KUSH PERFAQESON KOMBINATIN NE LISTEN E OPOZITES PER KESHILLIN BASHKIAK TE TIRANES?

Dikur, ne nje postim timin te listes me 61 emrat e Antareve te Keshillit Bashkiak te Tiranes qe kishin marre vendim per prishjen e pallateve ne Kombinat, I pyesja Kombinatasit cilin prej emrave njihnin dhe sa persona njihnin.

Sot, Kombinatasve, do tua perseris pyetjen per listen e antareve per Keshillin Bashkiak qe Koalicioni “Bashke Fitojme” beri publike.

  • Cili nga emrat perfaqeson ne kete liste luften e GMK kunder Rama-Veliaj per te mbrojtur te drejat bazike kushtetuese te prones, vendbanimit, procesit te drejte ne berjen e politikave dhe marrjen e vendimeve?
  • Cili nga 62 emrat e listes do te mbronte ne Keshillin Bashkiak te Tiranes interesat direkte te Kombinatit dhe pastaj interesat e nje rrethi me te gjere qytetaresh?

Mesa duket, historia nuk ndryshon por perseritet e njejte:

Rama-Veliaj as qe kane pyetur dhe marre Kombinatasit seriozisht ndonjehere, sepse voten e tyre e kane konsideruar te marre ne xhep, pa piken e shqetesimit.

Edhe Koalicioni “Bashke Fitojme” mesa duket keshtu mendon per voten e Kombinatasve – se e kane ne xhep te sigurte!!!

Meqe keshtu, bujrum atehere!

Ejani dhe provoni ta merrni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *