Në komentet e këtyre dy ditëve të fundit ka patur një debat për lidhjen e GMK me Politikën.
Gazetari Renaldo Bregu pyeste pse GMK nuk shpall me cilën parti politike është; Beni Jaupaj me apartament tek 141 dhe dyqan tek 146, thosh në komentet e tij “se unë flas politikisht”; Murat Bakalli, kombinatas emigrant në Belgjikë, I vinte keq “që GMK po mbante qëndrim politik”.
Ndaj sot në këtë postim po bëj të qartë marrëdhëniet e GMK me POLITIKËN.
E PARA, GMK NUK ËSHTË “POLITIKE”!!!! Sepse ajo nuk lindi nga ndonjë parti politike; nuk është rregjistruar në gjykatë si parti politike; nuk synon të konkurrojë si forcë politike as në zgjedhjet lokale, as në ato parlamentare; dhe së fundi, sepse GMK lindi si nevojë e rrethanave.
Kur i dolëm kundër katërshes Rama-Veliaj-Balluku-Ahmetaj tek kafjae Flamurit, këtë nuk e bëmë si “forcë politike”!!! E bëmë si njerëz që pushteti qëndror dhe lokal, pra Rama-dhe Veliaj, erdhën me plane që binin ndesh me interesin tonë bazë shtëpinë dhe me të drejtat bazike kushtetuese të pronës, vendbanimit, prosperitetit ekonomik, dhe të drejtës!!!
Kur Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha shtuan ardhjet dhe takime me banorët në Kombinat, ne as u “antarësuam” në LSI apo PD, as i varëm shpresat tek deklaratat e tyre mediatike. Sepse asnjëherë ne nuk patëm edhe iluzionin më të vogël që mbrojtja e të shtëpisë, pronës, dhe të drejtave bazë kushtetuese të ishte një çështje politike!!! Apo çështje mediatike!!! Apo çështje zënieje rrugësh!!!! Ne e ditëm shumë mirë që çështja jonë ishte juridike!!! Dhe si e tillë, zgjidhja e saj e vetme ishte jo politizimi, as protestat me “suport” politik, por shkuarja në gjykatë dhe kërkimi i të drejtës sonë aty!!!!!!
Kur shkuam në Gjykatë Administrative dhe ngritëm padi kundër Veliajt, Bashkisë së Tiranës, Këshillit Bashkiak, Instituti të Ndërtimit, këtë nuk e bëmë as me argumenta politikë, as me argumenta të shkruara nga ndonjë parti politike, as me avokatë të paguar nga PD apo LSI!!! Në shkuam në gjykatë me argumentet tona. Me paratë tona. Me të drejtën tonë. Me faktet e pakundërshtueshme që asnjë gjykatës nuk mund ti injoronte dot!!!!!
Edhe sot, kur Gjykata Adminsitrative ka vendosur në favor të pallateve 146, 141, 157, 159, 153, pra, edhe sot, kur thërrasim “fitore”, këtë fitore nuk e kemi dhuratë nga asnjë parti politike!!!! Edhe pse Rama i quan “pengesë” gjyqtarët që dhanë vendime në favorin tonë!!! Fitoret tona sot ne i kemi vetëm në sajë të vërtetësisë së fakteve tona që në gjykatë kanë nxjerrë sheshit arbitraritetin dhe harbutllëkun e Ramës dhe Veliaj ndaj nesh si qytetarë!!! I kemi në sajë të punës këmbëngulëse dhe investimit të avokatëve Irena Dule dhe Dorian Matlija të Studios Juridike “Respublica”
E dyta, GMK VËRTET NUK ËSHTË POLITIKE, POR KJO S’DO TË THOTË SE S’MUND TË POZICIONOHET POLITIKISHT!!! Sepse kjo puna e pozicionimi është e thjeshtë: Çdo njeri, kur dikush vjen dhe i bën keq, instiktivisht merr një pozicion mbrojtës kundër keq-bërësit!!!
Kombinatasve e keqja ju erdhi nga Rama dhe Veliaj!!! Nga përdorimi i tërmetit nga Rama-Veliaj si sebep për të avancuar planet e tyre në Kombinat!!! Nga marrja e vendimeve që kanë qënë kundër dëshirës dhe interesave tona!! Nga veprimet e tyre që shkatërruan territorrin, komunitetin e banorëve, bizneset në Kombinat!!! Nga arroganca e pashëmbullt e tyre. Që asnjëherë nuk u ulën të bisedonin me ne që prekeshim direkt nga planet dhe veprimet e tyre. Që sa herë flisnin për Kombinatin, këtë gjë e bënin ose nga rrënojat e 5 Majit, ose nga Petrela, ose nga Heliosi apo ndonjë skutë tjetër e errët por asnjëherë sy-në-sy dhe ballë-përballë nesh!!!
Për çfarë ka ndodhur në Kombinat, nuk është produkt as i Zotit në Qiell, as i Monikës apo Lulzimit në tokë!!! rrënjojat në Kombinat janë pasojë e planeve, vendimeve, veprimeve të Ramës dhe Veliaj!!! Sepse pushtetin politikë-bërës dhe vendim-marrës nuk janë në dorë të Monikës apo Lulzimit. Që në 2013 kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë në dorë të Ramës dhe Veliajt. Prandaj GMK, për të keqen që Rama-Veliaj I kanë bërë Kombinatit dhe Kombnatasve, nuk kanë pse ti kërkojnë llogari kurrkujt përveçse Ramës dhe Veliajt!!! Ata kanë bërë vendimet!!! Ata e shëmbën Kombinatin!!! Atyre do tju hakërrehemi!!! Prandaj, ç’gjë “politike” paska këtu!!! Që iu dhënkan të drejtën Ronaldo Bregut, Arben Jaupajt, Murat Bakallit, apo kujtdo tjetër që të akuzojë GMK për “interesa politike” dhe spekullojë për klientelizëm politik të GMK??????? Kushdo që flet kështu, thjesht tregon se ka probleme me logjikën e vet!!!!
Ndaj sot po e them hapur dhe publikisht:
Po mor po!!!! Unë dhe gjithë Kombinatasit normalë të GMK jemi kundër Ramës, kundër Veliaj; deklarojmë votën tonë kundër të dyve sepse i konsiderojmë arkitektë dhe shkaktarë të shkatërrimit të Kombinatit!!!!
Po mor po!!!! Unë dhe gjithë Kombinatasit normal të GMK do luftojmë të rrëzojmë Ramë-piktorin dhe Veliaj 99-shin nga pushteti qëndror dhe lokal sepse ata jo vetëm kanë shpërdoruar pushtetin si KM dhe KB; jo vetëm se kanë shkatërruar këtë vënd dhe financat e tij publike me modelin tyre qeverisës “quid-pro-quo” (lexo: të të jap një pelivan a me jep një qen me lesh”); jo vetëm se kanë ngjitur në art korrupsionin, mashtrimin, arrogancën, mosrespektimin e ligjit dhe të drejtave bazë kushtetuese!!! GMK shpall publikisht që Rama-Veliaj duhen larguar nga pushtetit para së gjithash për një arsye kardinale: Sepse kanë vepruar kundër interesit të Kombinatasit si individ dhe nuk i janë përmbajtur një prej arsyeve bazë që justifikon egzistencën e qeverisë. Pra Rama-Veliaj, në vënd që të krijonin kushte që Kombinatasi të realizojë veten, aftësitë e tij, të pasurohet, të prosperojë ekonomikisht, të arrijë mirëqënien për veten e tij si individ, dhe pastaj për familjen, komunitetin, grupin, apo shoqërinë PËRDORËN PUSHTETIN E MARË ME VOTË PËR TI SHKATËRRUAR JETËN INDIVIDIT!!!
Po mor po!!! Në pozicionimin tonë se Ramës dhe Veliaj i duhet hequr nga pushteti, ne nuk kemi as frikë, as kompleks të deklarojmë se për të mos lejuar që Veliaj të marrë një mandate tjetër krye-bashkiaku ne do të bashkohemi në një front “me të gjithë qelbësirat” vetëm e vetëm për të hequr nga pushteti Ramën dhe Veliajn!!!! Për Kombinatin dhe Kombinatasin, rreziku më i madh, i qartë, akut, (clear and present danger) janë Rama dhe Veliaj dhe ASKUSH TJETËR!!!!! Në pozicionimin tonë që Veliaj nuk duhet të marrë mandat tjetër nisemi nga një logjikë e thjeshtë: PA U NDRYSHUAR NJERZIT NË PUSHTET QË KANË MARRË VENDIME PËR KOMBINATASIT NË DËM TË TYRE, pa u ndryshuar Kryebashkiaku i Tiranës dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës që janë përgjegjës për të shkatërrimin dhe gjithë të këqijat që solli tërmeti në Kombinat, FATI I KOMBINATASVE DO TË MBETET GJITHNJE NJË KARTË BIXHOZI NË XHEPAT E RAMËS DHE VELIAJT!!! Pra, GMK në pozicionimin vet anti Rama, anti-Veliaj niset nga logjika që fati i kombinatasve do të mund të ndryshojë për mirë, dhe vetë rindërtimi i pallateve të shëmbura në të njëjtin vënd do të ishte i mundshëm VETËM NËSE KOMBINATASIT VOTOJNË PËR TË HEQUR nga pushteti bashkiak Erjon Veliaj, dhe vëtëm nëse Këshilli i Ardhëm Bashkiak do të kishtë brënda tij për anatrë njerëz që do të kërkonin llogari për abuzimet e mëparshme dhe do të votonin pro interesit të Kombinatasve!!!
Dhe së fundi, po mor po!!! GMK do vazhdojë në faqen e vet, sa herë që të jepet rasti, të demaskojë dhe tregojë fytyrën e vërtetë të Ramës dhe Velaj përkundër propagandës së tyre të sofistikuar por edhe po aq të shpifur dhe neveritshme!!! Në 28 Nentor 2021 faqja e GMK u krijua që të SQARONTE Kombinatasit për interesat dhe të drejtat e tyre, për rrugën që duhej të ndiqnin për të mbrojtur veten nga arroganca Rama-Veliaj dhe që ti KUNDERVIHEJ propagandes trullosëse të Ramës dhe Veliajt për menaxhimin e pasojave të tërmetit në Kombinat dhe planet e vërteta të tyre!!!