PER “FAKTORIN” VELIAJ!!!

Pyetja pa pergjigje eshte:

Kush, dhe Perse, po e le jashte pergjegjesise Veliaj????

Mos valle perjashte-lenia eshte efekt i zhurmes se Erjon Veliaj do jete pasuesi i Rames ne PS?????

Edvin Kulluri, 12 Gusht 2023

Meqenese prej ditesh ka nje diskutim nese Erjon Veliaj rrezikon te merret i pandehur per Inceneratorin e Tiranes, duhen thene disa fjale per aspektet ligjore qe lindin pas sekuestrimit nga SPAK te Inceneratorit!

1) Trajtimi i Mbetjeve Urbane eshte kompetence ligjore e Pushtetit Vendor, megjithese skema eshte ndertuar nga Keshilli i Minstrave. Pavaresisht nga VKM e miratuara, Bashkite drejtohen nga Kryetare te zgjedhur drejteperdrejte nga qytetaret.

2) Vertete financimi eshte bere me ndihmen e Grantit te Kushtezuar nga Ministria e Financave, por Bashkia Tirane mbledh Tarifen e Pastrimit nga qytetaret per sherbimin e mbledhjes dhe perpunimit te Mbetjeve Urbane.

3) Kompania qe ka falsifikuar faturat sipas SPAK, i ka dorezuar ato ne Bashkine Tirane e me pas i jane kaluar Drejtorise se Thesarit Tirane.

4) Bashkia Tirane eshte pronare e landfield-it te Tiranes ku eshte vendosur apo duhej vendosur inceneratori dhe ka pergjegjesi per administrimin e sherbimit. Pra jo vetem si institucion pergjegjes me ligj per sherbimin por ka pergjegjesi ligjore per marrjen ne dorezim te Inceneratorit.

5) Bashkia Tirane ka pergjegjesi direkte per zbatimin e kontrates se lidhur me kompanine, qe do te thote se duhet te mbikqyrte sherbimin e ofruar qe nuk u ofrua kurre.

6) Te gjitha keto pergjegjesi nuk mund ti lihen Keshillit Bashkiak te Tiranes per sa kohe Keshillat Bashkiake nuk kane pergjegjesi ekzekutive sipas Ligjit Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore. Kjo eshte si te thuash qe Kuvendi i Republikes se Shqiperise ka pergjegjesi per ligjshmerine dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave.

Ne perfundim, keto konstatime vlejne per te 5 bashkite ne te cilat eshte implemtuar trajtimi i Mbetjeve Urbane permes djegjes pra inceneratoreve, qe ne fakt nuk ka ndodhur dhe per kete arsye po hetohet nga SPAK! Po ashtu me bindjen se si ish Kordinator i Grupit te Eksperteve te Decentralizimit ne vitet 2001-2002 dhe ish-Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes ne vitet 2010-2013 i jam referuar ligjeve ne fuqi dhe frymes se tyre, jduke qene i bindur se bashkite Tirane, Elbasan, Fier, Kavaje dhe Vore kane pergjegjesi te plote ne skandalin e inceneratoreve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *