PËR BASHKËQYTETARËT TANË KOMBINATAS-PUPULITAS

Pupulitet janë ndër pallatet e para të ndërtuara në Kombinat. Ato u ndërtuan provizorisht për të strehuar punëtorët e parë të Kombinatit Tekstil, që më pas aty me një plan zhvillimi të ndërtoheshin pallate më moderne gjë e cila nuk u realizua sepse ra sistemi etj etj arsye. Te Pupulitet gjen Kombinatas autokton më shumë se në çdo zonë tjetër.

Këto pallate i rezistuan edhe tërmetit pavarësisht se janë të ndërtuara me kasht(pupulit) si në rastin e Teatrit Kombëtar.

Gjithsesi Bashkia Tiranë ” dëshiron” që këto pallate ti shembi dhe banorët Pupulitas ti zhvendosi gjithashtu te POLIGONI.

GMK ka zbuluar se Bashkia Tiranë ende nuk ka marrë një vendim për ti shembur pallatet pupulite, madje edhe pas 2 vjetësh këto pallate janë me status të pacaktuar të shkallës së dëmtimit (dmth akoma nuk është bërë një aktekspertizë).

Lind pyetja:

  • Mbi çfarë bazash ligjore Bashkia Tiranë i trajton Pupulitasit me bonus qeraje tash 2 vjet?
  • Mbi çfarë bazash ligjore i detyron Pupulitasit të nënshkruajnë marrëveshjen (e dhurimit të pronës) kur për pallatet pupulite në Kombinat nuk është marrë asnjë vendim për prishje????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *