E VERTETA E TRETE E 14 MAJIT NE KOMBINAT

E verteta e trete e hidhur e 14 Majit ne Kombinat eshte kjo:

  • Me shume se Rama-Veliaj, shkaterrimin e Kombinatit e “vulosen” Kombinatasit dhe Emigracioni!

Ne zonat e pallateve te shembura ne Kombinat rezultati ishte ky:

  • ne votim moren pjese vetem 20%. Pra ne 100 vete qe u ishin prishur pallatet, vetem 20 vajten te votonin.
  • 60%-70% e tyre votuan pro Veliaj. Pra ne zonat e pallateve te shembura, ne 20 veta qe vajten te votonin, 13 veta ia dhane voten po Veliaj, shkaterruesit te pallateve, njeriut qe ne 4 vite ju ka thene vetem genjeshtra!

Zyrtarisht, Kombinati ka rreth 55,500 votues me te drejte vote. Ne 14 Maj, moren pjese vetem 21 mije veta. Ndaj

pyetja qe del eshte kjo:

  • Nese ne 100 veta, shkuan dhe votuan vetem 20, perse ndodhi kjo?? Ku “humben” 80 vetat e tjere?

Eshte e vertete qe nje pjese e tyre mund te kene qendruar ne shtepi dhe nuk shkuan te votonin. Ne Kombinat, kjo shifer vertitet diku tek 6,000 veta.

Por ama, pjesa me e madhe e votuesve “mos-votues” ne Kombinat jane emigrante. Numri i Kombinatasve emigrante sot vertitet midis 28,000-30,000 veta.

Ndaj, kur vjen puna per rolin dhe ndikimin e Emigracionit ne historine e Kombinatit, fakti qe numri i mos-pjesemarresve ne votim ishte i larte; fakti qe edhe numri i Kombinatasve emigranteve eshte shume i larte; si dhe fakti qe “fati” i Kombinatit mbeti ne dore, dhe u “vulos” nga nje grusht Kombinatas qe nuk dine per cfare jetojne mbi toke dhe cfare do te thote te jetosh ne nje shoqeri te civilizuar, flet per nje rol dhe ndikim negativ te Emigracionit jo vetem ne kontekstin e Kombinatit por edhe me gjere.

Ne kete kuptim, nje pohim qe mund te behet eshte ky: Emigracioni, financiarisht mund te jete nje faktor me ndikim pozitiv per familjet Kombinatase, por politikisht, ai eshte nje faktor me ndikim negativ.

Mungesa fizike e Kombinatasve emigrante ne Shqiperi ndikon negativisht ne tre realitete:

  • TE KERKUARIT DHE DHENURIT LLOGARI NGA PUSHTETARI. Sa kohe qe Kombinatasi emigrant i “kerkonte” llogari Rames dhe Veliaj vetem duke shfryre ne facebook, ata as qe nuk e cane koken as edhe nje minute per kete lloj “presioni”
  • QYTETARINE CIVIKE AKTIVE. Sa kohe qe Kombinatasi emigrant, e shprehte “revolten” e tij vetem ne menyre “virtuale”, por jo fizike, pra ne formen e protestive dhe angazhimit qytetar, Rama-Veliaj as e vune ndonjehere ne referene krijimin ne Kombinat te nje kundershtimi serioz ndaj tyre.
  • KARAKTERIN DEMOKRATIK TE QEVERISJES DHE PUSHTETIT. Duke mos votuar as aty ku banojne, as duke ardhur fizikisht ne Shqiperi, emigrantet Kombinatas nuk kish se si te kontribuonin ne ndryshimin e pushtetit dhe qeverise. Qe ne fakt eshte edhe vete esenca e demokracise. Pra, thuaj sa te duash “nuk jam dakort me qeverine”. Persakohe qe ti mosdakortesine tende nuk e perkthen ne vote, kritika qe ti si Kombinatas emigrant ke ndaj qeverise jo vetem qe nuk vlen, por edhe e le fatin e gjerave, te vete demokracise, ne doren e njerzve egzistencialiste. Qe vetem mendesi dhe fryme demokratike veshtire se gjen te mbllacisin brenda tyre.

Dikur i pata premtuar Rando Devoles se do te shkruaja nje dite per rolin dhe ndikimin e “komunitetit virtual” mbi çështjen e Kombinatit. Shkrimi i sotem mund te quhet nje pjese e tij sepse Kombinatasit emigrante, ne fakt jane pjesa me aktive e komunitetit virtual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *