RINDERTIMI…. PASKA “PERFUNDUAR”!!! HA!!!!

Ministria e Infrastruktures dhe Energjise e Edi Rames deklaron se ka qene me “efektive” ne kryerjen e rindertimit se Erdogani i Turqise!!!

1-KOHEZGJATJA RINDERTIMIT!!!

Erdogani filloi rindertimin vetem ne 2023. Dhe turp ti vije!!! E zgjati rindertimin vetem 1 vit!!!

MIE e Rames, e ka filluar ne 2020!!! Dhe meqe “punet e mira behen ngadale”, nuk ka dhene ndonje “date zyrtare” ku te mos flitet me per banesa apo pallate qe “po rindertohen”!!!

Turp pra te kete Erdogani, qe i ben punet shpejt e shpejt dhe nxituar, jo MIE i Rames!!!!

O Kombinatas qyqare ne duart e kujt e late veten!!!! Hahaha!!! Mire tju behet!!!

2-NUMRI I NJESIVE TE RINDERTUARA!!!

Erdogani dorezoi celsat e 75 mije apartamenteve. Turp te kete Erdogani qe paska ndertuar kaq pak, edhe pse brenda 1 viti!!!

MIE i Rames ne 4 vite ka “ndertuar” 2250 BANESA INDIVIDUALE. Shkurt, medemek 2250 shtepi private. Dhe po “VAZHDON” akoma te “ndertoje” – sa, si, dhe ku nuk ka rendesi!!! Rendesi ka qe ato te ndertuara jane ca “kuvli te mrekullueshme” si ato te Ndroqit psh. Qe “vertet” kane “mbaruar”. Por brenda nuk ka hyre asnje familje!!! Hahaha!!! Pse, budallenj jane MIE dhe Rama tju dorezojne celsat ashtu fet-e-fet njerzve pa daulle, pa zhurne, e pa asnje tollovi mediatike qe i thurr lavde Fyhrerit Rama???

MIE i Rames deklaron se ka ndertuar edhe 4500 APARTAMENTE. Sa PALLATE bejne keto apartamente, nuk e ze njeri me goje. Se pastaj dikush mund te dale dhe ta pyese MIE-n: more, ketu fusni per pallate te ndertuar nga ju edhe ato qe ndertoi Erdogani ne Lac???

Rendesi nuk ka precizioni i fjales. Detaji! Rendesi ka qe MIE, edhe pse thote qe “Rindertimi ka mbaruar” VAZHDON te “ndertoje” 125 PALLATE.

Kombinatasi qe lexon shifren 125 “mban frymen” dhe thote bre!!! 125 pallate do ndertoka Rama ne Kombin-Art e tij ketu ne Kombinat!!!

O Kombinatas boll enderrove me sy hapur!!! 125 Pallate, MIE thote se po i nderton ne gjithe Shqiperine. Ndaj kafsho gjuhen dhe mos kerko pergjigje per pyetjen-dileme “more ka mbaruar apo nuk ka mbaruar rindertimi, qe ta marrim vesh xhanem”?!?!?

Dhe mos i bjere me kot ne qafe MIE-s dhe Rames me kujitjet e tua “po Erdogani brenda vitit beri dhe dorzoi celsat per 75 mije apartamente”!!! Se MIE dhe Rama nuk jane si Erdogani!!! Si thote ajo fjala e urte shqiptare: “Shume e per lume”!! Beri Erdogani 75 mije apartamente!!! Po a krahasohet cilesia e tyre me cilesine e 4500 apartamenteve apo dhe 125 pallateve qe pritet te ndertohen por nuk dihet se kur????

O qyqare Kombinatas ne dore te cfare pelivani keni rene!!! Me mire tia kishit dhene voten Erdoganit sesa pehlivaneve Rama-Veliaj qe ca media, vetem per te marre ca klikime me shune raportojne medemek per nje konflikt Rama-Veliaj!!! Tamam estrada qe duhet per ta mbajtur te dopinguar trurin tuaj dhe disponimin tuaj per te qene spekatore. Qe vdesin te ulen ne karrige para televizorit apo medias se radhes, per te pare pa pagese estraden e rradhes te orkesteuar nga Rama. Tamam estrada qe ti te mos kujtohesh asnjehere qe Rama-Veliaj jane nje dhe te dy burimi i te keqes per Kombinatin dhe jeten tende, pronen tende, familjen tende o Kombinatas!!!!

3-PARATE E HARXHUARA!!!

Erdogani KA PROBLEME SERIOZE me parate qe shpenzoi per rindertimin. Sepse ne vend te shpenzonte pa hesap, ka mbajtur llogari edhe per centin e shpenzuar!!! Ti vije turp qe nuk shfrytezoi rastin te vidhte pronen, te shpenzonte pa hesap, tju jepte para firmave te “ndertimit” qe i ka kliente, apo te fuste edhe ca para ne xhep, nuk ka rendesi nese xhepi eshte personal apo i partise!!!

MIE i Rames, zyrtarisht thote se ka “shpenzuar” 885 milione Euro!!! Fiuuuuuuuu!!!!

Per shtepi kuvli??

Per 4500 apartamente te “mbaruara”???

Pupupu!!! Kushedi sa do shkoje kjo shifer po te llogarisesh edhe berjen e 125 pallateve te pafilluara!!!

Po pse budallenj si Erdogani ishin MIE, Rama, dhe Veliaj??? Ti shpenzonin parate vetem per rindertim real?? Te mos jepnin bonuse???

Jo oreeee!!! Po qysh do fitoheshin zgjedhjet pa shperndarjen e bonuseve??? Pse, si Erdogani jemi une si Rame dhe ai Veliaj?? Pse ose budallenj jemi ne qe te mendojme ti fitojme zgjedhjet sic ben Erdogani qe mban premtimet qe ju ben turqve??? Jo ore!!! As une si Rame, as ai si Veliaj nuk e kemi as zakon, as ne plan ti fitojme zgjedhjet duke paraqitur programe apo mbajtur premtime!!! Une si Rama i fitoj zgjedhjet thjesht duke i rene daulles, dajres, duke rrotulluar tepsine, duke premtuar satelite shqiptare rreth Henes. Une si Veliaj i fitoj zgjedhjet duke dhene para zgjedhjeve nje pjate supe ne Kombinat (stil amerikan fushate elektorale) dhe duke shperndare miell, fasule, oriz, sheqer disa dite para votimit (stil shqiptar blerjeje te votes).

Pra, o Kombinatas!!

Kjo “pergjigje zyrtare” qe MIE i ka dhene Revistes MONITOR, duhet te te “gezoje” shume!!!

Sepse rindertimi, pergjithesisht, paska mbaruar – ja vetem ca apartamentw aty-ketu mbeten per tu bere!!!

Sepse Kombin-Arti paska qene thjesht karremi qe Rama te hodhi ty, per te te bindur ta lije Rama-Veliaj te te prishnin pallatin dhe rrembenin pronen!!!

Sepse megjithe parate e shpenzuara deri me sot, apo edhe ato qe do vazhdojne te shpenzohen edhe neser, ti do vazhdosh te mbetesh dhe bredhesh si cifut rrugeve te Kombinatit pa shtepi, pa dyqan, pa bonus, i perjashtuar!!!

Ndaj, aferim te qofte per voten qe i ke dhene Rames dhe Veliaj!!!

Ndaj ashtu te pafsha, duke vazhduar se kujisuri si langua pa shprese dhe i perdorur per qejf!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *