PËR KOMBINATASIT E PALLATEVE TË SHEMBURA

Deri tani, në Kombinat, janë shembur mbi 25 pallate.

16 prej tyre, janë pallatet që kanë qënë mu në “zemrën” e Kombinatit, në zonën prej 4 hektarësh, që kufizohet nga rrugët Llazi Miho, Llambi Bonata, Haki Stermilli, Petraq Leka.

  • 2 Shtesa 6-katëshe (P-164/2, P-160/2)
  • 9 Pallate 5 katësh (P-163, P-161, P-160, P-158, P-155, P-154, P-151, P-150, P-140)
  • 1 Pallat 4-katësh (P-153)
  • 4 Pallate 3-katësh (P-149, P-138, P-131, P-130)

Në këtë zonë, të vetmit pallate që i “shpëtuan” kosës, sepse shkuan dhe i mundën në Gjykatë Ramën dhe Veliaj duke rrezuar Vendimet e 61 antarëve rilindas të Këshillit Bashkiak, janë 3 Pallate:

  • 1 Pallat 5-katësh (P-141)
  • 2 Pallate 4-katësh (P-145, P-146)

Po kjo zonë 4 hektarëshe mban brënda vetes edhe pallate të tjerë:

  • Pallatin 164, 5-katëshi me tulla silikate i braktisur nga banorët edhe pse për prishjen e tij nuk ka asnjë VKB; i braktisur prej idesë së çmendur se “Rama-Veliaj do më japë 2 apartamente te reja fringo, në vënd të 1 apartamenti që kam nga Enver Hoxha”!
  • Pallatin X, 6-katëshi pa numër, i palegalizuar ende. Megjithëse për zgjedhjet e 25 Prillit, vetë Belinda Balluku vizitoi banorët dhe iu premtoi “do ju legalizojmë” në këmbim të votës që u mori!
  • Pallatin 40, 2-katëshin sovjetik ku ndodhet gjysma e Market Benit. Që Rama-Veliaj deshën ta shembnin banorët, ngritën padi dhe fituan në Gjykatë. Dhe sot është një ndër 7 pallatet që ju kanë ngecur në fyt Ramës dhe Veliaj;
  • Pallatet 39 dhe 38, 2-katëshet sovjetike tek Petraq Leka. Që deri tani, as janë “ngacmuar” nga Rama-Veliaj, as ju ka shkuar ndonjëherë në mënd se mund të vijë dita që Rama-Veliaj ti kapin për leckash dhe ti urdhërojnë: “pa shkoni aty tek baltovinërat e TEC-Poligonit pa bërë zë, as mëk, as gëk!
  • Pallatin 5, 2-katëshin sovjetik në formë L-je, tek semafori, ku ndodhen një numër biznesesh të vogla, përfshi edhe zyrën e këmbimit valuator Western Union.
  • Pallati 6, 2-katëshi sovjetik përballë stacionit aktual të linjës Kombinat-Kinostudio; Këtij pallati nuk i ka mbetur me pothuajse asnjë sepse te gjithë ish-apartamentet e tij janë shëndrruar në biznese që përfshijnë Suflaqet, Farmaci, Illyria Exchange, Kafenenë Dion, një zyrë fotografi, apo edhe një dyqan që nuk ka gjetur rehat nga ndërrimi i shpeshtë i pronarit dhe llojit të biznesit;
  • Pallati 7, 2-katëshi sovjetik në hyrje të Rrugës Sokrat Mosko, ku gjenden një numër biznesesh, që nga Vodafone, e deri tek biznesi familjar i Qoftexhiut.
  • Pallati 41, 2-katëshi sovjetik në formë L-je, mu tek semafori 4-sh që përmban një mori biznesesh të vockla, që nga ai i Materialeve të Ndërtimit të Qerimit, e deri tek berberanat, mejhanet, apo kafenetë e vockla. Pallat i cili sot, vazhdon luftën në Gjykatë kundër Vendimit të Këshillit Bashkiak për ta prishur!!!
  • Pallatet 42 dhe 43, 2-kateshet sovjetike përgjatë Rrugës Llambi Bonata.
  • Pallati 48, 2-katëshi sovjetik në formë L-je ku kryqëzohen Haki Stërmilli dhe Llambi Bonata, përballë kopshtit.

Vetëm 16 pallatet e shëmbura kanë patur rreth 360 familje, ose minimalisht 1500 persona. Hiq fëmijët, mbeten të paktën 1200 banorë, në moshë madhore për të arsyetuar, për të marrë vendime. Banorë pra, që janë votues!

Për këta 1200 Kombinatas pallat-shëmbur, jam shumë kureshtar të dija:

Kë alternativë do votonte Kombinatasi i këtyre pallateve në 14 Maj???

-Do të votonte personin që premton RINDËRTIMIN NË TË NJËJTIN VEND? Apo do të votonte Veliajn që ka vendosur ti degdisë tek TEC-Poligoni???

-Do të votonte personin që iu PREMTON SE NË PALLATET E REJA DO TË KENË AQ METRA KATRORË SAÇ KISHIN NË PALLATIN E SHEMBUR? Apo do të votonte Veliajn që nuk do tju japë apartamente aq metra katrorë saç kishin por aq sa ua ka caktuar Rama me VKM e 20 Janarit 2020???

-Do të votonin personin që NUK UA RRËMBEN PRONËN DHE BIZNESIN POR IU MUNDËSON BANORËVE TË REALIZOJNË NJË MARRËVESHJE ME NJË KOMPANI NDËRTIMI KU ATA, TË JENË PALË PËRFITUESE dhe kësisoj, apartamentet e tyre të reja të mos jenë “sociale” por tërësisht komerciale – të shitshme, të blershme, të trashëgueshme??? Apo do të votonte Veliajn që me Aktin Normativ Nr. 8 të Ramës e ka shpallur ridnërtimin “program social”, dhe për shkak të këtij kuadri, i ka dhënë vetes të drejtën tju rrëmbejë apartamentin, dhe tju shkatërrojë biznesin???

-Do të votonin personin që premton TI TRAJTOJË TË GJITHË BANORËT NJËSOJ, PAVARËSISHT NËSE JETOJNË NË KOMBINAT APO JANË EMIGRANTË, PAVARËSISHT NËSE KANË 1-2-3 APO SHUMË PRONA, PAVARËSISHT NUMRIT TË KURORAVE, PAVARESISHT NESE JU ËSHTË DEMTUAR APARTAMENTI APO BIZNESI? Apo do to votonin Veliajn, që qysh tani ka filluar të skualifikojë banorët nga mbështetja me bonus, që i ka shpallur “jo-përfitues” të gjithë ata që kanë patur biznes, kanë një pronë të dytë, janë emigrante, janë bij apo bija Kombinatasish por nuk ju njihet e drejta e trashëgimisë???

-Do të votonin personin që DO TE ZOTOHEJ TË KONTRIBUONTE FINANCIARISHT NË RINDËRTIMIN E PALLATIT BAZUAR NË MARRËVESHJEN QË BANORËT DO TË ARRININ ME KOMANINË E NDËERTIMIT? Apo do të votonin Veliajn që deri tanio ka shpërdoruar miliona Euro; që paranë publike, në vënd ta përdorte për të ndihmuar një marrëveshje mes banorëve dhe kompanive të ndërtimit, e përdori për ta shëndrruar vetë Bashkinë e Tiranë në aktor tregu, njësoj sikur të ishte një kompani ndërtimi; që pallatet e reja tek TEC-Poligoni nuk po i ndërton se iu këput shpirti për Kombinatasit por po i ndërton duke bërë biznes me kompanitë e ndërtimit sipas filozofisë “po të jap një truall si një qen me lesh, a më jep një pallat-pelivan???

SHUMË PYETJE????

Po!!!

Por kur shoh komentues qe veç lëshojnë ahe-uhe, dhe ndryshimin, bërjen e drejtësisë për ta, nuk e shoh ta nisin nga vetja, por vetëm nga Mondi, atëhere, them se sfida më e madhe përpara Kombinatasve, më shumë se me Ramën dhe Veliajn, është me thyrjen e mendësisë së “shtetit-baba” dhe “partisë mëmë” me të cilën i rrit Enver Hoxha dhe ua përdor si pilulë ttrullosësë çdo ditë Rama dhe Veliaj!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *