KOSTO E RINDËRTIMIT TË KOMBINATIT

Ku kushton më shtrenjtë rindërtimi i pallateve në Kombinatit? Në të njëjtin vend ku kanë qënë? Apo tek TEC-Poligoni siç është plani i Ramës dhe Veliajt?

Po të analizohet kosto e rindërtimit si në TOTAL ashtu edhe në ELEMENTË TË VEÇANTË, rindërtimi i pallateve në të njëjtin vend në Kombinat ka KOSTO MË TË ULËT se shpërngulja e Kombinatasve në zonën e TEC-Poligonit.

Le të shohim disa nga kosto më kryesore.

KOSTO 1 – TRUALLI PËR NDËRTIMIN E PALLATEVE.

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen NË TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, kostoja është zero!!! Sepse trualli për pallatet është aty! Nuk ka nevojë për shpronësim! Pra, Bashkia e Tiranës nuk ka nevojë ti paguajë askujt azgjë.
  • tek TEC-Poligoni, kosto e rindërtimit përfshin edhe shpronësime. Sepse aty, jo e gjithë toka është e Bashkisë apo është e “pushtuar”. Aty ka edhe pronarë të ligjshëm!!! Dhe sipas çmimeve zyrtare kostoja e një metri katror për apartament është 640 mijë Lekë, ndërsa për vetë tokën është 237.500 Lekë.

KOSTO 2 – PRISHJA E NDËRTESAVE.

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, kostoja e prishjes konsiston vetëm nga paratë e harxhuara tashmë për prishjen e pallateve.
  • tek TEC-Poligoni, kosto e rindërtimit përfshin jo vetëm paratë e harxhuara për prishjen e pallateve në Kombinat, por edhe paratë e harxhuara për prishjen e ndërtimeve tek TEC-Poligoni. Dhe tek Poligoni nuk ka patur dëmtime nga tërmeti që të justifikonin prishjen e një ndërtese. Tek Poligoni, po prishet thjesht dhe vetëm të krijohet truall ndërtimi dhe prishja kakarakter MASIV!

KOSTO 3 – PASTRIMI I INERTEVE

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, kostoja e rindërtimit përfshin vetëm paratë e harxhuara nga Bashkia Tiranës për heqjen e mbeturinave të pallateve të prishura.
  • tek TEC-Poligoni, kostoja e rindërtimit përfshin jo vetëm paratë e harxhuara për heqjen e mbeturinave të pallateve të prishura, por edhe paratë e harxhuara për heqjen e mbeturinave të ndërtesave të prishura në TEC-Poligon!!!

KOSTO 4 – BONUSI I QIRASË

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, rindërtimit paratë për bonus do përfshinin vetëm banorët e Kombinatit.
  • tek TEC-Poligoni rindërtimi do ti duhet të paguajë koston e mbajtjes me bonus edhe të banorëvë të Kombinatit, edhe të banorëve të TEC-Poligonit.

KOSTO 5 – KOSTO E 1 PALLATI

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, në vendin ku Bashkia ka prishur pallate, kostoja e rindërtimit mund të mbahet e ulur përmes kombinimit të dy elementëve: 1) lartësisë së pallateve të reja aktualisht, dhe 2) sipërfaqes në dispozicion. Në Kombinat, 17 pallatet e prishura kanë qënë 3-4-5 katëshe. Po në të njëjtin vend, pallatet e reja mund të ndërtoheshin 9-12 kate. Pra, rritja e lartësisë së pallateve të rinj do ndihmonte në uljen e kostos së rindërtimit të tyre. Kostoja mund të ulej gjithashtu edhe nga fakti tjetër që haptësira kryesore ku Bashkia e Tiranës ka prishur rreth 17 pallate ka një sipërfaqe të paktën 4 hektarë. Që do të thotë se një menaxhim i mirë i kësaj sipërfaqe, dhe rritja e lartësisë së pallateve, do të mundësonte strehimin jo thjesht të 350 familjeve që jetonin në këto 17 pallate por 700 familje apo më shumë. Në Laç, Turqit ndërtuan 13 pallate 5 katëshe ku janë akomoduar rreth 530 familje. Në Kombinat, zyrtarisht Bashkia e Tiranës planifikon të akomodojë jo më shumë se 1200 familje, pra pak më shumë se 2-fishin e familjeve që akomoduan Turqit me 13 pallate 5-katëshe. Fakti që Bashkia e Tiranës ka në dispozicion një sipërfaqe prej 4.5 hektarë, e bën më të lehtë jo vetëm akomodimin e familjeve të kombinatasve por edhe uljen e kostos së rindërtimit!!
  • tek TEC-Poligoni, Bashkia e Tiranës planifikon të ndërtojë 40 pallate 4-5 katëshe. Fakti që janë 40 pallate, dhe numri i kateve nuk kalon 5 kate, logjikisht të çon në konluzionin se kosto e ndërtimit të 1 pallati tek TEC-Poligoni, dhe kostoja totale e gjithë rindërtimit tek TEC-Poligoni është ku e ku më e lartë se çdo angazhim për rindertimin e pallateve në të njëjtin vënd në Kombinat!!!

