KUR FATIN TEND E LE NE DORE TE UJQERVE RAMA-VELIAJ!

Diten e sotme e “fillova” me nje telefonate qe vinte nga nje numer i panjohur,

Kush je? – e pyes zerin e gruas qe foli.

Nuk jam nga Kombinati, me tha, por te marr per Pallatin Nr. 13, qe eshte ne Tirane, afer Kishes Katolike. Doja te flisja me ty, meqe ti je marre me pallatet qe Rama-Veliaj kane dashur te shembin dhe me banoret e tyre. A mund te flasim??

Patjeter!, ju pergjigja, me gjen ne Zyren e GMK, qe ne Kombinat gjendet kollaj, Eshte ne Pallatin 145, ne rrugen qe te con tek Qendra Sportive Bushi, afer kafenese se Flamurit!!

Do ta gjej, mu pergjigj zeri. Sepse po te flas nga kafeneja e Cajup Tices dhe do te ma tregojne ku ta gjej.

Mund te kishin kaluar jo me shume se 30 minuta kur ne telefon pashe perseri nje thirrje nga nje numer i panjohur. Kur e hapa, personi me tha se vinte nga Etleva me te cilen kisha folur pak minuta me pare.

2-3 minuta me vone, 5 persona zbriten nga nje makine dhe me thane se ishin banore te Pallatit 13. Si u ulem, i pyes si e kishin hallin. Me treguan:

  • se ishin 11 familje te Pallatit 13, tek Rruga Mujo Ulqinaku, afer Kishes Katolike tek Rruga e Kavajes, ne. Njesine Bashkiake 10;
  • se pallati i tyre ishte nje ndertese 2-kateshe, qe dikur kishte qene Kopeshti 37, dhe disa prej tyre ose i kishin blere apartamentet, ose i kishin rinovuar;
  • se ne 2020, Pallatin e kishin nxjerre DS-5 dhe ata i kishin nxjerre jashte, dhe ju kishin dhene bonus qiraje;
  • se ne 15 Nentor 2022, Bashkia, ua kishte hequr bonusin me VKB;

Dhe ndersa njeri prej tyre fliste, te tjeret me tregonin dokumenta apo video te “takimeve” qe Romina Kukon dhe Administratorja Rilindase e Njesise Bashkiake 10 kishin bere ne shtepite e tyre; me vone me treguan edhe per mesazhet e shkembyera me Deputetin Fatmir Xhafa dhe premtimet per zgjidhje te hallit te tyre!!!

Me cfare mund tju ndihmoj? i pyeta.

Ti ke ndihmuar me thane banoret e pallatit 136 ketu ne Kombinat per ti cuar nje leter Erjon Veliajt dhe disa te tjerve. Ne duam te na ndihmosh ne per ti derguar nje leter Edi Rames.

Teksa kuptova pak a shume cfare kerkonin, u perpoqa tju shpjegoja se cila rruge, nga disa rruge te mundshme, do te ishte me e mira per ta. Keni 5 opsione, ju thashe:

NJERA NGA RRUGET eshte TA MARRESH UJKUN ME TE “MIRA”.

Pra ti luteni, ti thoni se i ka shkuar maja e lapsit gabim, te kerkoni te nderroje mendje, te mos merret me ju!!! Ne kete rast, “fatin” tuaj e lini ne dore te kapricios se ujkut – do ujku ju kollofit, do ujku ju le rehat!! Shumices se banoreve qe termeti ju demtoi pallatet, kjo rruge ishte e para qe ju shkoi ne mend!!

Problemi me kete rruge eshte se fatin tend nuk e ke ti ne dore por Fyhreri Rama, kanakari i tij Veliaj, TEKAT E TYRE!!!!

Rama-Veliaj, ju lene rehat kur kane nevoje te bejne pushime ne resort luksoz, ju premton qiellin e lumturise dhe gjithe te mirat, para votimeve!!!

POR nese Fyhreri “zemerohet”, kur zgjedhjet mbarojne dhe ata voten tende e kane futur ne xhep, dhe kur klientet e tyre kane nevoje per troje qe te ndertojne pallate, ATEHERE ti gjendesh perpara mandates “dil nga shtepia se do te prishim pallatin”, “nuk ke me bonus sepse nuk te takon:. Dhe Rama, Veliaj, dhe gjithe komisarucet e tyre politike, perfshire Deputetin Xhafaj, Kryetaren e Keshillit Bashkiak te Tiranes Romina Kukon, apo Administratoren e Njesise Bashkiake, bejne veshin shurdh, bejne sikur te njohin, as nuk duan tia dine per ty, hallin tend, familjen tende!!!

Ky ishte rasti i Prestige Resort!!!

Qe sa kohe Irfan Hysenbelliu ishte qafe me qafe me Ramen, qe sa kohe Rama, Balla, dhe gjithe rinlidnasit e tjere hanin e pinin qyl, edhe resorti i Irfanit “lulezonte”. Kur Rama u terbua me News24 e Irfanit, i tha ketij “prit se ta tregoj une” dhe shkoi e ja rrafshoi krej resortin!!

Dhe Irfani, qe kurre nuk i pat vajtur ne mend se mund ti vinte ajo mynxyre nga Rama, ose nuk e coi kurre nepermend te shkonte dhe mbronte veten ne gjykate (sepse besoi deri ne momentin e fundit se marrja me te mira e ujkut Rama do ndalonte shkaterrimin), ose shkoi ne momentin me te fundit, kur asnje gjykate nuk i bentee dot derman sepse Rama dhe Dallendyshja e IKMT u “treguan me te shpejte” – mbaruan pune para se gjyqtari te vendoste ne favor te Irfanit!!!

Kete rruge doni te ndiqni edhe ju??? – i pyeta!! Mendoi se duke marre ujkun “te mira” do jeni me te suksesshem se Irfani me miliona euro ne xhep???

Opsion tjeter eshte RRUGA POLITIKE.

Pra te kerkoni perkrahje nga opozita. Por ne kete rast, duhet te mbani parasysh qe opozita nuk ka pushtet as vendim-marres, as egzekutiv ne dore!! Te dyja keto ia ka qeveria – ne nivelin e pushtetit qendror i marrjen dhe egzekutimin e vendimeve e ka ne dore Rama; ne nivelin e pushtetit lokal, e ka ne dore Veliaj. Ndaj trokitja tek opozita, nuk sjell dobi kur behet fjale per zgjidhje konkrete, imediate, akute.

Ky eshte rasti qe karakterizon qendrimin e banoreve te Pallatit tek Rruga Ura, ne Kinostudio qe u prish para 2-3 ditesh. Banoret ju drejtuan per ndihme opozites!!! Si zgjidhja e fundit!!!

Drejtuesit e saj, kandidati Belind Kellici, bene “me te miren” qe mund te benin!! E gdhine me banoret!!! Por nuk mund te benin ate qe donin banoret – te ndalonin shembjen e pallatit!! Pse??? Sepse nuk kane as tager, as fuqi, te ndalojne egzekutimin e vendimeve te marra nga qeveria, egzekutivi qendror (Rama) apo lokal (Veliaj).

Dhe moskuptimi i kesaj gjeje, ka cuar dem shume energji ne perplasjet mes njerzve dhe Rama-Veliajt: tek Teatri, tek Astiri; tek 5 Maji; tek Lapraka; tek Paskuqani;

Nese ju po mendoni ti drejtoheni opozites per tju dhene mbeshtetje, mund ta beni!! Por mund te mos jete rruga qe ju garanton zgjidhje me sukses te problemit imediat qe keni!! Opozita mund tju zgjidhe problem vetem duke votuar per tee, duke i dhene mandatin te qeverise, duke ju dhene ate pushtet qe Rama-Veliaj ua vervisin juve sot ne fytyre. Por kjo gje mund te ndodhe vetem ne 15 Maj. Ndersa sot, nje dite para Krishlindjeve, jeni balle per balle me ujkun qe do tju haje juve bashke me pemen e Krshtlindjeve. Tama sic po ben sot me banoret e pallatit tek Petro Nini!!!!

DY OPSIONE te tjera jane:

3) RRUGA E PROTESTAVE – ti drejtoheni rruges, te beni zhurme, te protestoni;

4) RRUGA MEDIATIKE – ti drejtoheni medias per te bere publike hallin tuaj dhe veprimet e Rames dhe Veliajt.

Edhe keto rruge mund te ndihmojne, ju thashe, por nuk ju garantojne zgjidhje imediate per hallin imediat qe ju ka zene!! Sepse protestat, sot ne Shqiperi jane te vdekura dhe teresisht pa efekt per nje numer arsyesh nga me te ndryshme. Edhe sikur te 11 familjet e pallatti te beheni bashke, me kuc e me mac, dhe te dilni dhe bllokoni Rrugen Mujo Ulqinaku askush nuk do tju bashkohet!!! Jo vetem sepse secili “shikon punen e vet”, por edhe sepse askush nuk beson me ne vleren, origjinalitetin, qellimet, frymen, dhe efektivitetin e nje proteste.

Rasti me i mire perse njerzit nuk besojne dhe nuk bashkohen ne protesta eshte shembulli i protestave te organizuar nga Adriatik Lapaj, Kur Lapaj “leshoi kushtrimin” per tu mbledhur para kryeministrise, 20-30 mije vete u mbliodhen sepse “besuan” se Lapaj ishte nje fytyre e re; se objektivi i Lapaj ishte te rrezonte qeverine Rama; dhe se “grupi” i tij ishte bartes i nje fryme dhe mendesie te re!!! Por Lapaj tha “nuk jam ketu te rrezoj Ramen”, dua vetem “Bord”!!! Pra, Lapaj doli, dhe dalja e tij perfundoi, qe Rama krijoi “Bordin e Cmimeve” dhe “ligjeroi” vjedhjen e xhepave tane tek pompa duke u justifikuar: A nuk ju pergjigja kerkeses se protestes tuaj??? Bord deshet, Bord ju krijova!!!

Nga ato dite dhe sot, asnje grup, nuk ka qene ne gjendje te organizoje dot nje proteste; te mbledhe aq njerez!!! Adriatik Lapaj nuk ka qene me ne gjendje te mbledhe dot dy njerez, sepse atentati qe ai i beri besimit te njerzve tek institucioni i protestes eshte nga me te tmerrshmit!!! Sot Adriatik lapaj ka perfunduar “analist” studiosh!!! Tamam ne profilin dhe pozicionin e njeriut qe flet shume dhe nuk vepron; ne pozicionin e nje njeriu qe “gezon” “besimin” e Ambasadores Kim, te Blendi Fevziut. te Eni Vasilit, te beti Njumes, por ce do, nuk gezon me besimin e njerzve!!!

Po ashtu, edhe kerkuarja e ndihmes tek media nuk ndihmon. Jo vetem sepse media eshte klienteliste edhe nese lufton me Ramen apo Veliajn!! Por sepse asnje media ne Shqiperi nuk eshte e interesuar per te verteten, per te drejten, per interesin publik, per individin e thjeshte!!! Cdo media rend pas parase dhe sherbimin me “cilesor” ja ofron vetem “pruresit me te pare”!!!

Ndaj, ju thashe me dy fjale, nese ju mendoni te protestoni, apo kerkoni zhurme mediatike, mendohuni dy here para se te beni nje gje te tille!!! Sepse keto rruge mund, pa dyshim, edhe tju ndihmojne!! Por per hallin tuaj imediat, zgjidhjen tuan imediate, asnjera prej tyre nuk ju garantojne zgjidhje!!!

RRUGA E FUNDIT, POR ME E SIGURTE PER JU ESHTE TE SHKONI NE GJYKATE!!!

Sapo thashe kete, biseda mes meje dhe tyre pesoi nje “keputje”. Me mendjen te “mbushur top” se problemin e tyre do ta zgjidhte nje leter drejtuar Rames, ata humben interesin dhe nuk donin te degjonin si funksiononte dhe cfare mund te benin per te mbrojtur veten permes kesaj rruge!!!

Nuk duam te shkojme nee Gjykate, me thane!

Nuik fitojme!! Nuk kemi besim!!!

Duke kuptuar nga biseda me ta, mungesen totale tek ata te besimit tek sistemi i drejtesise, huajesine totale tek ata te idese se te drejten e tyre mund te kerkonin dhe gjenin permes gjykates, kuptova se edhe letra, apo pikat kryesore te permbajtjes se saj, nuk paten asnje vlere, se vete letra e kishte vendin ne koshin e pleherave 50 metra me tej ne rrugen kryesore dhe se keta banore, do ta canin rrugeen e hallit te tyre jo me “shpate ne dore” por me “modelin” naiv te marrjes se ujkut me te mira!!!

Good Luck – Paci fat, ju thashe!!!

Dhe u ndame.

Ata drejt eksplorimit te shtigjeve qe do ti benin te mberrinin me embelsira deri tek shpella e ujkut, ndersa une, u ktheva ne kthinen e vockel te quajtuar Zyra e GMK – Grupimit te Mbrojtjes se Kombinatit!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *