Grupi 5 – KOMBINATASIT QE I KANE PALLATET NE KEMBE.

Ky eshte grupi i Kombinatasve qe shkuan ne Gjykate dhe fituan kunder Rames, Veliaj, Keshillit Bashkiak te Tiranes, Institutit te Ndertimit, dhe Eksperteve te Bashkise. Eshte pra grupi i Myrvetes dhe Adrianit; Xhorxhit; Marenglenit, Qerimit dhe Arturit; Erit; Ilirit; Vasilikes; Elenit, Janit dhe Tahirit; Flores dhe Agronit; Flamurit, Landit, dhe Mondit; Tanit; Durimit, Pellumbit, dhe Skenderit; Lulit; Indianit!!

Jane keta Kombinatas, “berthama” e GMK, qe bllokuan planin Rama-Veliaj per tju vjedhur lehte-lehte pronen Kombinatasve dhe shperngulur ata nga syte kembet!!! Qe sot, pasi ka fituar luften per veten e vet, lufton edhe per kombinatasit e tjere – Kombinatasit Emigrante, Kombinatasit e Bizneseve te Vogla dhe te Mesme Familjare te Pallateve te Shembura, Kombinatasit me dy a me shume Prona!!

GMK SOT LUFTON:

  • Per Riparimin e Pallateve.
  • Per Rregullimin e Territorit te Shkaterruar nga Shembja e Pallateve.
  • Per Rindertimin ne te Njejtin Vend te Pallateve te Shembura.
  • Per Te Drejten e Prones, Vendbanimit, Procesit te Drejte Vendim-Marres.

NGA KJO LUFTE E GMK “perfitues” NUK JEMI VETEM NE, “berthama” e GMK!!

Nga kjo lufte e GMK perfitojne edhe:

  • ata Kombinatas te cilet kane jetuar dikur ne pallatet qe gjendeshin aty ku sot dergjen rrenojat qe la pas fadroma e Rames dhe Veliaj dhe kane kerkuar dhe vazhdojne te kerkojne haptazi, me firme, me ze, me figure, rindertimin e pallateve te tyre ne te njejtin vend!!!
  • ata Kombinatas te cilet jetojne sot ne vende te ndryshme te botes por kane lene prapa ketu ne Kombinat truallin, apartamentin, pronen e prinderve; Kane lene pallatin ku linden, u rriten, luajten te vegjel, dhe lidhen shoqerite e tyre; kane lene nje copez te jetes, femijerise, rinise, dhe familjes se tyre.
  • ata Kombinatas te cilet pavaresisht pronave te tjera qe mund te kene jashte Kombinatit, i kane pallatet, apartamentet, apo ambjentet e bizneseve prona te ligjshme dhe te trashegueshme;
  • ata Kombinatas te cilet Rama-Veliaj iu shkaterroi dhe mohoi biznesin, qe buken e tyre te gojes e nxirrnin vete, me shpatullat, djersen, kembet, dhe duart e tyre, duke u ngritur cdo dite qe ne pese te mengjesit per te bere nje fitim minimal.

Lufta e GMK NUK ESHTE LUFTE PER ata Kombinatas-Rilindas te cilet:

  • ia qe shiten shpirtin “nenes parti”, dhe i falen veresie Rames dhe Veliaj pronen, truallin, tullen e fundit te apartamentit dhe biznesit te vet me qejf, muzike, valle, dhe kenge, dhe ceremoni pompoze.
  • pajtohen me grabitjen nga Rama-Veliaj te prones, truallit, apartamentit, ambjentit te biznesit te tyre ne vend qe te ngriheshin te paret ne kembe dhe te ishin ne balle te luftes kunder grabitjes dhe shkaterrimit Rama-Veliaj ne Kombinat
  • e kane koken tek “pallatet e reja fringo” tek TEC-Poligoni

Nga lufta e GMK per mbrojtjen e te drejtave bazike kushtetuese te prones, te vendbanimit, dhe te trajtimit te interesit te individit permes nje procesi te drejte dhe transparent vendim-marrjeje, perfitojne jo vetem Kombinatasit por edhe cdo qytetar i Tiranes apo kudo tjeter ne Shqiperi. Perfitojne banoret e 5 Majit, Laprakes, Berxullit, Durresit. Perfitojne te gjithe banoret e Tiranes qe neser do te perballen me pasojat e vendimit te qeverise Rama per te trajtuar” pallatet me moshe mbi 50 vjet!!!

Lufta qe GMK po ben, pra, nuk eshte thjesht nje “histori lokale”, nje histori e “ca pallateve ne Kombinat”, apo e “ca gabimeve pa dashje”, apo e ca politikave te zhvillimit urban ne “te mire te ca banoreve”! Apo ca me teper, nje “histori partickash te vogla” sic perpiqet Veliaj te na paraqese!!!

Lufta e GMK eshte, dhe do te mbetet:

  • nje lufte kunder mendesise arrogante, qendrimit dhe politikave anti-individ te qeverise Rama-Veliaj;
  • nje lufte kunder veprimeve dhunuese te te drejtave bazike kushtetuese nga Qeveria Rama-Veliaj;
  • nje lufte kunder grabitjes haptazi te prones dhe mosrespektimit te te drejtave te individit;
  • nje lufte kunder abuzimit dhe shperdorimit nga Qeveria te Pushtetit dhe Autoritetit Vendim-Marres;
  • nje lufte kunder paturpesise qe Qeverise Rama-Veliaj dhe mungeses tek ata te frikes se ndeshkimit per zullumet e tyre;
  • nje lufte per te zgjuar brenda individit ne Kombinat, Tirane, apo edhe me gjere, ndergjegjen e munguar civike dhe socio-politike te qytetarit qe nuk pranon qe ai si individ, dhe interesat e tij, te neperkemben nga pushtetari i radhes, autoriteti I te cilit nuk eshte hyjnor apo i rene nga qielli por eshte nje autoritet i dale nga vota e qytetarit!

Per ta mbyllur:

Cdo Kombinatas, per te qene pjese e luftes se GMK, nuk ka nevoje te “rrembeje hunjte”, te “bllokoje rrugen e Kombinatit”, te “perleshet” me policine, apo te konsumoje trazira rehat-prishese!!! Per te qene pjese e Luftes se GMK, cdo Kombinatasi sot i mjafton:

  • te ndergjegjesohet per te drejtat e tij si individ perballe Qeverise Rama-Veliaj apo cdo qeverie tjeter
  • te kerkoje te drejtat e veta per pronen, vendbanimin, procesin transparent vendim-marres;
  • ti kerkoje llogari pushtetarit te dites, dyshes Rama-Veliaj, per ato qe ka premtuar dhe per gjerat qe ka bere apo nuk ka bere;

Kjo eshte te jesh qytetar me ndergjegje civike dhe aktiv!!!

Qytetaria civike nuk ka brire!!! Jane pikerisht te berurit e atyre gjerave “te vockla” qe renditen me lart! Qytetaria civike kjo eshte: Angazhimi yt jo thjesht dhe vetem per buken tende te gojes, per mbijetesen tende, apo perballjen fizike me fadromen para pragut te shtepise tende por angazhimi yt per te drejtat e tua dhe te cdo Kombinatasi tjeter si ty!

Bej kete lufte, vere veten ne krah te GMK, dhe pastaj mburru se je “Kombinatas i vjeter”!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *