E verteta e fundit per Kombinatin ka te beje Qeverisjen dhe Perfaqesimin:
- Ne modelin aktual qeverises te pushtetit lokal, ku Kombinati eshte nje Mini-Bashki nen sqetullen e Bashkise se madhe te Tiranes, Kombinati ka qene dhe do te mbetet ne periferi te vemendjes.
- Ne modelin aktual zgjedhor, ku Kombinatasit ua japin voten njerzve qe nuk kane lidhje me Kombinatin, Kombinatasit kane qene dhe do te mbeten te paperfaqesuar; hallet dhe interesat e tyre kane qene dhe do mbeten jetime.
KOMBINATI ESHTE VIKTIME E MODELIT AKTUAL TE QEVERISJES LOKALE
Kombinati ka qene dhe ka mbetur nje nder zonat me te varfera dhe me te pazhvilluara. Ndonese gjeografikisht shtrihet deri tek Astiri, dhe ka nje popullsi rreth 80 mije banore. Kjo ka ndodhur per shkak te formes se tanishme te qeverisjes se centralizuar te Tiranes me nje Bashki Qendrore. Ku vendim-marrjen e ka ne dore Keshilli Bashkiak i Tiranes ndersa politikat dhe egzekutimin e tyre e ka ne dore Kryetari i Bashkise. Kombinati eshte shendrruar ne nje satelit dhe kosh ku Rama-Veliaj akomodojne plehrat e tyre me shkolle 8-vjecare.
Por nuk mund te ndodhte ndryshe!
Fakti qe Bashkia e Tiranes eshte shendrruar nje monster gjigante, jo vetem nga pikepamja e territorit nen hyqmin e Veliaj, por para se gjithash nga pikepamja e te ardhurave, ka sjelle pasojat e saj:
- kur ne tavoline ke nje mori problemesh nga me te ndryshmet nga i gjithe territori ne autoritetin e Bashkise se Tiranes, veshtire se do te te bjere ndermend per problemet specifike te Kombinatit;
- kur ne tavoline te trokasin nga mengjezi deri ne darke klientet qe i kane vene syrin parave te Bashkise se Tiranes, veshtire se mbetet ndonje lek per ta hedhur ne Kombinat.
Ka te pakten 10 vjet qe Kombinati eshte njejtesisht i njejti. I vetmi “ndryshim” qe kaloi ne Kombinat, ishte ai qe erdhi na zoti me termetin e 2019, dhe shkaterrimet qe Rama-Veliaj iu bene pallateve.
Me modelin aktual te pushtetit lokal, mini-Bashkia e Kombinatit eshte kthyer ne nje institucion i cili:
- nuk ka asnje pushtet vendim-marrres por vetem zbaton vendimet qe merren ne Bashkine e Tiranes
- puneson njerzit militante te rilindjes socialiste
- nuk ka lidhje me hallet e njerzve qe banojne ne Kombinat – ose edhe nese shfaq ndonje lidhje, ajo rezulton vetem per grupet aktiviste dhe patronazhiste te Rama-Veliaj
- nuk ka asnje kontribut ne ndryshimin e cilesese se jetes urbane, ekonomike, sociale, kulturore te Kombinatit.
KOMBINATI NUK KA NJERI TE FLASE PER TE
Me modelin aktual qofte te qeverisjes vendore, qofte te zgjedhjes se perfaqesuesve Kombinati I dekades se fundit nuk ka patur asnje te flase per te.
Nese Kombinati do te kishte qene Bashki me vete, me Kryetarin dhe Keshillin e vet, do te ndodhnin keto gjera:
- postin e Kryetarit do ta “sulmonin” njerez nga Kombinati qe jetojne ne Kombinat dhe njohin Kombinatin.
- Ne Keshillin Bashkiak do luftonin per tu bere antare njerez nga Kombinati, qe jetojne ne Kombinat dhe njohin Kombinatin
- Fushata zgjedhore do dominohej nga ceshtje me interes specifik per Kombinatin, jo per ceshtje qe nuk luajne asnje rol per jeten dhe zhvillimin e Kombinatit
- Poltitikat e zhvillimit dhe zbatimi i tyre do te ishin pergjegjesi e Kryetarit te Kombinatit. Ndersa Vendim-Marrja do te ishte atribut i Keshillit Bashkiak te Kombinatit.
- Administrata e Bashkise Kombinatit, prape, mbase nuk do ti shpetonte politizimit dhe brenda saj mund te zinin strehe perseri perfaqesues te partive. Por ama detyrat dhe pritshmerite ndaj tyre do te ishin shume te percaktuara sepse autoriteti emerues dhe shkakrkues i tyre gjendet ne te njejten ndertese.
- Qytetaret e Kombinatit do kishin komunikim me te drejteperdrejte, efektiv, me Kryetarin dhe Keshillin Bashkiak te Kombinatit. Vete llogari-dhenia dhe llogari-kerkimi do te ishin dy procese shume me te gjalle dhe efektive nga sa jane aktualisht ne modelin qender-satelit
Por meqe Kombinati ka kohe qe nuk eshte nje “fushe beteje” ajo qe ndodh permblidhet ne kete tablo:
- Kombinatasit, ne vend te zgjedhin Kombinatas ti perfaqesojne, qofte ne postine Kryetarit te Bashkise, qofte ne Keshillin Bashkiak, kane “zgjedhur” dhe vazhdojne te “zgjedhin” njerez qe nuk kane asnje lidhje me Kombinatin por I vijne atij rreth e rrotull si jabanxhinj, por qe ne vend te kerkojne hotel per te fjetur, kerkojne vota per te hypur ne pushtet.
- Kombinatasit, ne vend qe te flasin vetem per problemet dhe hallet e tyre, flasin per cdo gje, shqetesohen ne do marri apo jo vota dikush qe te mbetet ne pushtet, por vetem veten e tyre nuk e pyesin njehere: more, keta qe vijne dhe kerkojne vota dhe pushtet, flasin per vete apo per ne? Vijne per hallin e tyre apo per hallet tona?
Kjo eshte arsyeja per ne fushaten e zgjedhjeve te 14 Majit ajo qe ndodhi ishte kjo:
- Rama-Veliaj nuk erdhen asnjehere te flisnin me Kombinatasit per hallet e tyre; E perse do duhej te vinin dhe te flisnin per halle kur, fokusi i tyre nuk ishin hallet e Kombinatasve por thjesht futja e votave te tyre ne thesin e 50%+1 permes punesimit ne administrate, shperblimeve, zgjidhjes “specifikeve” sipas hallit te personit?
- Kombinatasit nuk pane fushate hallesh por fushate hallatesh dhe tallavatjet spektakolare!
Duke vene gishtin ne keto dy te verteta, 2 probleme rrjedhin nga to dhe do vazhdojne te jene prezent:
- Askush nga elita politike nuk ka ndermend te ndryshoje as modelin e qeverisjes se pushtetit vendor, as modelin zgjedhor
- Vete Kombinatasit jane ose te pandjeshem ndaj ketyre problemeve, ose jane te angazhuar politikisht si kliente stabel te nje force politike.
Me keto 2 te vertetat e fundit mbaron edhe “deshmia” e zgjedhjeve te 14 Majit te asaj qe eshte dhe vezhgohet ne Kombinat. Nese dikush do te pyese cfare vjen pas tyre, apo ku do te shkojme, pergjigja me e pare dhe e thjeshte do te ishte: Nese historia e kaluar ka ndonje vlere per te nesermen e paardhur ende, vlera me e madhe mund te permblidhej ne shprehjen e urte popullore “ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron”. Kush nuk nxjerr mesime nga e kaluara eshte i destinuar te pesoje ne kurrizin e vete te njejten gje!
Kaq edhe per sot!