Ne postimin e meparshem, si vend i zhvillimit te takimit ishte caktuar Kafja e Flamurit. Kafja e Flamurit ishte vend i mjaftueshem per 18 veta qe kishin kerkuar te merrnin pjese.
Por qe nga ai postim numri i njerzve te tjere qe kane kerkuar te marrin pjese ne takim eshte rritur dhe po afrohet 25 vetave.
Keshtuqe vendi i takimit do te ndryshoje ne menyre qe secili pjesemarres te ndjehet rehat dhe komunikoje sa me mire me avokatet. Meqe numri eshte rritur, dhe deri ne 6 Korrik mund te rritet edhe me, vendi i ri i takimit do te njoftohet rreth dates 4-5 Korrik.
Mos harroni!!!!
Ky takim nuk eshte “mbledhje partie”. As takim fushatash elektorale si ato qe ben Erion Veliaj. Ku vete flet, vete pergjigjet, vete cakton kush vjen, kush “flet”, dhe vete lavderon veten permes genjeshtrave dhe brockullave te paimagjinueshme per nje kombinatas me mendje normale, sy e veshe normale!!!!!
Ky takim eshte nje bisede mes jush dhe avokateve. Ju do iu beni pyetje per pallatin, apartamentin, dyqanin, pronen, hallin tuaj, ndersa ata do tju pergjigjen dhe bejne me te miren e tyre te mundshme per tju sqaruar cfare mund te beni, si mund te veproni!!!!!
GMK, i ka kerkuar secilit prej pjesemarresve numrin e pallatit. Kete ua ka raportuar avokateve. Ne menyre qe ata te dine te pregatiten per cilin pallat behet fjale. Keshtuqe kur ju te pyesni, ata do te jene mjaftueshem te informuar per problemet me pallatin tuaj dhe do mund tju sqarojne sa me mire qe te jete e mundur.
Deri tani avokaret kane mbrojtur ne gjykate 19 raste nga Kombinati. Ndaj ata kane grumbulluar tashme njohuri shume te mira per rastet e pallateve te demtuara nga termeti ne Kombinat!!
Kaq per sot!!!!!!!