Pyetje per Planet e Bashkise ne Kombinat

Shumë pyetje të vijnë në mendje, kur sheh rubrikat e lajmeve dhe gjithmonë i lidh ato me hallet e tua.

Por kam veçuar disa pyetje, sigurisht në lidhje me Hallin tonë.

1- Çfarë do të ndodhë me 4646m², që Qeveria i konfiskoi ” Ideal Construction”?

  • A mund të përdoret ky ligj i nxjerr rishtazi nga Qeveria për të strehuar familjet e mbetura të pastrehë nga Tërmeti i 2019?
  • Sa familje të mbetura të pastrehë nga Tërmeti i 2019 mund të strehohen në ato 4646m²?
  • Nqs ky Ligj i miratuar rishtazi e parashikon, rastin kur Bashkia ose Qeveria mund t’i përdorin metrat katrorë të konfiskuara, për projektet e të pastrehëve. Pse mos i përdorin këto metra katrorë për të akomoduar të pastrehët nga Tërmeti ose të pastrehët nga projektet e Rindërtimit ose e thënë ndryshe “të pastrehët e Erion Veliajt” ?

2- Një pjesë e lagjes së Kinostudio do të rehabilitohet, gjithashtu edhe disa pallate pjesë të saj.

  • Pse nuk ndodhi kjo edhe në Kombinat?
  • Edhe pse faktet janë që jo të gjithë pallatet duheshin prishur, pse nuk po ndërmerr asnjë veprim Bashkia?
  • Pse po vonon kaq shumë Rindërtimi në Kombinat?
  • Çfarë planesh ka Bashkia në Kombinat?
  • Çfarë planesh ka Bashkia te Pupulitet në Kombinat?
  • Kush përfiton nga kjo vonesë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *