1-SA PALLATE SOVJETIKE KA KOMBINATI?
Pallate qe te bien ne sy, menjehere, jane rreth 25. Bien ne sy sepse jane “balli i kazanit” – jane pallatet qe jane te vendosura pergjate Rrugeve Llazi Miho, Petraq Leka, Haki Stermilli, dhe Llambi Bonata. Por numri i pallateve sovjetike shkon deri ne 90!
Uau??? Kaq shume qenkan?? Po!!
Ku gjenden ato i dine vetem banoret qe banojne ne to!
Syri i kalimtarit nuk i sheh, sepse ato, jane te futura ne thellesi, brenda katroreve 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, qe tregon fotoja e rrugeve qe postova para 2-3 ditesh.
Por, fakti qe kalimtari i rastit nuk arrin ti shohe, nuk do te thote se ato nuk jane aty!!! Ato aty jane!! Dhe te gjitha bashke, pra, “Kurora e Dukshme” dhe “Pallatet e Padukshme”, krijojne komponentin e dyte te trashegimise historiko-kulturore dhe urbanistike te Kombinatit, Kompleksin e “Pallateve te Banimit”.
Psh, vetem ne Katrorin Nr. 7, qe ndodhet midis rrugeve Tanush Frasheri dhe Musine Kokalari, ndodhen 8 Pallate te tilla. Me sy te lire, pergjate Rruges Llazi Miho, kur hedh veshtrimin tek ky bllok, para syve te shfaqen pallatet 77 dhe 78 qe kane Bar Eklipsin dhe Bar Ribesen, dy nga baret me te frekuentura dhe “Elitare” ne Kombinat!!
Por nese futesh ne thellesi, gjashte pallate, 84, 85, 86, 92, 93, dhe 127, mbushin kete katror. Keto pallate jane te ndertuara ne harmoni me njeri tjetrin, ne cifte paralele, dhe mes tyre kane rruge, gjelberim, lulishte, haptesira qe e ben njeriun te ndjehet si ne nje “Kompleks” vetem se pa “trare” qe te pengojne qarkullimin ne ate territor.
A eshte e mundur, vetem te te shkoje ne mend te thuash “vjetersira, do ti prish!”? Le me pastaj te rrembeesh kazmen dhe urdherosh buldozerin ti vere koven mureve te tyre??? Epo….. Rama e ben!!! Sepse na e provon cdo dite “vizionin” e tij!!
2-A JANE TE GJITHE PALLATET NJESOJ?
Jo nuk jane! Disa ndryshime mes pallateve qe mund ti bien cdo njeriu ne sy jane:
NUMRI I NDRYSHEM I KATEVE.
Pallatet e “kurores” buze rrugeve kryesore jane 2 kate. Por pallatet ne brendesi jane nga 3 kate. Ne hyrje te Kombinatit, pergjate Rruges Llazi Miho, ne pjesen e ish-mapos pallatet jane 2 kateshe. Por ne pjesen e poshtme te rruges, ne Katrorin 4, apo zonen e “Pupuliteve”, Pallatet qe hedhin veshtrimin mbi Rrugen Llazi Miho jane 4-kateshe.
Pse ky dallim ne kate mes pallateve???
Supozimet e mia amatore, – urbanistet dhe arkitektet profesioniste mbase mund te kene shpjegim tjeter – jane dy:
-krijimi i nje variance ne lartesi apo pamje te cative;
-pershtatja e lartesise se pallateve terrenit te pjerret te Kombinatit;
TULLAT E PERDORURA PER NDERTIMIN E TYRE.
Shumica e pallateve te kurores, jane ndertuar me nje tulle te kuqe. Shume e forte!! Ne vitet 90-te, kur rrekeshim me Nandin te adoptonim njeren nga apartamentet per bar, dhe erdhi puna per te krijuar nje hark, ajo qe me bente pershtypje ishte se ti, i bije tulles, per ta shkyer, dhe dalta nxirrte grimca flake!!
Ka edhe pallate qe jane ndertuar me tulle tjeter nga ajo e kuqe. me sakte blloqe katrore apo drejtkendeshe. Nuk ve dot doren ne zjarr sa te forta do te ishin ato. Por fakti qe ato kane rezistuar per kaq e kaq vite si faktoreve atmosferike, si adaptimeve qe ju jane bere pallateve, mbase do te thote dicka.
Pse jane perdorur tulla te ndryshme? Tek disa pallate me tulle te kuqe dhe te forte, ndersa tek disa te tjere, me blloqe qe sot nuk ta mbushin syrin???
Mos valle ka te beje me diskriminimin mes pallateve te ndertuara per “eliten” e kohes dhe pallateve te ndertuara per “puntorine”??? Ku pallatet e elites u ndertuan me tulle te kuqe, ndersa ato per puntoret me blloqe???
Pallatet tek Katrori 5, pergjate rruges Petraq Leka, dhe qe mbajne numrat 1, 2, 3, 4, jane konsideruar “pallate te elites” sepse ne vitet 50-60 ato u banuan nga Ruset qe ndertuan dhe vune ne shfrytezim Kombinatin Tekstil. Ndersa pallatet pertej rruges Llambi Bonata – njerin prej te cileve, Pallatin Nr. 29 qe sheh shkollen Shyqyri Peza, Veliaj e ka shpallur per ta shembur – u ndertuan per puntoret??
Apo ka qene ceshtje e kohes dhe shpejtesise se ndertimit??? Te parat, u ndertuan me nge, sepse edhe numri i njerzve qe ju nevojitej strehim ishte i vogel, ndersa me pas, kur Kombinati filloi te vihej ne shfrytezim dhe numri i puntoreve u rit, u rrit edhe nevoja per ndertimin e pallateve me shpejt dhe me shume ne numer???
Pyetjet me siper jane vetem supozime te miat. Pergjigjen nuk e di. Ata qe mund ta dinin, tashme gjenden ne Varrezat e Sharres!
FASADAT NUK JANE TE GJITHA TE SUVATUARA.
Edhe kjo bie ne sy menjehere. Ka pallate qe jane te suvatuara nga jashte. Por shumica jane te pasuvatuar.
Pse keshtu??? Mos valle prej kostos qe e bente me te larte suvatimi i jashtem i nje pallati? Mungonin puntoret?? Ishte luks i panevojshem?
Edhe per kete dallim dhe pyetjet qe lindin nuk kam pergjigje. Ne 1970-en kur u bera banor i Kombinatit, isha vetem 6 vjec!!
STILI ARKITEKTUROR NUK ESHTE I NJEJTE.
Ca pallate te bien ne sy per zbukurimet qe karakterizojne fasaden e jashtme. Ndersa disa te tjere, jane pa zbukurime. Duken thjesht si ndertesa katrore. Sidomos pallatet 4-kateshe pergjate Rruges Llazi Miho qe perbejne rreshtin e pare te zones se pallateve pupulite.
Pse keshtu? Mos valle edhe ketu kemi te bejne me kulturen diskriminuese “per ne, eliten” vs. “per ata, puntoret”??? Koston??? Mungesen e mjeshterve te ndertimit? Prishjen e marredhenieve Shqiptaro-Sovjetike ne vitet 60-te? Qe per pasoje beri qe ndertimet e pallateve ne Kombinat, ndonese ruajten ne pergjithesi linja e arkitektures apo modelit sovjetik, kaluan nga duart e sovjetikeve ne duart e shqiptareve dhe ky kalim, “thjeshtezoi” edhe investimin ne stil dhe paraqitjen e jashtme te pallateve?
Edhe per keto pyetje, nuk kam pergjigje!!! Do te doja qe keto pyetje te me kishin ardhur ne koke 40 vite me pare, jo tani qe jam 57. Sepse mbase do kisha marre pergjigje prej atyre qe e ndertuan Kombinatin dhe kishin dijeni me shume nga keto pune!!
Por koha nuk kthehet dot prapa!
Nuk behem dot me, nje adoleshent qe i hypen kurioziteti te dije me shume per Kombinatin si vendin e shtepise, kopshtin, shkolles, jetes se tij!
Dhe as te vdekurit nuk ngrihen dot nga varri tu japin pergjigje pyetjeve qe po bej sot.
Por nje gje ama, mund ta bejme, Jo vetem une, por edhe ju qe keni durim te lexoni keto persiatje.
Te perpiqemi te “vijme ne vete”, ne terezi, dhe ndergjegjesohemi per vendin ku kemi jetuar vitet tona. Dhe te mos lejojme qe te vije dikush dhe ta shkaterroje per qejfin dhe marrezite e veta!!!