Para 2 ditesh u ftova ne nje tryeze per ceshtjen e Parkut te Butrintit. Te cilin Rama, ka vendosur tja heqe shqiptareve si nje nga pasurite me te cmuara te trashegimise sone kulturore dhe tia jape ne administrim nje fondacioni te huaj privat.
Per jo vetem kaq.
Ne krye te “menaxhuesve: te Butrinit, Rama i ka hapur udhe dhenies te celsave te Butrintit nje “shkencetari” grek. i cili, si grek qe eshte, ka deklaruar boterisht dhe publikisht se Butrinti ka qene dhe eshte grek.
Mora pjese ne kete tavoline sepse tek trajtimi qe Rama i ka bere Butrinit, shoh te njejten mendesi me te cilen Rama ka trajtuar edhe Kombinatin. I cili, ndonese nuk ka ate rendesi qe ka Butrinti per Shqiperine nga pikepamja e trashegimise kulturore-historike, ka te perbashket me Butrintin vuajtjen mbi kurriz te stilit personalo-cifligar te Edi Rames.
Pra, kane te perbashket dhe reflektojne ate model qeverisje dhe menaxhimi te pasurive tona – stilin prej cifligari qe Edi Rama ka praktikuar gjate gjithe koheve qe ai ka qene pushtetar. Dhe qe nuk ka munguar as edhe nje dite te na e provoje.
Rama sot perben nje rrezik kombetar pikerisht sepse ai e sheh Shqiperine si ciflikun e vet ndersa shqiptaret si meditesit dhe dhulet nen hyqmin e tij!!!
Tryesa ishte interesante sepse nuk kishte ngjyrim apo perkatesi politike. Kishte vetem shqetesim atdhetar per fatin e Parkut te Butrinit.
Mund te them se isha i nderuar qe u ftova te marr pjese ne ate tryeze. Dhe po ashtu, isha i nderuar qe mu dha mundesia te shpreh dy-tre mendime te mia se si mund te perballet dhe cila do te ishte zgjidhja me e mire per Parkun e Butrintit.
Sot ceshtja e dhenies me koncesion dhe administrim e Parkut te Butrinit nje Fondacioni qe vetem lidhje me trashegimine kulturore nuk ka, eshte ne Gjykaten Kushtetuese. Uroj qe Gjykata Kushtetuese te jape nje vendim ne favor te shqiptareve dhe kunder lunatikut Rama. Por ne mendimin tim, nje fitore ne Gjykaten Kushtetuese eshte vetem njeri hap, prej disave qe duhet te ndermerren, qe ceshtja e Butrinit te zgjidhet ne drejtimin e duhur.
Koha do ta tregoje nese ne kete vend ka mbetur ndopak fije dinjiteti dhe krenarie per aq pasuri kulturore qe kemi. Butrini eshte perla jone dhe nje shqiptar patriot, cdo shqiptar qe desheron ti krenohet botes me dicka,, nuk mund, dhe nuk duhet te lejoje nje lunatik si Rama qe ti vere shkelmin nje pasurie te tille si Butrinti!!!


