Kur hapëm faqen e GMK, 3 muaj më parë, kishim tre qëllime:
- ti kundërviheshim propagandës Rama-Veliaj për rindërtimin,
- të ndihmonim Kombinatasit të kuptonin më mirë çështjet e të drejtave, të pronës, të marrëdhënieve të tyre si individ me pushtetin, dhe
- të ndihmonim kombinatasit të kishin një ide apo kuptim sa më të qartë për gjëndjen dhe politikat e rindërtimit në Kombinat të Rama-Veliaj.
Tre muaj më pas pyesim:
- A ia kemi arritur qëllimit me faqen e GMK?
- Ju që keni hyrë në faqen e GMK, çfarë përgjigje keni?
Se çfarë ndikimi ka arritur të ketë faqja e GMK, sa efektive ka qënë ajo në komunikimin me njerzit, ka një numër mënyrash se si mund të shihet. Të cilat kanë të bëjnë me dy gjëra:
- njerzit frekuentues të faqes së GMK, dhe
- postimet e bëra në faqen e GMK.
1-Faqja e GMK dhe NJERZIT.
Çfarë mendoni ju kombinatas për njerzit që hyjnë në faqen e GMK??
- psh, për njerzit që shprehen në faqen e GMK! – Sot faqja e GMK ka rreth 2350 friends por si mendoni ju? Sa përqind e tyre shprehin interesin e tyre me like, komente, apo share?
- ose, për numrin e njerzve që hyjnë në faqen e GMK! – Si mendoni ju për numrin e vizituesve të faqës së GMK? Ky numer ka mbetur njësoj, është ulur, apo është rritur?
- ose, për interesin e njerzve për postimet që nxjerr GMK! – Si mendoni ju për postimet e lexuara nga njerzit? Sa përqind të postimeve të GMK kanë lexuar njerzit që kanë hyrë në faqen e GMK? Kanë lexuar të gjitha astime? Shumicën e postimeve? Gjysmën e postimeve? Vetëm fare pak prej tyre?
- ose për reagimin e njerzve ndaj postimeve në faqe të GMK! – Si mendoni ju më mënyrën e reagimit të njërzve? Në ç’mënyrë kanë reaguar më shumë njerzit? Me “like”???? (dmth pëlqej) Me komente????? Apo me “share”????? (shperndarje të postimit)
- ose për vetë njerzit që hyjnë në faqen e GMK! – GMK ka folur për Kombinatasit dhe Kombinatin por, çfarë mendoni ju? Cili ka qënë grupi që ka frekuentuar më shumë faqen e GMK? Kombinatasit që jëtojnë në Kombinat? Kombinatasit që jetojnë jashtë Shqipërisë? Apo frekuentuesit e faqes së GMK nuk kanë qënë vetëm nga Kombinati por edhe nga zona të tjera të Tiranës? Njerzit që vizitojnë faqen e GMK janë edhe meshkuj edhe femra, por si mendoni ju, cili grup dominon në frekuentimin e faqes së GMK? Meshkujt apo Femrat?
2-Faqja e GMK dhe POSTIMET.
Çfarë mendoni ju Kombinatas për postimet që nxjerrim ne në faqen e GMK?
- psh, për postimet me interesante, më informuese, më qartësuese për ju! Deri më sot, faqja e GMK ka nxjerrë rreth 12 lloj postimesh, që nga një foto e shkrepur mbi një pallat e deri tek shkrimet për çështje të rindërtimit dhe politikave të Rama-Veliaj për Kombinatin. Por çfarë mendoni ju për postimet? Kanë qënë të gjitha njësoj interesante, informuese, qartësuese? Apo disa postime kanë qënë më shumë, dhe disa postime të tjera kanë qënë më pak interesante, informuese, qartësuese?
- ose për vlerësimin e postimeve! Format më kryesore të shprehjes së reagimit të vizitorëve për postimet janë “memet” (si pëlqej, urrej, më zëmëron, etj), “komentet”, apo “share” (dmth shpërndarja tek të tjerët). Por çfarë mendoni ju për reagimet ndaj postimeve në faqen e GMK? Mendoni se reagimet janë më së shumti me “like”, me komente, apo me “share”?
Përgjigjet për pyetjet më sipër, janë vetëm disa nga mënyrat që na ndihmojmë të shohim nëse faqja e GMK ia ka arritur qëllimit dhe sa ia ka arritur.
Mendimi juaj ka vlerë!!!
Sepse do na ndihmojë për të vendosur çfarë do bëjmë me faqen e GMK – pra nëse faqja e GMK duhet të vazhdojë apo faqja e GMK thjesht duhet mbyllur!!!