Deri me sot, faqja e GMK eshte vizituar nga nje larmi njerzish.
1000 vete kane lene nga nje gjurme ne faqe me like, koment apo share. Ka edhe shume te tjere qe kane hyre me shume se nje here per te lexuar por nuk kane dashur te lene gjurme. Nga e di kete??? Nga mesazhet e derguar ne mesenger nga njerzit qe nuk “lene gjurme”.
Por sot po ndalem tek Kombinatasit Emigrante dhe Kombinatasit ne Kombinat.
Ja vlen te besh krahasimin mes tyre sepse ka dallime ne sjelljen e tyre per ceshtjen e rindertimit ne Kombinat dhe politikave te Rames dhe Veliaj. Ka shume me teper dallimem po une po prek ketu vetem 3 dallime kryesore mes tyre.
1-Per Vizitimin e Faqes se GMK.
Kombinatasit emigrante ndryshojne nga Kombinatasit ne Kombinat.
Kombinatasit Emigrante futen me shpesh, pothuajse cdo dite dhe lene gjurme me like apo komente. Nga malli? Mundet te jete edhe keshtu. Dhe nuk ka azgje te keqe.
Per Kombinatasit ne Kombinat, marredhenia e tyre me faqen e GMK eshte me e “vdekur”. Po! Eshte e vertete qe ka Kombinatas qe futen dhe bejne edhe komente. Por keta jane shume pak ne raport me numrin qe do duhej te ishin. Sepse jane te pakten 1200 familje qe jane ne taven e rindertimit!!! Shumica e Kombinatasve ne Kombinat ose nuk jane futur fare ne faqen e GMK, ose futen rralle, ose edhe nese futen ndonjehere, jo komente, por as edhe nje “like” nuk e bejne!!!
Pse keshtu??? Nga frika? Mundet! Por eshte idiotesi! Cfare do ti frikesonte te benin nje koment?
Pse keshtu???? Nuk jane dakort me gjerat qe lexojne ne GMK?? Mundet!! Por edhe kjo prape do te ishte idiotesi!!! Sepse GMK, ne ato qe ka thene, ka folur vetem per nje interes: ate te Kombinatasve, pavaresisht nese i kane pallatet ne kembe apo iu jane shembur!!!
2-Per Gjykimin e Rindertimit ne Kombinat.
Kombinatasit Emigrante shfaqin nje gjykim shume me te shendoshe dhe te avancuar per pronen, politikat e Rames dhe Veliajt, rindertimin, gjerat qe jane jetike ne Shqiperi se Kombinatasit ne Kombinat.
Kombinatasit Emigrante e konsiderojne cmenduri dhe te papranueshme idene qe Rama-Veliaj te te marrin pronen per qejf!! Te te prishin pallatin per interesin e tyre!!! Te te spostojne aty ku ju do qejfi atyre!!! Te te jape aq metra katrore sa ju do qejfi atyre!!!! Ajo qe Kombinatasit Emigrante kane te perbashket eshte se pavaresisht ne shkruajne nga Amerika, Gjermania, Greqia, Italia, Franca, Anglia apo cdo vend tjeter, komentet dhe qendrimi i tyre eshte pothuaj i njejte: Pra jane kunder gjerave qe po bejne Rama deh Veliaj ne Kombinat.
Pse ndodh keshtu??? Ngaqe kane nostalgji per cfare kane lene pas??? Mundet!!! Por une mendoj se ajo qe i ben ata te ndajne te njejtin vleresim per veprimet e Rames dhe Veliaj eshte fakti qe ata, aty ku jetojne, jetojne ne gjirin e nje shoqerie normale, ku sundon ligji, shteti i se drejtes, respekti per pronen, individin, te drejtat, ku qeveritari i dites nuk ka shanc te tregohet arrogant. Duke jetuar dhe u integruar ne nje shoqeri normale, ata, me apo pa dashje, kane bere te tyren edhe mendesine korrekte qe karakterizon keto shoqeri. Dhe ne komentet e tyre, ata shprehin pikerisht kete “normalitet” ne gjykim qe ju ka futur brenda tyre shoqerite e vendeve ku jetojne.
Kombinatasit ne Kombinat nuk e quajne cmenduri as rrembimin e prones, as prishjen e pallatit, as degdisjen e tyre ku ti doje qejfi Rames dhe Veliajt, as mbetjen perjashta per 3 vjet, as shancin qe te mbeten perjashta edhe per shume vite te tjere, as propaganden dhe mashtrimin sistematik dhe te trashe qe Rama-Veliaj po ju bejne cdo dite.
Kombinatasit ne Kombinat as nuk ju shkon ne mend dhe as e mendojne si dicka “normale”. le me pastaj “mencuri”, te ngrene zerin, te kerkojne te drejten e tyre baze, te trokasin ne dyert e gjykates, te dalin ne proteeste, tju kerkojne Rames dhe Veliajt rindertimin e pallateve ne te njejtin vend!!!
Ky lloj Kombinatasi ne Kombinat quan “normale” dhe per “te miren” e vet qe te heshte kunder padrejtesise qe i behet, tju beje bisht tubimeve ku kerkohet rindertimi i pallateve ne te njejtin vend, te prese cfare do te ndodhe, te marre ate shtepi qe do ti jape Rama-Veliaj, aty ku do tju thone ata, aq metra katrore sa do vendosin tju japin, dhe kur ti bjere ne mend Rames dhe Veliaj tua jape!!!
Pse keshtu??? Disa thone “nuk dine” apo “nuk i ka lameruar njeri” rreth gjerave per rindertimin!!! Edhe mundet!!! Por, sic i thoja me pare ne nje koment timin, kujt i uleret hallin ne shpine, kerkon dhe di te gjeje cdo gje qe mund tia lehtesoje kete hall!! Pra une nuk besoj se eshte thjesht cestje mos te diturit apo mungese komunikimi. Une besoj se eshte ceshtje mendesie. Une besoj se sjellja e shume Kombinatasve ne Kombinat eshte shprehje direkte e pasojave te tmerrshme qe ka lene Enver Hoxha ne trurin dhe sjelljen e “njeriut te ri” qe ai krijoi, dhe qe sot eshte brenda mendjes dhe veprimit te shumices se Kombinatasve. Rama kete e ka kuptuar shume mire jo sot, por vite e vite me pare. Sot ai po ben me Kombinatin pikerisht ate qe e thote qarte ajo shprehja popullore “sipas kokes, edhe festja”!!!! Rama po sillet me Kombinatasit ashtu sic po sillet ai pikerisht pse e di se me cfare njerzish ka te beje!!! Rama po sillet ashtu sic i teket me Kombinatin pikerisht sepse e di qe nga “njeriu i ri” Kombinatas nuk i hyn asnje gjemn ne kembe.
3-Kundershtimin Planeve Rama-Veliaj per Kombinatin.
Kombinatasit Emigrante e kane shprehur hapur qendrimin e tyre kunder planeve qe Rama-Veliaj kane per Kombinatin. Madje shume prej tyre ju bejne thirrje Kombinatasve te zgjohen dhe kundershtojne keto plane. Fakti qe Kombinatasit Emigrante jane kunder planeve te Rames dhe Veliaj eshte gje e mire. Po ashtu edhe thirrja qe ata ju bejne kombinatasve. Problemi eshte se ROLI dhe NDIKIMI i Kombinatasve Emgrante ne kundershtimin e planeve te Rames dhe Veliaj eshte ose MINIMAL, ose PA EFEKT!!!
Perse keshtu??? Po e them thjesht: Rama nuk ka frike nga emigrantet por nga ata qe jetojne ne Shqiperi. Rama nuk can koken per kundershtimin qe shprehet me like, komente, apo share nga njerez qe nuk jetojne ne Shqiperi!!! Por Rama do frikesohej vertet nese numri i njerzve qe do ishin te pakenaqur me te ne Shqiperi do te ishte vertet i madh!!! Kjo pakenaqesi mund te perkthehej edhe ne protesta masive si ajo e studenteve apo per naften, por mund te perkthehej edhe ne vota kunder tij!!! Kombinatasit Emigrante, sado kunder te jene planeve te Rames dhe Veliaj per Kombinatin, duke qene se jetojne jashte dhe nuk jane prezent fizikisht ne Shqiperi NUK mund te shendrrohen ne nje force te tille qe tia turbulloje dhe lere pa gjume Ramen. Per me teper, shume prej atyre, as per te votuar ne Shqiperi nuk e cojne ne mendje, ca sepse eshte e kushtueshme, sa sepse edhe vete ata nuk besojne tek vota!!!
Kombinatasit ne Kombinat, ne vend te ishin forca dhe presioni kryesor ndaj Rames dhe Veliaj per planet e tyre per Kombinatin, duke ngritur zerin, duke kerkuar llogari, duke shkuar ne gjykate, duke mos-dhene voten afrofe, duke protestuar, kane “zgjedhur” te heshtin, te presin, te nenshtrohen, te blihen, te shiten, te jarratisen nga syte kembet, te zvarriten neper apartamente 180-mije lekeshe, dhe te mbahen me shpresat luge-bosh qe ju ofron cdo dite Rama dhe Veliaj.
Pse keshtu??? Frika per ndonje “raprezalje” ndaj tyre nga Rama-Veliaj??? Edhe mundet!!! Jane te kenaqur me gjendjen dhe 180-mije lekeshin??? Edhe mundet!!! Por 180 mije-lekeshin sot iken per 4 dite, se kostoja e perditshme ka vajtur ne stratosfere!!! Arsye te tjera??? Perseri mundet!!!
Por une besoj se mungesa e protestave dhe mos-ushtrimi i presionit dhe kerkeses se llogarise mbi Ramen dhe Veliajn nga Kombinatasit eshte tregues i trushpelarjes se suksesshme te Kombinatasve, qe Rama-Veliaj kane praktikuar ne tere keto vite ne pushtet!!!
Ne kemi shprehjen “kur te vijne mendte, nuk ti hane as qente”. Ne rastin e Kombinatasve, me aq sa kam pare, nuk jam i sigurte se do tju vijne mendte ndonjehere!!! Por jam i sigurte, qe edhe po iu erdhen ndonjehere, ndonese do plasin grushtet mbi kokat e tyre dhe thone “c’i beme vetes”, mendte e tyre nuk do te kete qen ti haje!!!!!