Si Trashegimi Historiko-Kulturore Kombinati ka 3 pika te forta:
Pika e pare e forte eshte te qenurit nje “ANSAMBEL URBANISTIK”.
Dmth, Kombinati nuk eshte thjesht garumbull ndertesash, ndertuar nje-ketu-e-nje-atje, por eshte nje ansambel qe permbledh 3 pjese:
- ish Kombinatin Tekstil si zone industriale
- Kompleksin e Pallateve te Banimit, dhe
- Institucionet politike, ekonomike, sociale, dhe kulturore.
Pika e dyte e forte eshte STILI ARKITEKTUROR.
Ky stil i ka dhene Kombinatit nje identitet arkitekturor te vecante sepse:
- e ka bere Kombinatin te dallueshem nga zonat e tjera te Tiranes dhe ende e dallon.
- mbart prapa vetes edhe nje cope histori jo te vockel nga zhvillimit dhe qeverisjes se Shqiperise.
Pika e trete e forte eshte KONCEPTIMI DHE ORGANIZIMI URBANISTIK i KOMBINATIT.
Kombinati sot eshte lagjja e vetme ne Tirane qe mund te kete “koeficientin” me te larte te “cilesise se jetes urbane”. Pse?
- Sepse rruget i ka te drejta dhe pingule me njera tjetren.
- Sepse zonat e banimit jane katrore dhe pallatet kane jo vetem nje vendosje te rregullt por edhe haptesira te bollshme nga njeri-tjetri.
- Sepse ka raport te ulet fryme/meter katror. Lartesia e pallateve eshte 3-5 kate dhe kjo e ben qe ti si banor te marresh fryme pa ndjere duhmen e tjetrit.
- sepse institucionet dhe njesite e sherbimit jane te shperndara ne nje territor teresisht te pershkueshem me kembe, brenda nje kohe minimale, pavaresisht moshes apo vendndodhjes se vendbanimit
- sepse gjelberimi eshte pjese e natyrshme e shume pjeseve te Kombinatit.
- sepse pozicioni gjeografik eshte shume i favorshem si per te shkuar ne det apo edhe me poshte drejt Jugut, ashtu edhe per te kapur pjeset Lindore dhe Veriore.
Por Kombinati si Trashegimi, pare si realitet i sotem, shfaq te pakten kater probleme.
Nje problem eshte SHKATERRIMI DHE DEGRADIMI I ZONES SE ISH-KOMBINATIT TEKSTIL.
- Dac si ndertesa, daci si territor. Rruga e dikurshme plot lule nga porta e madhe hyrese e Kombinatit deri tek Filatura, nga nje “standard” bukurie dhe hijeshie sot, pergjate ketyre 3 dekadave eshte shendrruar ne nje hale!! Kjo zone eshte shkaterruar ne nje menyre te tille, a thua sikur te kete qene skene e luftes qe po bejne ruset ne Ukraine.
Problemi i dyte, eshte SHKATERRIMI, DEGRADIMI, PERCUDNIMI I STRUKTURES DHE FASADAVE TE PALLATEVE TE BANIMIT.
- Pallatet e banimit ne Kombinat, pervecse te ndertuara si nje kurore, kane patur nje stil arkitekturor me ornamente qe ju jepnin pallateve nje lloj bukurie. Sot, the gjithe pallatet e stilit sovjetik, jane demtuar ne mase dhe menyra nga me te ndryshmet. Jane demtuar si ne strukturen e jashtme, me shtesat “origjinale” ala-shqiptar, si ne fasaden e pergjithshme te pallatit, ashtu edhe ne strukturen e brendeshme te pallateve – kati i pare i shume prej pallateve buze rruges Llazi Miho u shendruan nga apartamente banim ne biznese te vockla, qe kur I sheh nga rruga te duken “bukur” por kur e sheh pallatin nga “prapa”, transformimi i katit te pare ne ambjente biznesi ka shfytyruar vete pallatin.
Problemi i trete i Kombinatit te sotem eshte DILEMA “ÇFARE TE MBROSH”.
- E verteta eshte se pallatet sovjetike ne Kombinat, ngaqe kane te pakten 4 dekada qe nuk ka vene doren njeri, sot duken si “germadha te vjetra”, si ca plaka te shemtuara. Dhe ky realitet, i ka dhene krahe idese se pallatet sovjetike jane ca vjetersira qe duhen shembur.
- Por po aq e vertete eshte se struktura e pallateve sovjetike ne Kombinat eshte shume e forte dhe rezistente edhe ndaj termeteve te fuqishme si ai i 26 Nentorit 2019. Sepse kane qene ndertime pa hile. Bere nga mjeshtra. Me ca tulla te kuqe qe ju vete e din isa te forta jane!!
- Keshtuqe dilema qe vjen verdalle mbi kryet e Kombinatasve eshte pyetja cfare te mbrosh? Te mbrosh bukurine dhe origjinalitetin e djeshem te pallateve? Apo ti japesh duart imazhit karikaturesk ku kane perfundduar sot pallatet e hijshme te viteve 50-60te? Te zgjedhesh midis te “vjetres” reale, te prekshme, te jetuar dhe provuar? Apo te jepesh pas premtimit virtual, te pakapshem me dore, dhe pa asnje garanci historie.
Problemi i katert I Kombinatit te sotem ka te beje me vete Kombinatasin si qytetar, me TE DREJTAT, INTERESAT, ZERIN, DHE JETEN E TIJ!
- A duhet ti mbaje parasysh pushteti i dites te drejtat dhe interest e qytetarit kombinatas ne cdo politike qe harton, ne cdo vendim qe merr, ne cdo zhvillim qe premton? A mund te arrihet te zgjidhen problemet permes vendosjes se nje harmonie mes banorit dhe politikave te zhvillimit?
Harta-Foto qe po postoj, permban rruget kryesore te Kombinatit-Qyteze.
Arsyeja pse po e postoj eshte e thjeshte:
Sepse rruget dhe zonat brenda tyre, perfaqesojne jo vetem pjeset perberese te Kompleksit Urbainistik te Stilit Sovjetik te Kombinatit, por edhe variojne ne teresine e problemeve dhe perspektivave qe bartin brenda vetes!