Videoja me poshte eshte dokumentari qe gazetari Andrea Danglli realizoi disa dite me pare me disa banore te Kombinatit, ne nje takim te organizuar tek Lokali i Kuqit, ku Kombinatasi i vjeter Miti Tina (gjenerata e dyte) ftoi Kombiatasit e “vjeter” te kontribuonin per dokumentarin.
Dokumentari, i sponsorizuar dhe transmetuar sot ne ora 17:00 ne EuroNews Albania, eshte nje tentative e pergezueshme, por perseri LARG ASAJ QE DUHET PER TU THENE PER KOMBINATIN DHE KOMBINATASIT!!!
Kush nuk ka arritur ta ndjeke dokumentarin, mund ta shohe ne linkun qe eshte ketu.
Personalisht mendoj se dokumentari ishte i suksesshem nga pikepamja e perdorimIt te TEKNOLOGJISE. Perdorimi i dronit mundesoi futjen e kameres, dhe kesisoj edhe te syrit te Kombinatasve ne skutat e Kombinatit-Industrial qe ne “vitet e arta” zhurmonin nga jeta ndersa sot jane kthyer ne varreze-hale!!!
Por dokumentari, megjithe intervistat e realizuara me disa nga banoret, nuk arriti te hedhe drite mbi pretendimin kryesor te dokumentarit: Historikun e Rritjes dhe Degradimit jo vetem te Kombinatit-Industrial por edhe te Kombinatit-Qyteze. Autori i dokumentarit deshtoi te mbante parasysh kete dallim.
Ne dokumentar u shfaqen mjaft pamje te Kombinatit te sotem, ashtu te shkaterruar, dhe disa pamje filmike te viteve 1950-te qe flisnin me shume per marrdheniet Enver-Stalin sesa per njerzit qe e ngriten, i dhane jete, dhe zhvilluan jo vetem Kombinatin-Industrial por mbi te gjitha Kombinat-Qytezen.
Difekti me i madh i ketij dokumentari ishte dominimi i tij nga mbeshtetja vetem ne pamje filmike qe jane transmetuar edhe me pare nga media te ndryshme dhe mos-evidentimi i njerzve qe i dhane jete Kombinatit.
Ne dokumentar, permes gojes se disa prej banoreve, u permenden emra futbollistesh apo ai i Xixiut!!! Por kjo eshte shume pak per te pretenduar se Dokumentari “zbardhi” historine e Kombinatit.
Dokumentari mbetet nje tentative e mire por e parealizuar prej mungeses se “rremimit” ne te shkuaren e Kombinatit, gjetjen e dokumentave dhe fakteve, dhe ekspozimit te tyre sot per te gjithe ata njerez qe sot jetojne ne Kombinat por qe dine pak apo aspak per Kombinatin!!
Une do ta kisha quajtur dokumentarin te suksesshem nese ai do te kishte bere pjese te tij dhe te fliste per figura Kombinatasish qe i dhane jete Kombinatit.
Do permend si shembuj vetem disa emra qe me vijne ne mend te tille si:
- Vasil Laska, nje nga ndertuesit e pare te Kombinatit;
- Bashkime e Bashkim Kukeli, burre e grua, njera Drejtoreshe e Shkolles 8 vjecare “8 Nentori” sot Lasgush Poradeci; tjetri profesor.
- Koco Devole dhe Adriana Ceko dy artiste qe jetuan ne Kombinat dhe kontribuan si Kombinatas;
- Shefqet Cani, mjek;
- Hazbi Serani, piloti Kombinatas qe ra ne krye te detyres;
- apo sa e sa te tjere Kombinatas nga futbolliste, inxhinjere, artiste, mesues., e deri tek drejtues te institucioneve, Spitalit, Postes, te vete fabrikave te Kombinatit,m te ish-Komitetit Egzekutiv!!!
Ne kete pike Dokumentari nuk solli ndonje gje te re!!!
Personalisht mbetem i mendimit se eshte e nevojshme hedhja drite mbi historikun e rritjes dhe degradimit te Kombinatit si atij Industrial, ashtu edhe qytezes Kombinat!
E verteta eshte se sot, GJENERATA E PARE e Kombinatasve, gjenerata e atyre qe hodhen themelet dhe u ngulen te paret ketu, ka vdekur.
Sot, edhe GJENERATA E DYTE, ajo e Miti Tines, jane ne vitet e pensionit.
I vendosur ne Kombinat ne 1970, une mund ta fus veten ne GJENERATEN E TRETE qe u rrit dhe jetoi ne Kombinat dhe sot mund te deshmoje per vitet e rritje dhe degradimit te tij.
Si une ka plot Kombinatas qe mund te kontribuonin ne ndricimin e historise tre-dimensionale te Kombinatit –
- si histori te njerzve qe kontribuan dhe i dhane jete atij:
- si histori zhvillimi institucional dhe urbanistik
- si histori problemesh, sfidash, dhe politikash publike te zhvillimit te tij!!!
Keta Kombinatas, jane vizitore te rregullt te faqes se GMK. Emra te tille si Rando Devole Arjan A Bejko, apo edhe shume te tjere, mund ti dilnin perzot dhe realizonin perbukuri ate qe dokumentari me i fundit deshton ta beje por qe do te ish kujtimi dhe nderimi me i mire per te gjithe ata qe jetuan dhe i dhane jete Kombinatit!!!!
