli qeverisjese si ai i Rama-Veliaj!!!
Ilir Meta, Sali Berisha, kanë mëkatet e tyre!!! Padyshim që janë përgjegjës për shumë probleme dhe zhgënjime që I kanë shkaktuar shqiptarëve me bërjen e ca gjërave apo mos-bërjen e shumë gjërave të tjera!!!
Por sot, armiku më i madh i individit, i lirive të tij, i të drejtave të tij, i interesave të tij, i mirqënies së tij, i
prosperitetit të tij, i familjes së tij e ka emrin EDI RAMA!!! Sepse sot, Edi Rama na ka provuar në mënyrë të pakundërshtueshme se përfaqëson një “CLEAR AND PRESENT DANGER”, një rrezik të qartë dhe të drejtëpërdrejtë për SHTETIN E TË DREJTËS, për MIRËQËNIEN TËNDE SI INDIVID!!!
Rama përfaqëson sot një rrezik për këdo që nuk është dakort me modelin e tij të qeverisjes së personalizuar; për këdo që kundërshton sot mendësinë e Ramës të huazuar nga Mbreti Francez Luigji XIV, “L’Etat c’est moi” – shteti jam unë!!!
Kombinatasit do arrijnë të mbrojnë të drejtat, pronën, vendbanimin e tyre vetëm duke u bërë bashkë, pa paragjykime, me këdo që i del ballazi këtij rreziku të qartë dhe të drejtëpërdrejtë!!!!