Per GMK, nje nga mesimet nga rezultatet e zgjedhjeve te 14 Majit eshte ky:
Gjendja ne Kombinat, por jo vetem ne Kombinat por edhe ne nivel Tirane apo Shqiperie, nuk do te ndryshoje sa kohe qe sistemi zgjedhor te jete ky qe eshte!!! Me kete sistem zgjedhor, Rama-Veliaj mund te qendrojne perjetesisht ne pushtet!!!
Prandaj nese duam ndryshim te gjendjes se Kombinatit, – nje nga rruget e realizimit te ndryshimit eshte ndryshimi i sistemit aktual zgjedhor. Ndaj GMK rreshtohet me te gjithe ato zera dhe forca qe do te luftojne per ndryshimin e sistemit zgjedhor.
1-PSE SISTEMI ZGJEDHOR AKTUAL MBAN RAMA-VELIAJ NE PUSHTET?
Ky sistem mban Rama-Veliaj ne pushtet per te pakten 4 arsye:
- Deprivon nga vota gjysmen e shqiptareve me te drejte vote – keta jane shqiptare qe jane emigrante dhe jetojne jashte. Kane te drejte vote por nuk arrijne ta ushtrojne jo vetem per shkak te kostos se larte te ardhjes se tyre ne Shqiperi diten e votimit, por edhe sepse qeveria nuk ju ka krijuar asnjehere mundesine e te votuarit ne vendet ku ata jetojne.
- Ul koston e realizimit te fitores se zgjedhjeve nga partia ne pushtet – ne kushtet kur realisht ne zgjedhje marrin pjese me pak se 50% e votuesve me te drejte vote, partia ne pushtet, per shkak te avantazheve qe i jep pikerisht pushteti ne burime financiare dhe “shperblime”, e ka shume me te lehte te siguroje aq vota sa ne perfundim te zgjedhjeve te therrase “Mbylle gojen! Se fitova”;
- I ben atentat dhenies llogari nga pushtetari njerzve te qeverisur dhe votues – ne kushtet kur ti si pushtetar je ne gjendje te blesh, apo shantazhosh kedo me ndeshkim per buken e gojes apo vendin e punes, kush guxon te te kerkoje llogari cfare ke bere apo nuk ke bere gjate qeverisjes tende? Ndaj modeli aktual zgjedhor jo vetem I ben atentat llogari-dhenies por edhe shkaterron vete esencen e demokracise – ndryshimin e pushtetit!
- Pamundeson hyrjen ne tregun politik te alternativave te reja – ne kushtet kur sistemi aktual zgjedhor favorizon vetem partite kryesore, kjo do te thote se alternativat e tjera qe ju ofrohen qytetareve kane pak ose aspak gjasa te cajne sistemin dhe ndryshojne status-quo.
E doni me thjesht?
Ne Zgjedhjet e 14 Majit, zyrtarisht numri i votuesve 3.655.000 vete.
Dhe c’ndodhi?
Ne perfundim te zgjedhjeve Rama-Veliaj shpallen “fitoren” sepse sistemi ju “mundesoi” te gjithe kushtet per te fituar:
- Se pari, 52% e votuese ishin emigrante. Pra ne 14 Maj, Rama-Veliaj kishin perballe vetem 1.8 milione votues. Nuk ju desh te merrreshin dhe tu shisnin programet dhe idete e tyre 3.6 milion votuesve. Kosto pra, e pergjysmuar!
- Se dyti, per te shpallur “fituam” Rama-Veliaj nuk ju duheshin 1.8 milion pro tyre. Iu duheshin vetem 800-900 mije vota!
- Se treti, per ta patur te sigurte fitoren, Rama-Veliaj nuk iu duhej te “fitonin” zemrat e 800-900 mije votuesve. Sepse 600 mije votues Rama-Veliaj i “kishin ne xhep” si votues te “sigurte” te Partise Socialiste. Pra realisht, Rama-Veliaj ju duhej te “merreshin” vetem me 200-300 mije votues!!! Per ti bindur te votonin PS!!
- Se katerti, per te bindur 200-300 mije votues ti jepnin voten Rama-Veliaj nuk kishjte nevoje as per programe, as per takime, as per llogari-dhenie, as per gje!!! Keta votues “binden”, dhe sic tregoi rezultati “u binden” me benefitet dhe kopacen qe mundeson te qenurit qeveritar. Me shperblime ad hoc; punesime; kontrata! Me te “kujtuarit” kush i ka futur ne pun! Ose duke ju shkaktuar prrobleme njerzve dhe me pas duke vene ne levizje patronazhistet dhe aktivistet qe i ofrojne personit ndihme per ti zgjidhur “hallin” ne kembim te votes.
2-NESE DUHET, ATEHERE SI ARRIHET NDRYSHIMI I SISTEMIT ZGJEDHOR?
GMK mendon se ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk eshte nje sfide e lehte. Sepse cdo perpjekje per te bere nje gje te tille, te paret qe ka kunder jane ata qe perfitojne prej sistemit aktual zgjedhor – jo vetem nga ata qe jane ne pushtet por edhe nga partite kryesore opozitare qe edhe nese nuk arrijne dot te marrin pushtetin, perseri sistemi zgjehdor ju mundeson te perfitojne te gjitha te mirat qe i takojne ligjerisht opozites.
GMK mendon se cdo tentative per te ndryshuar sistemin zgjedhor do duhej te ishte e qarte per te pakten 3 elemente:
- ELEMENTET E REFORMES. Pra do duhej te kishte qartesi cilet jane elementet e reformes dhe perse meritojne te jene pjese.
- AKTORET REFORMUES. Ketu do duhej te ishte e qarte “kush do te bente cfare”. Me cfare tagri.
- HAPAT REFORMUES. Ketu do te duhej te ishte e qarte cilet jane hapat qe garantojne qe iniciativa do te kete shance me te medha realizimi dhe vete iniciativa te mos rrembehet nga grupe apo interesa te ngushta!!!
Deri tani, GMK ka luftuar per te drejta themelore te prones, vend-banimit, pjesemarrjes ne politikat publike nisur nga realite lokale si termeti dhe rindertimi ne Kombinat.
Zgjedhjet e 14 Majit treguan se nuk mund te kete nje “shkeputje” mes “Lokales” dhe “Kombetares”.
Fati dhe problemet e Kombinatit nuk mund te marrin rrugen e zgjidhjes se ndershme, te drejte, te balancuar, pa u perfshire ne ndryshimin e gjerave qe vertet dalin pertej Kombinatit, por kane ama ndikim direkt per cfare ndodh apo nuk ndodh ne Kombinat!!!