Gjithmone kam thene se trokitja ne Gjykate eshte mbrojtja me e mire e interesit dhe te drejtave te tua perballe Qeverise! Protestat, daljet ne media, apo takimet me perfaqesues te partive politike nuk i kam hedhur poshte. Por i kam pare si sekondare. Sepse per mua, rruga paresore ka qene dhe mbetet Gjykata!
Logjika ka qene e thjeshte!
Se pari, nese GJYKATA jep nje Vendim pro teje, qeveria e dites, Veliaj apo Belindi qofshin ne krye te saj, i pelqen apo nuk i pelqen vendimi, eshte e detyruar ta respektoje. Prova per kete? 7 Pallatet ne Kombinat qe sot jane ne kembe perkunder 25 pallateve te tjere, apo edhe PRESTIGE Resort te Irfan Hysenbelliut, qe nuk trokiten ne gjykate dhe sot jane ne rrenoja!
Se dyti, PROTESTAT, jane thjesht nje FORME PRESIONI, por jo nje AUTORITET VENDIM-MARRES. Ato ndihmojne qe opinioni publik te behet me i ndjeshem, qe pushtetari ti hyje llogarive cfare humb apo fiton. POR protestat, sidomos kur behen nga 5 veta, nuk garantojne rezultatin qe do. Prova per kete? Astiri, Lapraka, 5 Maji, Berxulli!
Se treti, MEDIAT, jane thjesht nje FORME PUBLICITETI, por jo nje AUTORITET VENDIM-MARRES. Ato ndihmojne qe hallin tend ta marrin vesh shume njerez. POR mediat, sidomos ato klienteliste, ose nuk te hapin deren, ose nuk te lene te thuash te gjithe te verteten tende, ose te verteten tende e shtremberojne sipas interesit te tyre. Prova per kete? Fakti qe, megjithe pasqyrimin e fuqishem qe mediat ju bene ceshtjeve te Teatrit Kombetar, Astirit, Laprakesa, 5 Majit, publiciteti qe moren nuk i shpetoi ato.
Se katerti, TAKIMET ME PERFAQESUES TE PARTIVE POLITIKE, perbejne thjesht nje MENYRE ARTIKULIMI TE INTERESAVE TE TUA SI QYTETAR, por jo nje GARANCI PER ZGJIDHJEN E HALLIT. Ato ndihmojne qe te arrish te kesh sa me shume politikane ne krahun e interesave te tua. POR politikanet, nuk bejne azgje pa perfituar prej teje. Interesi i tyre eshte Vota jote, pushteti qe i jep ti, autoriteti qe merr per te marre vendime dhe shperndare benefite. Halli yt “eshte” edhe i tyre, per aq kohe sa eshte ne loje edhe pushteti! Prova per kete? Premtimet qe Rama-Veliaj ju kane bere Kombinatasve te termetit ne zgjedhjet e bera nga 2019 deri sot.
Shkurt, TRASENE JURIDIKE, ngritjen e padive ne Gjykaten Administrative, e kam konsideruar rrugen dhe kalin kryesor te betejes kunder Rama-Veliaj.
Por pavaresisht rendesise dhe betejes ne trasene juridike, ne jo pak postime, nuk kam lene pa theksuar fort edhe rendesine e TRASESE POLITIKE ne betejen e Kombinatasve per te mbrojtur te drejtat dhe interesat e tyre ne rindertimin e Kombinatit. Pra kam theksuar kontributin qe ZGJEDHJET E 14 MAJIT per Kryetarin e Bashkise dhe Keshillin Bashkiak te Tiranes, mund te japin ne mbrojtjen dhe avancimin e interesit te Kombinatasve te termetit.
Traseja politike, zgjedhjet e 14 Majit, kane lidhje direkte me vendim-marresit, vendimet e marra, llogari-dhenien, dhe avancimin e interesit tend. Ato perfaqesojne nje nder rruget me te mira dhe efektive te zgjidhjes se hallit te Kombinatasve te termeti ne harmoni me ate qe ata duan per tre arsye.
Se pari, sepse ju mundesojne Kombinatasve TE VLERESOJNE PUNEN DHE VEPRIMET E VENDIM-MARRESVE ne baze te gjendjen aktuale te banoreve nga 2019 deri sot dhe duke identifikuar shkaktaret e kesaj gjendjeje. Ne keto 3 vite Kombinatasit pane rrafshimin e pallateve, rrembimin e prones, mbetjen perjashta, dhe nje plan qe i zhvendos nga vend-banimi qe kane patur qe nga vitet 1950-te. Shkaktaret e kesaj gjendjeje jane Kryeministri Rama, Kryetari i Bashkise Veliaj, dhe plani i tyre per rrafshimin e Kombinatit; jane Keshilli Bashkiak i Tiranes dhe Vendimet e tij per prishjen e pallateve dhe zhvendosjen e njerzve. Askush tjeter!
Se dyti, sepse ZGJEDHJET JANE MOMENTI ME I MIRE QE KOMBINATASIT, TJU KERKOJNE LLOGARI VENDIM-MARRRESVE PER VENDIMET E MARRA. Fushata e Veliaj per tju marre voten kombinatasve dhe rizgjedhur per te 3-ten here Kryetar Bashkie eshte rasti me i mire qe Kombinatasit ti kerkojne llogari Veliaj perse genjeu dhe shembi edhe pallate qe nuk ishin per tu shembur; perse nuk rinderton ne te njejtin vend por ua shet shpernguljen Kombinatasve si zgjidhjen ideale; perse ka skualifikuar Kombinatas dhe familje te tera nga bonusi i qirase apo strehimi tek apartamentet e reja. Ti si Kombinatas ke mundesine pra ti thuash Veliaj perse duhet te ta jap prape voten time ty kur ti me shembe pallatin, me rrembeve pronen, nuk do te ma rindertosh pallatin ne te njejtin vend por ke vendosur te me degdisesh tek ish-Poligoni, dhe ke 4 vjet qe me ke lene perjashta me premtime dhe genjeshtra ten je-pas-njeshme?
Se treti, sepse ZGJEDHJET JANE MOMENTI ME I MIRE PER TY SI QYTETAR, SI KOMBINATAS, PER TE DEGJUAR, EGZAMINUAR, DHE VLERESUAR KANDIDUESI E RINJ PER PUSHTETIN DHE AUTORITET VENDIM-MARRES DHE OFERTAT E REJA POLITIKE TE TYRE. Ne bashke-bisedimin tend me kandidatet sfidues te pushtetareve ne pushtet, “metri mates” qe ti si Kombinatas perdor per vleresim eshte pyetja: Premtimet e kandidatit shkojne kunder apo pro interesave te mia? Kandidati premton se do vazhdoje te njejtat politika si Veliaj, pra do vazhdoje te rrembeje pronen, te diskriminoje Kombinatasit apo zotohet te respektoje te drejtat dhe interesat e mia? Premton rindertim te pallatit tim ne te njejtin vend apo edhe ai, njesoj si Veliaj thote se do te me degdise tek ish-Poligoni?
Se katerti, sepse ZGJEDHJET JANE RASTI ME I MIRE PER KOMBINATASIT PER TE NDRYSHUAR VENDIM-MARRESIT QE KANE MARRE VENDIME NE DEM TE INTERESIT DHE TE DREJTAVE TE TYRE ME NJE GRUP VENDIM-MARRESISH TE RINJ. Esenca e demokracise dhe pushtetit tend si individ, si qytetar, qendron pikerisht tek vota jote dhe e drejta jote per te ndryshuar cdo pushtetar vendim-marres qe kane marrre vendime ne dem te interesave dhe te drejtave te tua. Zgjedhjet jane momenti ku ti qytetari i thjeshte je “pune-dhenesi” ndersa pushtetari eshte “Aplikuesi per pune”. Zgjedhjet jane momenti qe ti si qytetar, si Kombinatas, jo vetem je ne oren tende ti kerkosh llogari pushtetarit perse ka marre nje vendim kunder interesit dhe te drejtave te tua, por edhe ti kujtoish pushtetarit se vota jote per te nuk mund te merret e mireqene; nese pushtetari e ka perdorur autoritetin qe ti I ke dhene me vote, per te marre vendime kunder interesit dhe te drejtave te tua, atehere ti si qytetar, si Kombinatas, siç ja ke dhene, ashtu edhe ja heq voten tende!
Shkurt, traseja politike, zgjedhjet e 14 Majit, jane nje mundesi qe Kombinatasit e termetit te mbrojne te drejtat dhe interesat e tyre, te eleminojne haallin qe ju ka rene ne koke pikerisht sepse ne kete trase, ata kane mundesi te bejen 2 gjera:
- Te gjykojne pushtetaret vendim-marres dhe kandidatet per pushtet mbi faktin nese ata i respektojne apo i dhunojne interesat dhe te drejtat;
- Te ndryshojne pushtetaret aktuale qe kane marre vendime ne dem te interesave dhe te drejtave te tyre me pushtetare te rinj qe premtojne te respektojne te drejtat dhe interesat e Kombinatasve dhe tu japin zgjidhje problemed he halleve te Kombinatasve ne perputhje me ate qe ata duan, rindertimin e pallateve ne te njejtin vend.
Por cfare sjellje “politike” kane treguar deri sot Kombinatasit ne trasene politike???
Po tregojne nje aktivizem real apo virtual?
Me llafe apo me veprim?
Fshehur pas frikes apo bere njesh me te verteten dhe te drejten?
Te ndergjegjshem apo te pandergjegjshem per voten dhe llogari-dhenien?
Ne postimin e ardhshem do perpiqem tju jap nje veshtrim timin!! Thjesht, duroni!
Dhe, perpiquni te lexoni! Deri ne rreshtin e fundit!