Intervista qe Ilir Alimehmeti dha sot tek Beti Njuma ekspozon menyren politikisht klienteliste se si merr vendimet Keshilli Bashkiak i Tiranes.
Njerzit mbase e dine qe egziston nje Keshill Bashkiak. Qe merr vendime. Emri i te cilit perdoret nga Veliaj dhe kukullat e punesuar prej tij per te trembur dhe imponuar individin qe Veliaj e ka vene ne shenjester per ta hequr qafe kur ai shihet pemgese per realizimin e nje plani.
Por jam i sigurte qe njerzit as qe kane info dhe dijeni me minimale per MENYREN dhe MEKANIZMAT qe perdor Veliaj dhe Keshilli Bashkiak i Tiranes kur marrin vendime.
Keshilli i ri Bashkiak ka vetem pak dite qe eshte bere funksional dhe ka bere mbledhjet e para. Ne interviste, Alimehmeti tregon marifetet qe perdor Veliaj dhe keshilltaret e tij.
Kjo gje, nuk eshte se ka ndodhur vetem ne seancat ku Alimehmeti ka qene prezent dhe ka patur rastin te vezhgoje, pyese, kerkoje llogari.
Ky stil vendim-marrjeje ka qene i gjalle dhe absolut sidomos ne Keshillin e meparshem Bashkiak qe ishte monokolor dhe nuk kishte ndonje Alimehmet aty brenda te denonconte publikisht pislleqet.
Me kete stil mafioz vendim-marres, Veliaj dhe Keshilli i tij Bashkiak moren gjithe ato vendime per shembjen e pallateve ne Kombinat dhe ne pjese te tjera te Tiranes.
Asokohe, askush nuk i vajti ne mendje te vinte ne dyshim “ndershmerine” dhe “pastertine” e vendimeve te marra. Sot ne e dime qe Veliaj i mandatit te dyte dhe Keshilli i tij Bashkiak moren vendime qe vetem lidhje me te verteten, te drejten, transparencen nuk kishin lidhje.
Por sot mund te pyetet:
A do ti kerkohet lllogari Veliaj, nga ky Keshill Bashkiak i sotem, per vendimet e marra per rindertimin ne Kombinat gjate 4 viteve te shkuara????
Ju vete, a do ta desheronit te ndodhte mje gje e tille???
Sepse berja e nje gjeje te tille eshte forma minimale e te kerkuarit llogari pushtetit dhe qeveritareve per ato vendime apo gjera qe kane bere ose jo!!!!