E verteta e fundit nga zgjedhjet e 14 Majit ne Kombinat eshte kjo:
- Pjesemarrja nen 50% e njerzve ne votime eshte nje nder kushtet qe i garanton dyshes Rama-Veliaj qendrimin dhe pushtet dhe mbreterimin e tyre si despote!!!
- Nese ne 100 veta shkojne vetem 20-30 veta per te votuar; dhe nese nder keta 20-30 veta, 13-15 veta jane votues te “salduar te Rama-Veliaj, Rama-Veliaj nuk do mund te shkulen dot nga pushteti.
Cilet jane faktoret qe ndikojne ne mbetjen e Rama-Veliaj ne pushtet? Si e realizojne ata kete gje?
FAKTORI I PARE NDIHMES PER RAMA-VELIAJ ESHTE EMIGRACIONI.
- Emigracioni ndihmon Rama-Veliaj duke mos marre pjese ne votim. Arsyet mund te jene te ndryshme por pak a shume dihen.
- Ne zgjedhjet e 2023, lista zyrtare e votuesve me te drejte ishte 3.65 milione. Por meqe 50% e listes jane votues qe jane EMIGRANTE, atehere, numri real i votuesve ishte 1.7-1.8 milione votues.
- Mospjesemarrja e emigranteve ne votim e ndihmoi Rema-Veliaj duke ua bere sfiden me te lehte: ne vend te luftonin per te “bindur” 3.65 milione votues, Rama-Veliaj “paten pune” vetem me 1.8 milione.
FAKTORI I DYTE NDIHMES PER RAMA-VELIAJ ESHTE REFUZIMI DHE MOSPJESEMARRJA NE VOTIM.
- Edhe mospjesemarrja ne votime, con uje ne mullirin e Rames. Jo me kot Rama beri thirrje eksplicite “rrini ne shtepi”, “mos shkoni fare te votoni”. Arsyet e mos-pjesemarrjes ne votim mund te jene te ndryshme. Por ato “permblidhen” ne dy arsye kryesore: 1) bindjes se “te gjithe nje turi kane” dhe 2) mos-parjes ten je alternative te re.
- Ne zgjedhjet e 2023, niveli i mospjesemarrjes ne votim ishte 10%-15%. Ose midis 300-400 mije vetave.
- Dominimi i psikologjise se Refuzimit dhe Mospjesemarrjes ne votim e ndihmoi Rama-Veliaj duke ua bere Akoma me te lehte sfiden e zgjedhjeve: ne vend te luftonin per te bindur 1.8 milione votues, Rama-Veliaj ju desh te llogarisnin dhe merreshin vetem me 1.3-1.4 milione votues.
FAKTORI I TRETE NDIHMES PER RAMA-VELIAJ ESHTE NUMRI I ULET I VOTAVE QE JU NEVOJITET ATYRE PER TE FITUAR 51%.
- Per te qendruar ne pushtet Rama-Veliaj i duhet nje fitore 51%. Sa votues iu nevojiten atyre per te arritur 51%? Nese nga 3.65 milione votues hiqen 1.8 milione emigrante, hiqen edhe 400 mije votues qe refuzojne te votojne, atehere mbeten midis 1.4-1.6 milion votues. 51% I te cileve eshte nje shifer midis 700-800 mije votave per Rama-Veliaj.
- Nga 800 mije vota, Rama-Veliaj kane “ne xhep” te sigurta 500-600 mije vota te PS. Ne 1999, ne nje bisede timen me Ramen ne zyren e tij te Ministrit te Kultures, Rama me tha se plani i tij ishte tiu rrembente Nanos dhe gjenerates se tij Partine Socialiste. “Jane parti pushteti. Ne kohera te mira apo te keqija ka te “salduara” 500 mije vota. Fakti qe Rama-Veliaj ua rrembyen PS Nanos, Dades, Majkos, Metes, do te thote se sot, i kane ne xhep 500 mije. Pra ne vend tju duhet te merren me “te bindurit” e 800 mije veteve, ne fakt, Rama-Veliaj ju duhet “te punojne” dhe merren vetem me sigurimin e 300-400 mije votave pushtet-mbajtese
FAKTORI I KATERT NDIHMES PER RAMA-VELIAJ ESHTE VETE TE QENURIT E TYRE NE PUSHTET, BENEFITET QE SHPERNDAN
- Nese ne analize te fundit Rama-Veliaj ju duhet te “bindin” dhe marrin voten 300-400 mije veteve, realizimi i saj eshte i lehte per dy arsye: 1) benefitet e pushtetit qe Rama-Veliaj mund te shperndajne; 2) disponimi I njerzve per tu shitur e blere qofte edhe me nje cmim simbolik.
- 300-400 mije vete ne Shqiperi blihen dhe shiten me “menyra legale” – punesim ne shtet, shperblime extra ne prag zgjedhjesh, zgjidhje halli te njerzve ne kembim te votes, shperndarje ushqimesh, berjen e makiazhit me asfalt elektoral, dhenia e kontratave me para publike e te tjera forma “efektive” te futjes se votes ne thes!
- 300-400 mije vete ne Shqiperi blihen dhe shiten vullnetarisht, me deshire, dhe pa pike problemi. Keta njerez perfaqesojne ose “njeriun e ri” qe prodhoi Enver Hoxha, ose “qytetarin” e pas-1990, qe prodhoi katrahura shqiptare ne vlera dhe besime, sjellje dhe veprime ne nivel individi, grupi, komuniteti, shoqerie.
Ne loje mund te kete edhe faktore te tjere. Padyshim qe ka!
Por une u ndala vetem tek keta 4 faktore te NATYRES dhe PASOJAVE PRAKTIKE.
Shkurt:
- pa u angazhuar vota e emigranteve;
- pa u nxitur pjesemarrja e te pakenaqurve;
- pa u rritur numri i pergjithshem i votave qe duhen marre per te mbajtur apo marre pushtetin;
- pa i prere doren abuzimeve te pushtetareve Rama-Veliaj me benefitet qe mundeson te paturit e pushtetit,
Rama-Veliaj do te vazhdojne te qendrojne ne pushtet.
Te shkaterrojne cfare te duan. Kur te duan.
Do vazhdojne ti justifikojne bemat e tyre me emrin e se “rese” dhe do te shesin virtualen per reale!