KOMBINATASI I TERMETIT: QYTETAR APO EGZISTENCIALIST?

A nuk jane zgjedhjet e 14 Majit momenti ku ti Kombinatasi, si qytetar, si votues:

  • mund ti kerkosh llogari Veliajt per vendimet qe ka marre per pallatet ne Kombinat???
  • te vleresosh premtimet dhe planet per Kombinatasit dhe Kombinatin te kandidateve qe sfidojne Veliajn???
  • te gjykosh cili kandidat duhet te jete Kryetar Bashkie ne 15 Maj???

Pa dyshim po!!!

Por cfare sjellje dhe mendesie kane treguar deri tani Kombinatasit?

  • A keni pare ndonje Kombinatas ti kerkoje llogari Veliaj per hyneret qe ka bere ne Kombinat?
  • A treguan Kombinatasit interesim te dinin se cili ishte qendrimi i Belind Kellicit ndaj 10 Kerkesave te GMK per rindertimin ne Kombinat ne takimin qe GMK organizoi ne 7 Prill 2023?
  • A e kane ndare mendjen Kombinatasit per cilin kandidat do te votojne ne 14 Maj dhe zgjedhin Kryetar Bashkie?

Takimi i GMK me Belind Kellicin ne 7 Prill 2023 i tregoi ama ca gjera:

  • tregoi se “angazhimi” dhe “interesimi” i Kombinatasve ne sfondin e Zgjedhjeve te 14 Majti mbetet me shume virtual sesa real. Dmth, kritika apo mllefi I tyre ndaj pushtetit Rama-Veliaj mbetet ne nivelin e fjaleve, jo te angazhimit real me veprime konkrete.
  • tregoi se sjellja e Kombinatasit vazhdon te jete egzistencialiste. Dmth ajo ndikohet dhe percaktohet nga iluzioni i perfitimeve te neserme, frika e ndeshkimit nga Rama-Veliaj, deshperimi, mosbesimi tek vetja e tyre, vota e tyre, zeri i tyre, e drejta e tyre; “aftesia” e tyre per tu genjyer e stergenjyer me here te tera dhe perseri per te pranuar genjeshtren e radhes per te “vertete”.
  • tregoi se vleresimi i kandidateve per Kryetar Bashkie nuk behet mbi bazen e nje logjike racionale por ndikohet nga paragjykime dhe opinione qe gjeneron politika e perditeshme. Dmth, ka rrezik qe ne zgjedhjet e 14 Majit Veliaj do te arrije tju marre voten pikerisht edhe atyre Kombinatasve qe ju coi buldozerin dhe ekskavatorin mu tek pragu i deres per ti shembur pallatin.

Cfare vjen me pas???

Do ta shohim!!!

Do ta shohim te gjithe!!

Si ata qe jane ngritur ne kembe, por edhe ata qe fshihen pas ferrave!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *