KOMBINATASIT DHE FAQJA E GMK NE FACEBOOK

A ka arritur faqja e GMK të ketë ndonjë impakt tek njerzit e prekur nga tërmeti???

Një vit pas krijimit të saj, përgjigja është PO!!!

Ku duket kjo??? Duket të paktën në 5 ELEMENTE:

1-Duket tek NUMRI MË I LARTË I “FRIENDS”

Sot faqja e GMK ka afron 2800 friends. Ose 65 % më shumë friends nga sa kishte në përfundim të muajit të tretë!!! Një rritje kjo shumë e madhe!!!

Çfare tregon kjo???

Kjo tregon që përmbajtja dhe serioziteti i faqes sonë bën që gjithnjë e më shumë njerëz të ndryshëm kërkojnë të bëhen friends të saj. Jo vetëm nga ata që jetojnë në Kombinat por edhe në zona të tjera të Tiranës apo edhe që nuk jetojnë në Shqipëri por në shtete të tjera.

2-Duket tek NUMRI MË I LARTË I VIZITOREVE QË LËNË GJURMË

Por “suksesin e vërtetë”, faqja e GMK e ka arritur me Vizitorët që “lënë gjurmë” në faqe me “Like”, “Comment”, apo “Share”. Vërtet faqja GMK ka afro 2800 friends por vetëm një pjesë e tyre lënë gjurmë. Ky numër ka pësuar rritje të rëndësishme. Vetëm në muajin Nëntor 2022, në faqen e GMK lanë gjurmë 555 persona!!! Ky numër është pothuajse DYFISHI i numrit të vizitorëve që lanë gjurmë në faqen e GMK përgjatë 3 muajve të parë të jetës së faqes!!

Çfarë do të thotë kjo???

Kjo tregon që ti që komenton, nuk je më një Kombinatas i vetmuar por komenteve te tua i janë shtuar edhe komentet e njerzve të tjerë pavarëisht nëse janë apo jo nga Kombinati, jetojnë këtu apo jashtë Shqipërie!! Tregon RRITJE TË SHKALLËS SË REAGIMIT QYTETAR TË KOMBINATASVE!!!

Dhe po te kujtoni që në 2019-2020 njerzit nuk dinin ku, apo me kë të flisnin, për të shprehur mendimin dhe qëndrimin e tyre; për të thënë çfarë donin ata realisht nga qeveria Rama dhe Bashkia e Veliaj! Sot, 555 veta e shohin faqen e GMK si “vendi” ku ata do gjejnë të vërtetën, seriozitetin, të drejtën, zërin dhe interesat e tyre!!!

3-Duket tek REAGIMI NË RRITJE NDAJ POSTIMEVE

Në muajin Nëntor 2022, bëmë 18 postime. A e dini cilët prej këtyre postimeve tërhoqën numrin më të madh të reagimit??? Janë 6 postime


ReagimePersonaLikeKomenteShare
Vendimi Gjykatës për Pallatin 1455052931663511
Njoftimi për ardhjen e Berishës në Kombinat2751009417
Përballë Berishës – kerkesat e mia ne emer te GMK2139996
Përgjigja e Berishës ndaj kërkesave të GMK:227987454
Ujrat dhe Pallatet e Rindërtimit2071017919
Për Pallatin 13647

Siç duket edhe nga shifrat, Postimi për Vendimin e Gjykatës për Pallatin 145 “theu” 3 rekorde:

  1. për Numrin Total të Reagimeve,
  2. për numrin më të lartë të Personave që lanë gjurmë, dhe
  3. për numrin më të lartë të Like.

Çfarë tregon kjo???

Kjo tregon se Interesimin në rritje të Kombinatasve për TRASENË JURIDIKE që GMK zgjodhi ti jepte përparësi në mbrojtjen e pallateve të Kombinatit nga shëmbja!!! Ky interesim NË RRITJE tregon sa shumë kanë ndryshuar Kombinatasit, sidomos në raport me rrugën që GMK ndoqi për mbrojten e interesave dhe të drejtave të Kombinatasve!!! Besoj e mbani mënd:

  • Në ditët e para pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ASKUJT NUK I SHKONTE NDËRMËND TË TË SHKONTE NË GJYKATË!! Banorë të shumë pallateve nuk na u bashkuan!! Shumica e tyre gjëja e parë që kishin në mëndje ishte si “të merrnin ujkun me të mira”, ti gjenin anën të mos ua prishte pallatin!! Ndaj rreth 20 prej tyre, përfunduan të rrafshuar në tokë!!! Por ne, banorët e 10 pallateve, shkuam në Gjykatë dhe sot jemi në këmbë!!!
  • Në tentativat tona të para për të organizuar njerzit për tu ngritur dhe mbrojtur pallatin e tyre, pronën e tyre, biznesin e tyre, SHUMICA MENDONIN SE “ME QEVERINË NUK HAHESH DHE NUK FITON DOT”!! Me këtë bindje nuk luajten as gishtin! Dhe përfunduan të rrafshuar!!! Ndërsa banorët e 10 pallateve “thyen” traditën e nënshtrimit dhe kapitullimit pa kushte ndaj pushtetit dhe fuqisë së qeverisë! Nuk priten zgjidhje nga qielli!!! Morën fatin në dorën e vet!!! Shkuan në gjykatë!! Dhe shumica e tyre sot jo vetëm “u hëngrën” me qeverinë por edhe kanë fituar kundër Veliaj!!
  • Në trokitjen tonë në Gjykatën Administrative, ASKUSH NUK MENDONTE SE GJYKATA JO VETEM DO TË NA JEPTE TË DREJTË, POR EDHE SE KËTË PUNË DO TA BËNTE PËR DISA PALLATE!!! Shumica e atyre që dinin për shkuarjen tonë në gjykatë, prisnin që ne do ktheheshim më bishtin në shalë!! Sot, përkundër gënjeshtrave që llapashtit Veliaj pa rreshtur lart e poshtë, Gjykata ka vendosur në favor të pallateve 145, 146, 157, 159, 127, 21!!!

Lista e postimeve më të preferuara për muajin Nëntor 2022, tregon edhe ndjeshmërinë dhe interesin e Kombinatasve për TRASENË POLITIKE, si një nga rrugët e mbrojtjes së të drejtave, interesave, dhe pronës së banorëve dhe bizneseve në Kombinat!!! Kjo duket në numrin e lartë të personave, komenteve, like, dhe share, që kanë marrë tre postime. “Berisha në Kombinat”, zë vendin e dytë për interesin e shkaktuar. Po të njëjta nivele interesi kanë edhe postimet “Përballë Berishës me kërkesat e GMK” dhe “Përgjigja e Berishës për Kërkesat e GMK”.

Çfarë tregon kjo???

Kjo tregon se tek Kombinatasit, shpresa se shtëpitë, pronën, interesat, të drejtat mund ti mbrojnë duke ndryshuar përbërjen dhe drejtuesit e institucioneve vendim-marrëse nuk ka ndryshuar por gëlon e gjallë brënda tyre!!! GMK, pavarësisht se në mbrojtjen e interesave të banorëve të Kombinatit ka konsideruar si parësore ndjekjen e TRASESË JURIDIKE, nuk e ka mohuar asnjëherë vlerën e TRASESË POLITIKE si një nga rrugët e mundshme për të arritur dhe siguruar mbrojtjen e interesave të Kombinatit!!!

Sot, dhe në 6 muajt e ardhshëm, ideja se interesat dhe pronat mund të mbrohen politikisht duket se është, dhe me të drejtë, më vibrante se kurrë. Para janë zgjedhjet e 14 Majit dhe Kombinatasit, por jo vetëm ata, kanë mundësinë të ndëshkojnë Ramën dhe Veliajn për të gjitha shkatërrimet që kanë bërë në Kombinat; për të gjitha planet e tyre djallëzore që kanë bërë për Kombinatasit; për të gjitha gënjeshtrat që ju kanë thënë pa rreshtur dhe pa pikën e turpit përgjatë këtyre 4 viteve!!!

Duke qënë se GMK është e hapur të dëgjojë këdo që tregon ndjeshmëri ndaj interesave të Kombinatasve, është e kuptueshme përse postimi për pjesëmarrjen e GMK në takimin me zotin Berisha në Kombinat dhe zotimi i Z. Berisha ka zgjuar aq interes!!!

4-Duket tek KOMUNITETI I KRIJUAR RRETH GMK!!!

Në faqen e GMK sot hyjnë dhe lexojne një diversitet njerzish:

  • ata që “lënë gjyrmë” edhe ata një nuk ndjehen fare!!
  • njerëz me bindje të majta (edhe rilindase) edhe njerëz me bindje të djathta!!
  • banorë që kërkojnë rindërtimin në të njëjtin vend edhe banorë që “presin” apartamentet sociale që ju ka premtuar Rama-Veliaj
  • njerëz që jetojnë në Kombinat, edhe njerëz që jetojnë në zona të tjera të Tiranës;
  • njerëz që jetojnë në Shqipëri, edhe njerëz që jetojnë jashtë;
  • banorë të prekur nga tërmeti dhe planet Rama-Veliaj, edhe njerëz që nuk kanë lidhje me tërmetin por vijnë nga bota e gazetarisë, medias, universiteteve, apo komuniteteve të tjera sociale dhe kulturore!!!

Formimi i këtij komuniteti duket në qëndrueshmërinë, shpeshtësinë, dhe rregullsinë e futjes së njerzve në faqen e GMK dhe lundrimit në postimet e GMK. Që nga krijimi i faqes dhe deri me sot, ka një rritje të numrit të njerzve që futen dhe “harxhojnë” kohe në faqen e GMK. Analiza statistikore e trafikut të Faqes së GMK tregon këto realitete:

  • 31 persona, ose 5.6% e Vizitoreve që kanë lënë gjurmë me Like, Komente, apo Share, kanë lexuar dhe reaguar ne mënyrë të rregullt mbi 50% të postimeve.
  • 6 persona, ose 1.1% e Vizitorve që kane lene gjurme, kanë lexuar dhe reaguar 90%-100% të postimeve në faqen e GMK. Albert Brahollari, Durim Balla, Edrin Hoxha, Elidon Hoxha, Arian Lazeri, dhe Ona Ona janë “kampionët” e muajit Nëntor 2022!!!
  • rrathët e “dytë” dhe të “tretë” të këtij Komuniteti përfshijnë 175 persona. Këta vizitorë, kanë lënë gjurmë në 11% deri 45% të postimeve!!! Këta vizitorë janë edhe zemra e çdo debati apo argumenti që ndodh në faqen e GMK!!!
  • numri i personave që në Nëntor 2022 reaguan për herë të parë në faqen e GMK duke lënë emër dhe mbiemer, ose duke bërë Like, Komente, apo Share ka qënë 346 vetë!!! Ose 2-fishi i vizitorëve të “përhershëm” të GMK! Një numër i paparë asnjëherë më parë në muajt e mëparshëm!!!

Çfarë tregon ky trafik në rritje i faqes së GMK?

Së pari, ai tregon se vizitorët e faqes nuk janë vetëm kombinatas por janë diversë.

Së dyti, tregon se më e rëndësishme “diversitet”, është “komuniteti” që po krijohet rreth GMK! Një komunitet stabël! Artikulues!! I “krijuar” vullnetarisht, jo me vendim partie apo gjykate!! Pjestarët e të cilit komunikojnë me njëri-tjetrin në mënyrë të përditshme, hapur, përmes përputhjeve apo mospërputhjeve në mendime; Një komunitet ku nuk mungojnë kritikat dhe vlerësimet, përshëndetjet dhe sharjet, dyshimet dhe konfirmimet, gjykimet subjektive apo objektive, racionale apo pasionante!!!

Kjo tregon se faqja e GMK, pak nga pak, ditë pas dite, po krijon një Komunitet që kombinon humanizmin me interesat, individin me grupin, fjalen me veprimin, jeten e perditshme me “politikën e madhe”!!!

Rrënja katrore e këtij Komuniteti mbetet individi! Kombinatasi!! Dhe çdo qytetar tjetër në cilindo cep te Tiranës apo Shqipërisë që e shqetësojnë çështje bazike kushtetuese si ato të pronës, të drejtave të qytetarit, të pushtetit dhe autoritetit të qeverisë, të marrëdhënieve korrekte individ-qeveri, apo të prosperitetit ekonomik dhe financiar të individit, familjes, grupit, komunitetit!!

5-Duket tek RRITJA E NUMRIT TË VIZITOREVE FEMRA.

Në Shkurt 2022, pra në fund të tremujorit të parë të funksionimit të faqes, “pjesëmarrja” e vizitoreve femra që kanë lënë gjurmë ishte vetëm 26.5 %!!! Pra vizitorët meshkuj “dominonin”. Në Nëntor 2022, pjesëmarrja e femrave ka shkuar në 34.2%. Pra është rritur me afro 8%!!

Çfarë tregon ky fakt? Përse ka rëndësi???

Prezenca më e madhe e vizitoreve Femra në faqen e GMK tregon se ky grup, gjithnjë e më shumë ka filluar ta ndjejë vetën “më te afërt” me postimet e GMK!! Dhe rritja e numrit të vizitorëve femra në faqen GMK ka rëndësi jo vetëm për “diversitetin gjinor” brënda “Komunitetit” të GMK, por edhe për cilësinë e debatit dhe artikulimit mes njerzve!!

PER TA MBYLLUR:

Në këtë analizë, edhe kështu disi të gjatë, mund të sillja edhe shumë të dhëna të tjera interesante!!! Por zgjodha të sjell dhe trajtoj këtu vetëm 5 prej tyre për një arsye të vetme:

Tju kujtoj Kominatasve, dhe çdo jo-Kombinatasi të interesuar, se GMK jeton!!!

Deri në Nëntor 2022, prova e “egzistencës’ së GMK ka qënë faqja e saj ne facebook.

Nga Dhjetori 2022 dhe çdo ditë më pas, GMK-ja do të ketë zyrën e vet, falë mbështetjes së “European Endowment for Democracy”!!!

Kjo zyrë do ti mbajë dyert hapur për çdo Kombinatas apo jo-Kombinatas!!!

Njësoj siç GMK ka bërë në faqe e saj në FB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *