PËR DISA KOMENTE NË FAQEN E GMK

Që nga dita e hapjes dhe deri sot, në këto 4 muaj faqja e GMK ka patur një rritje të numrit të vizitorëve të saj. Se sa është numri egzakt i vizitorëve të saj, kjo mund të merret vesh nëse faqja e GMK kthehet në një faqe të rregullt. Por sado që të jetë ky numër, janë rreth 25% e vizitorëve që lënë një “gjurmë” – një like, share, apo koment. Kjo do të thotë që faqja jonë, ka arritur të tërheqë vëmëndjen për çështjet që trajton, frymën e saj, dhe problemet që ngre.

Është e vërtetë që një numër i madh i vizitorëve të saj të rregullt, rreth 20%, janë Kombinatas emigrantë, që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Por faqja e GMK vizitohet rregullisht edhe nga shumë Kombinatas që jetojnë në Kombinat. Pavarësisht faktit nëse ata lënë ose jo ndonjë “gjurmë” gjatë vizitës së tyre. Pra, nëse bëjnë apo jo një “koment”, “like,” apo “share”.

Kohët e fundit faqen e GMK kanë filluar ta vizitojnë njerëz për të cilët, me shumë rëndësi kanë PERSONAT që qëndrojnë prapa faqes së GMK sesa MESAZHI që përpiqet të përcjellë faqja e GMK. Personi me emrin “Arben Bengasi” është përfaqësuesi tipik i këtij grupi vizitorësh. Pak rëndësi ka nëse personat e këtij grupi janë Kombinatas apo jo. Më rëndësi ka mendësia që reflektohet në komentet e tyre.

Prandaj këtij grupi vizitorësh, që “shqetësohen” më shumë për personin sesa mesazhin, GMK ju thotë katër fjalë.

1-Nismën dhe faqen e GMK gjykoje nga MESAZHI, jo nga PERSONI. Nisma e GMK është për atë pallatin e shëmbur, atë shtëpinë, apartamentin, biznesin, apo pronën e humbur! Nëse këto janë gjërat më të rëndësishme, çfarë rëndësie ka kush është personi që ngrihet në mbrojtje të tyre? Si e ka emrin? Kështuqë historia është e thjeshtë: Ata vizitorë që duan të dinë cilët janë njerzit prapa GMK dhe emrat e tyre me sa duket interesohen për personin dhe jo mesazhin për dy arsye: ose nuk kanë fare pronë, apartament, biznes, apo pallat të shkatërruar nga Rama-Veliaj, dhe kësisoj, mëndja e tyre natyrshëm nuk ka se si ti japë rëndësi dhe kuptojë mesazhin e GMK; ose edhe në qënçin të mbetur pa pallat, apartament, biznes, apo pronë, janë kaq militantë dhe “rilindësisht” të dogmatizuar brënda vetes saqë nuk arrijnë të kuptojnë se nuk mund të vijnë e të jenë më të rëndësishme dokrrat e Ramës dhe Velias para shtëpisë dhe pronës së çdo Kombinatasi por është jeta, shtëpia, dhe interesi i çdo Kombinatasi ai që ka më rëndësi dhe vjen përpara partisë dhe planeve të Ramës dhe Veliaj për Kombinatin.

Prandaj, pyetja e GMK për këtë grup vizitorësh është e thjeshtë: Ti o vizitor, a ke humbur apo jo shtëpinë, apartamentin, biznesin, apo pronën tëndë nga shëmbja e pallateve nga Rama-Veliaj? Nëse nuk ke humbur gjë, si mund të gjykosh motivet dhe luftën e atyre Kombinatasve që ju janë shëmbur shtëpitë? Nëse edhe ti ke humbur, thirri mëndjes, dhe mos vër partinë, Ramën, Veliajn përpara shtëpisë dhe pronës tënde!!! Pra, mos kërko të mësosh njëherë cilët janë personat që qëndrojnë prapa GMK-së dhe pastaj ti bashkohesh por bëj të kundërtën, bashkoju GMK_së pavarësisht nga emrat e personave që qëndrojnë dhe i japin frymë GMK-së!!!

2-Qëllimi i GMK është mbrojtja e të DREJTAVE KUSHTETUESE të PRONËS, të ZGJEDHJES së VENDBANIMIT! Këtë gjë GMK synon ta realizojë duke këmbëngulur që Rama-Veliaj, këta pushtetarë të rradhës, po aq vdekatarë sa kombinatasit e thjeshtë, TI RESPEKTOJNË KËTO TË DREJTA! Për mbrojtjen dhe realizimin e këtyre të drejtave, GMK mbron ndjekjen nga Kombinatasit të dy rrugëve: 1) rrugës ligjore dhe vendimeve të Gjykatës, dhe 2) rrugës politike, duke ju kujtuar Ramës dhe Veliajt se janë votuar jo për të shkatërruar jetën e Kombinasit, por për ta lehtësuar atë nga mundimet ose objektive, siç janë dëmet e tërmetit, ose subjektive, siç janë vendimet e tyre për shëmbjen e pallateve!!!

Nëse përsonat që vizitojnë faqen e GMK nuk e kanë kuptuar këtë qëllim, ose kanë ndonjë problem me këtë qëllim, “zgjidhja” për ta është e “thjeshtë”: ose të mos vizitojnë më faqen e GMK, ose të grupohen në një forum tjetër Kombinatasish që ka dhe i bën publicitet një qëllimi krejt tjetër dhe të kundërt me qëllimin që ka GMK. Zgjidhja nuk është të hyjnë në faqe të GMK dhe të kërkojnë info apo merren me emra të veçantë!!! Sepse nëse ata, edhe pas gjithë atij informacioni virtual apo të shkruar të hedhur nëë faqen e GMK, nuk kanë arritur të marrin vesh kush janë njerzit që i japin frymë GMK, atëhere ky është problemi i tyre, jo i yni!!!!

3-Faqa e GMK synon të sqarojë Kombinatasit për të DREJTAT e tyre, për ZHVILLIMET NË KOMBINAT, dhe për PLANET e Rama-Veliaj. Këtë gjë GMK ka marrë përsipër për dy arsye. Së pari, për shkak të propagandës të fuqishme plot gënjeshtra dhe tru-shpëlarësë të Ramës dhe Veliaj për Kombinatin dhe Kombinatasit. Shumë pallate në Kombinat po i luftojnë planet e Ramës dhe Veliajt në Gjykatë. Ngritja e padive në Gjykatë kundër Bashkisë së Tiranës është absolutisht e rëndësishme, por nuk mjafton. Sepse Rama-Veliaj kanë treguar se nuk ju bën syri tërr që publikisht të zezës ti thonë të bardhë dhe të bardhës ti thonë të zezë. Rreth datës 27 Nëntor, ishte Bashkia e Tiranës dhe mediat në shërbim të saj që shpallën se Gjykata i dha të drejtë Bashkisë dhe pallatet e Kombinatit humbën betejën! Arsyeja e dytë për hapjen e faqes së GMK janë tre fakte që shumë Kombinatas treguan me veprimet e tyre: 1) rënia pre e tyre ndaj propagandës së Ramës dhe Veliaj, 2) mungesa e ndërgjegjes për të drejtat e tyre, 3) besimi i verbër tek fjala e pushtetarit, dhe 4) mos-vënia asnjeherë në dyshim e vërtetësisë dhe motiveve të ekspertizave dhe vendimeve.

Nëse “vizitorët” e faqes së GMK që më shumë ju interesojnë një emër i veçantë personi sesa mesazhi i faqes, janë të pandjeshëm nga çdo informacioni sqarues për të drejtat, zhvillimet në Kombinat, dhe planet e Ramës dhe Veliajt, ky është problemi i tyre, jo i faqes dhe njerzve të GMK. Për ata vizitorë që kanë humbur shtëpinë, apartamentin, pallatin, biznesin, pronën e tyre, por që më rëndësi i japin emrit që kanë persona specifike dhe arsyet për hapjen e faqes së GMK ju duken të kota apo djallëzuara, GMK ju thotë vetëm një gjë. Më mirë se të merreni me emra të përveçëm njerzish, apo vinin në dyshim atë që GMK synon të bëjë apo arrin të bëjë, pyesni veten çdo ditë çfarë do të bëhet me shtëpinë tënde. Dhe nëse nuk gjeni dot përgjigje, hyrjani me “laps në dorë” gjërave që GMK ka ofruar në faqen e vete për Kombinatasit sepse aty mund të gjeni ndoshta përgjigjen më afër të vërtetës.

4-Faqja e GMK është e hapur të shërbejë edhe si kanal KOMUNIKIMI dhe ORGANIZIMI për të gjithë ata Kombinatas që hallin dhe shqetësimin e tyre individual duan ta bashkojnë me atë të Kombinatasve të tjerë. Për ti dhënë fuqi dhe përmasa më të mëdha zërit të tyre. Për ti treguar Rama-Veliajt se nuk janë një apo dy individë apo zëra të vetmuar por është një komunitet i tërë. Për të mos u marrë më nga Rama dhe Veliaj si diçka e mirëqënë as në votën e tyre, as në interesin e tyre, as në jetën e tyre!!! Që të mos jetë Rama-Veliaj tju tregojë kombinatasve cila është e mira e tyre por të jenë Kombinatasit ata që të përcaktojnë cila është e mira e tyre, interesi i tyre!!!

Për “vizitorët” që iu japin më shumë rëndësi emrit dhe jo mesazhit, GMK ka vetëm një pyetje: Nëse GMK është krijuar për të mbrojtur Kombinatin dhe interesat e Kombinatasve, cila qënka e keqja, djallëzorja, konspiracioni këtu??? Nëse ti o vizitor je Kombinatas, atëhere me kë je ti? Je me Kombinatin dhe interesin e Kombinatasve? Apo je me interesin e kujtdo veç me atë të Kombinatasve jo? Dhe nëse je me Kombinatin dhe interesin e Kombinatasve, si mund të realizohet ky interes? Duke vënë në dyshim njerzit që i japin frymë GMK dhe vetë GMK? Apo duke iu bashkuar GMK dhe kërkuar me zë të lartë, në dritën e diellit, mbrojtjen e Kombinatit dhe të interesave të Kombinatasve??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *