Duket se Veliaj nuk ka ndermend te ndryshoje azgje ne mendesine dhe praktikat e tij te trajtimit te Keshillit Bashkiak te Tiranes.
Veliaj duket se e mendon veten, si Kryetar Bashkie, me te rendesishem se Keshilli Bashkiak.
Ne nje kohe qe Veliaj, per cdo gje qe do te donte te bente, do ti duhej te kalonte para Keshillit Bashkiak dhe kerkonte miratimin e tij!!!
Floida Kerpaci, 20 Korrik 2023, shkruan:
Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës!
Kryetari i Bashkisë vrapoi të largohej nga mbledhja e Këshillit sepse zero është parimi i transparencës në këtë Këshill!
Ngrita shqetësimin për Rindërtimin në Kombinat, e ku duhet të jem transparente që edhe pse diskutohet për Programin Buxhetor Afatmesëm për periudhën 2024-2026, këshilltarët e mazhorancës e quajtën si jashtë rendit të ditës këtë diskutim!
Kjo është jetike për ata banorë, e duhet të jetë prioritet urgjent për ti dhënë zgjidhje!
Mijëra banorë të Kombinatit bëjnë 4 vite, që janë jashtë shtëpive të tyre e sdihet se çdo të ndodhi, ndërkohë që taksat tona digjen dhe vidhen te Inceneratori i Tiranës!
Me kundërshti të mëdha u ndesh edhe shqetësimi i shprehur nga ana ime për mungesën e çerdheve dhe kopshteve në Astir dhe në zona të tjera të Tiranës!
Premtimet duken qartë se ishin elektorale, sepse çfarë po miraton aktualisht mazhoranca për qytarët e Tiranës është komplet ndryshe.
