LUFTA PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES

Altin Duka, para ca ditesh i quante “kukulla” antaret e Keshillit Bashkiak. Por a eshte vertet keshtu? Qe Keshilli Bashkiak eshte i parendesishem? Qe lista e kandideve per antare te KB nuk ka rendesi?

Vertet! Antaret e Keshillit aktual Bashkiak ishin kukulla ne duart e Veliaj.

Sepse si antare vetem nga PS qe ishin, ata nuk i kerkuan asnjehere llogari Veliaj per cfare bente. Sic doli edhe Komisioni Hetimor Parlamentar, Veliaj firmoste e vuloste ne emer te Keshillit Bashkiak pa i pyetur fare antaret e tij!

Por Keshilli Bashkiak dhe Antaret e tij jane te rendesishem!

  • sepse jane ata qe kane tagrin te marrin vendime;
  • sepse jane ata dhe vendimet e tyre qe i japin drite jeshile planeve te Kryetarit te Bashkise, ose ja bejne atij jeten ferr duke i kundershtuar apo bllokuar propozimet e tij!
  • sepse jane ata qe mund te frenojne ose mbajne nen kontroll sjelljen, planet, vendimet, veprimet e Kryetarit te Bashkise, i cili mund te quhet nje gjysme-kryeminister pikerisht ngaqe Bashkia e Tiranes perfaqeson nje gjysme Shqiperie politikisht, ekonomikisht, financiarisht; eshte nje monster gjigande si territor, popullsi, dhe te ardhura ekonomiko-financiare qe gjeneron; dhe ka ne dispozicion nje shporte te tere benefitesh qe Kryetari I Bashkise mund tju shperndaje grupeve te interesit;

Prandaj pyetja qer mund te behet eshte: Cila nga partite po tregon se eshte investuar seriozisht per te patur kandidate dhe perfaqesim serioz Keshillit Bashkiak te Tiranes?

TE MARRIM PARTINE SOCIALISTE RILINDASE

Cili eshte mesazhi i Veliaj me listen qe PS ka shpallur per antare te Keshillit Bashkiak?

Mesazhi 1: Veliaj e ka marre seriozisht betejen e 14 Majit 2023 sepse e di qe pas 14 Majit, nuk do ta kete kollajte te beje pallen sic ka bere me Keshillin Bashkiak.

  • “Na duhen njerzit per te mire ne Keshillin Bashkiak, tha Veliaj, sepse na presin beteja te forta; sepse do te na nevojitet nje mbrojtje dhe justifikim i fuqishem i vendimeve te veshtira qe do te na duhet te marrim! Veliaj e di se pas 14 Majit, edhe ne fitofte, nuk do kete kurre perballe nje Keshill Bashkiak te perbere 100% nga njerez te PS. Pra, nuk i kalon dot vendimet sipas qejfit, pa i pyetur fare antaret e Keshillit Bashkiak
  • Mesazhi 2: Veliaj e di qe nuk fiton dot jo me 61, por as 30 Keshilltare ne Keshillin Bashkiak.
  • Veliaj ka llogaritur qe Keshilltaret e Bashkise te ndahen 50%-50% mes PS dhe opozites. Me vetem 30 keshilltare, Veliaj do ti duhet te luftoje fort perballe opozites per te mbrojtur dhe realizuar planet e veta. Ne kete lufte, Veliaj e di se mund ta beje me mire, dhe ta fitoje, vetem duke patur njerzit me te mire dhe afte te ulur ne karriget e Keshillit Bashkiak!!

Keshtu qe lista e PS per Keshillin Bashkiak reflekton sekelldine e Veliaj pas 14 Majit 2023:

  • Nga lista e vjeter, Veliaj ju dha dermen 67% te anatareve te ketij Keshilli Bashkiak. Vetem 24 persona jane perfshire ne listen e kandidateve;
  • ne rastin e nje ndarjeje 50% me 50% te vendeve te Keshillit Bashkiak, 50% e kandidateve te listuar nga Veliaj ne “zonen e sigurte”, ne 30 vendet e para, jane individe te njohur dhe aktive publikisht. Dmth, qe njerzit i njohin pak a shume emrin, mbiemrin, fytyren, me se merren, dhe cfare bejne;
  • emrave te njohur te “gardes se vjeter” (Kuko, Dalipi), Veliaj ju ka shtuar edhe emra te rinj po aq te njohur per profilin dhe angazhimin e tyre publik (Fuga, Kadia, Civici, Fino, Lala);
  • 35% te personave qe rikandidojne, per shkak te backgroundit te tyre, dhe luftes qe Veliaj parashikon se do ti duhet te beje, i ka spostuar nga vende te pasigurta ne zone e sigurte. Plarent Ndrecen, jurist, e ka “ngjitur” nga vendi i 51 ne vendin e 8-te; Sonila Qaton nga vendi 57 ne vendin e 9-te; Luan Bregasin nga vendi i 41 ne vendin e 10-te, Redi Jupin nga vendi 53 ne vendin e 16-te; Gazmend Pajen nga vendi 30 ne ne vendin e 18-te!
  • Veliaj ka menduar edhe per raportin mes antareve me background politik dhe antareve me ekspertise profesinale. Ne “zonen e sigurte” te 30 vendeve te para, vertet Veliaj ka futur persona qe vijne thjesht nga qenia pjese e strukturave te PS (Kuko, Dalipi, Koka, Hodaj, Fino, Saliajani, Hodaj, etj). Por ama ne zonen e sigurte te 30 vendeve te para, Veliaj ka futur edhe emra ekspertesh si Fuga (ne marredhenie publike), Kadia (financa), Civici (ekonomi), Bregasi (biznes), Ndreca (ceshtje juridike), apo Jupi (ceshtje sportive). Pse i ka lene Veliaj goxha haptesire sigurie eksperteve? Sepse mendon qe do ti duhen ne luften e tij me antaret e opozites ne Keshillin Bashkiak e per te avancuar planet dhe axhenden e vete. Veliaj, ne zgjedhjen e kandidateve per antare te Keshillti Bashkiak, I ka konsideruar ekspertet si luftetaret, mbrojtesit, shitesit, dhe justifikuesit me te mire te axhendes, planeev, dhe vendimeve qe Veliaj mendon te marre si Kryetar Bashkie!!

A do arrije Veliaj dhe PS te sigurojne me shume se 50% te vendeve per Antaret e Keshillit Biashkiak?

Keto sot nuk e dime!

Por do ta mesojme!

Ne 15 Maj 2023!

https://www.cna.al/politike/sondazhi-ja-si-ndahen-mandatet-ne-keshillin-bashkiak-te-tiranes-i357068

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *