A ka arritur faqja e GMK te behet nje faqe shume e vizituar jo vetem nga Kombinatasit por edhe jashte Kombinatit???
A eshte kthyer faqja e GMK ne nje burim informacioni jo vetem per ata qe jetojne ne Kombinat apo Tirane por edhe ata qe jane emigrante dhe jetojne jashte Shqiperise?
A eshte faqja e GMK nje faqe qe lexohet edhe nga ata qe ndajne te njejten veshtrim te gjerave edhe nga ata qe nuk mendojne si mjaft vete qe hyjne dhe komentojne ne faqe???
A eshte faqja e GMK nje faqe “llogje Kavaje”, ku njerzit hyjne per zbavitje, apo eshte nje faqe ku njerzit ftohen te debatojne per problemet e rindertimit, marredheniet e individit me komunitetin, institucionet, dhe qeverine?
Nuk di ta them!!!
Shifrat e “friends”, “like”, “komente”, “share”, here kane qene ne rritje e here jane ulur!!!
Por fakti qe tendenca e pergjithshme ka qene rritja e numrave per te gjithe treguesit e frekuentimit te faqes, tregojne se numri i vizitoreve qe “guxojne” te lene gjurme eshte i madh!!
Por akoma me i madh mund te jete numri i njerzve qe hyjne, lexojne, dalin nga faqja, hyjne perseri, dalin perseri, hyjne-e-dalin pothuajse cdo dite POR ne heshtje. Pra qe nuk lene gjurme. Pa treguar cfare mendojne vertet per pyetjet qe postohen apo problemet qe ngrihen.
Se cfare perfaqeson faqja e GMK, kete me mire e dini ju vete. Pavaresisht nese lini gjurme apo jo ne postimet e saj. Por asnjehere mos harroni: Faqja u hap
- Qe te thosh troc dhe hapur gjitheshka qe lidhet me rindertimin ne Kombinat dhe planin Rama-Veliaj;
- Qe te thoshte gjitheshka qe propaganda Rama-Veliaj, ose ua zbukuron, ose nuk ua thote Kombinatasve!
- Qe te thoshte te gjitha gjerat dhe te verteten sic jane, si ato qe do te na pelqenin edhe ato qe nuk do te na pelqenin!!!