KOSTO 6 – INFRASTRUKTURA

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, infrastruktura egziston. Territori aktual nuk ka nevojë për kanalizime të ujrave të zeza/bardha, kabllo dhe kabina elektrike, rrugë, trotuare, shtylla ndriçimi, pemë, bimësi, gjelbërim. Sepse Kombinati këto elementë të infrastrukturës i ka.
  • tek TEC-Poligoni e gjithë infrastruktura e mësipërme ose egziston në mënyrë të pjesshme, ose ka nEvojë të ribëhet nga e para!!! Pra, ka nevojë për para extra.

KOSTO 7 – ZHVILLIMI URBAN

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, zhvillimi urban ndonëse i vonuar, tashmë është aty. Gjithëshka që i duhet Kombinatasit për një jetë urbane normale është aty – çerdhet, kopshtet, shkollat, farmacitë, supermarketet, qëndra shëndetësore, zyrat e Njësisë Bashkiake, bankat, pazari i fruta-perimeve, pazari i rrobave, posta, bizneset e shërbimeve nga më të ndryshme, kafenetë, baret, lulishtet, stolat për çlodhje, linjat e transportit urban, taksitë janë të gjitha aty!!!
  • tek TEC-Poligoni zhvillimi urban në rastin me të keq është inegzistent, në rastin më të mirë është kaotik. Rindërtimit do ti duhet të derdhë para ekstra në shuma të konsiderueshme që zona e TEC-Poligonit të arrijë ti ngjajë Kombinatit. Kombinatit, që të marrë fytyrën që ka sot, ju deshën më shumë se 50 vjet!!! po TEC-Poligonit, sa do ti duhen të bëhet si Kombinati? 1 vit? 2 vite? 5 vite? 10 vite??? 30 vite? 50 vite?? TEC-Poligoni mund të arrijnë ti ngjasojnë Kombinatit, dhe mund të zhvillohet nga ana urbane brënda 2-3 viteve VETËM nëse Rama-Veliaj derdhin nga 500 milionë deri 1 miliard Euro vetëm për TEC-Poligonin!!! I kanë Rama-Veliaj këto para???? Sikur ti kishin!!!!!

KOSTO 8 – KOSTO GJYQËSORE.

KOSTO E RINDËRTIMIT është MË E ULËT nëse pallatet ndërtohen në TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT!!! Pse?

  • në Kombinat, ka shumë banorë dhe biznese që nuk duan të shpërngulen aty ku thotë Rama-Veliaj. Sot në gjykatën administrative nga Kombinati janë në procese gjyqësore kundër Bashkisë së Tiranës të paktën 10 pallate me rreth 15 padi. Çdo vendim i Gjykatës në favor të banorëve të pallateve vetëm rrit koston e shpërnguljes përmes shpenzime burokratike për gjyqe të humbura apo dëmshpërblimeve që Gjykata do ti ngarkonte në kurriz Bashkisë së Tiranës. Marrja e një vendimi për rindërtimin e pallateve në të njëjtin vend do hiqte nga llogaria totale e kostos së rindërtimit çdo shumë monetare që Gjykata do tia ngarkonte në kurriz Bashkisë.
  • tek TEC-Poligoni, është e vërtetë që shumë nga banorët që nuk kanë qënë legalë as me truallin, as me ndërtimin, as me pronën, e kanë gjetur “me përfitim” të hapurit udhë Bashkisë për tju shembur ndërtimet e tyre. Por tek TEC-Poligoni ka edhe pronarë ndërtesash, biznesesh, apo pronash që janë plotësisht legalë dhe mund të kërkojnë të drejtën e tyre në Gjykatë. Një situatë e tillë vetëm do të rriste edhe më shumë nga ç’është koston e rindërtimit tek TEC-Poligoni.

Mjafton pra të mbahet parasysh dallimi që egziston në këto elementë përbërës të kostos së rindërtimit mes Kombinatit dhe TEC-Poligonit për tu arritur në konkluzionin se RINDËRTIMI KUSHTON MË PAK PO TË BËHET NË TË NJËJTIN VEND NË KOMBINAT sesa po të bëhet tek TEC-Poligoni. Historia e rindërtimit në Kombinat, si çdo histori tjetër, është thjesht histori xhepi, buxheti, paraje!!! Çdo kryefamiljar, kur vjen puna tek financat, tek xhepat, tek buxheti, jo vetëm pyet sa para kam në xhep, por edhe vret mëndjen që ato para që ka, ti përdorë sa më mirë. Pra, të bëjë më të mirën me koston më të ulët!!! Kjo logjikë vlen edhe për kryeministrin e çdo vendi. Por kjo logjikë duket se nuk vlen në rastin e Ramës. I cili, edhe pse nuk ka një kacidhe në xhep për të mbajtur premtimet që ka bërë në Kombinat për tërmetin, ka vazhduar tu prishë shtëpitë Kombinatasve dhe tu trullosë mëndjen njerzve me Kombi-Artin e famshëm!!!

Ndaj Kombinats qw Rama-Velija ju kanw prishur pallatet zgjohuni!!! Bëjini vetë llogaritë!!! Bëjuni realistë!!! Mos i bëni hesapet pa hanxhinë!!! Mos e shihni realitetin ashtu siç do tju pëlqente të ishte, me sytë dhe ëndrrat e Ramës, por shiheni ashtu siç është në të vërtetë!!! Bëhuni racionalë, se me ëndrrat e Edi Ramës do mbeteni pa shtëpi!!!!

KËRKONI pra, RINDËRTIMIN E PALLATEVE TUAJA NË TË NJËJTIN VËND!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *