KOMBINATI: BARRE APO TRASHEGIMI KULTURORE-HISTORIKE???

Keshtu ka thene Rama: Do ta prish te terin!!

Dhe vertet!!! Kombinati sotem – Kompleksi Industrial dhe Qyteza – kane ndryshuar shume me Kombinatin e viteve 50-te.

  • Kane ndryshuar brezat dhe demografia – tashme gjenerata e atyre qe e ndertuan ate, shumica derrmuese nuk jetojne me. Une Kombinatasi i viteve 70-te, sot, 55 vjet banor i Kombinatit, sot mund te konsiderohem “gjenerata e dyte”.
  • Ka ndryshuar shtrirja, numri i ndertesave, dhe popullsia – Kombinati i sotem nuk eshte ai i fushes se zeze te sportit, i kendeve sportive te vogla, i haptesirave dhe gjelberime te ngadoshme. Doemos, nevoja per shtepi dhe ndertimet e pakontrolluara kane “pasuruar” Kombinatin dac me njerez (70 mije banore) dac me ndertime nga me te ndryshmet!!!

Por nje gje qe nuk ka ndryshuar dhe qe eshte emblematike per Kombinatin tre gjera:

  • stili sovjetik i ndertesave. Ndonese te gjymtuara, te “modifikuara”, apo te lene nen meshiren e diellit, shiut, dhe eres, ato perseri deshmojne stilin sovjetik te arkitektures.
  • haptesirat e bollshme te rrugeve, mes ndertesave. Megjithe agresionin urbanistik qe ne ditem ti benim Kombinatit me “zotesi”, edhe sot e kesaj dite, Kombinati, ne Tiranen e sotme, mbetet lagja ku individi ende mund te marre fryme pa ndjere dyhmen e tjetrti, pa u zoteruar brenda vetes nga sinjali “se mos me sheh tjetri nga dritarja”!
  • organizimi urbanistik me rruge katrore dhe ndertesa qe jane ndertuar sipas rruges, dhe jo rruga sipas ndertesave.

Sot postova vetem disa “mbeturina” te ndertesave sovjetike:

  • Hyrjes kryesore te Kombinatit Tekstil,
  • Nderteses se Pushtetit Vendor,
  • Spitalit,
  • Ambulances,
  • Gastronimit,
  • Cerdhes,
  • Shkolles se dikurshme 8-Nentori.

Do vazhdoj te postoje fragmente te tjera te trashegimise se Kombinatit. Me nje qellim:

qe ti si Kombinatas, i hershem apo i sotem, te ndalesh pak dhe te mendosh pergjigjen tende per nje pyetje:

  • Kombinati, duhet konsideruar nje trashegimi historiko-kulturore??
  • Apo i duhet vene rruspa dhe buldozeri??? Qe mbi “germadhat atyre ndertesave te qelbura sovjetike” te ngrihet dhe lartesohet Kombin-Arti i Rames???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *